Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse çmimet po rëndojnë më shumë te pensionistët, çfarë thonë shifrat e INSTAT
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pse çmimet po rëndojnë më shumë te pensionistët, çfarë thonë shifrat e INSTAT
EkonomiKryesore

Pse çmimet po rëndojnë më shumë te pensionistët, çfarë thonë shifrat e INSTAT

Published: September 27, 2023
Shpërndaje

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë se sa pjesa e tjetër e popullatës, pasi buxheti i tyre mujor është më tepër i përqendruar në blerjen e ushqimeve, që janë shtrenjtuar ndjeshëm, sesa të mallrave dhe shërbimeve të tjera të tilla si arsimi dhe argëtimi etj.

Anketa e buxhetit të familjeve tregon se nga shpenzimet totale mujore 41.3 për qind shkuan për ushqime më 2021, kurse për moshat në pension pesha e ushqimeve është 59 për qind e shpenzimeve mujore.

Sipas matjeve të INSTAT, gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2023 treguesi zyrtar i inflacionit në vendin tonë ishte 6.9 për qind, ndërsa inflacioni i pensionistëve ishte 8.6 për qind, ose 1.7 pikë për qind më i lartë se treguesi mesatar.

- Publicitet -

Në bazë të një vendimi qeverie të vitit 2017 INSTAT mat inflacionin e pensionistëve për 12 gupe kryesore të shpenzimeve mujore, të cilat kanë pesha të ndryshme në raport me inflacionin mesatar që matet në rang vendi. Inflacioni i pensionistëve u sugjerua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, pasi struktura e shpenzimeve të shportës në moshat mbi 65 vjeç është e ndryshme në raport me popullsinë e përgjithshme.

Në shportën e pensionistëve shpenzimet për shërbimet arsimore janë zero, ndërsa për popullatën e përgjithshme janë 3 për qind. Argëtimi dhe kultura zënë 1 për qind të shpenzimeve mujore të pensionistëve, ndërsa të mesataren e popullsisë 2.8 për qind.

INSTAT fillimisht dorëzoi inflacionin e pensionistëve çdo shkurt për vitin paraardhës me qëllim indeksimin e pensioneve, por me ngjarjet e fundit nga kriza e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, INSTAT ka një tregues të përmuajshëm për inflacionin e pensionistëve. Kjo praktikë shërben për të indeksuar pensionet më shumë se dy herë në vit nëse ndodhin rritje të mëdha çmimesh.

Të ardhurat nga pensioni për moshën e tretë janë shumë të ulëta në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga skemat publike të pensioneve tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në Rajon këtë vit.

Sakaq Shqipëria nuk garanton të ardhura minimale për popullsinë. Legjislacioni nuk e specifikon një pikë referimi dhe kjo vështirëson mangësitë në të ardhura në kategori të caktuara ta popullatës. Një studim i vitit 2021 porositur nga Avokati i Popullit rekomandoi që Shqipëria duhet të japë një përkufizim ligjor të standardin minimal të jetesës dhe formësimin social.

Avokati i Popullit e përllogariti minimumin jetik 18,500 lekë në muaj për 2022. Të gjitha pagesat nën këtë nivel duke përfshitë edhe pensionet duhet të mbulohen nga qeveria nëpërmjet fondit të ndihmës ekonomike.

Duke qenë se një pjesë e madhe e pensionistëve nuk përmbushin kushtet ligjore për pagesa të plota te pensionit pasi shumica kanë punuar në informalitet dhe nuk kanë paguar kontribute, qeveria mund të kompensojë nga skema e ndihmës ekonomike ata që marrin pension poshtë minimumit jetik.

Nga data 1 tetor 2023, pensionet në të gjithë vendin do të rriten me 8.6 për qind bazuar në indeksin e shportës së pensionistëve.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  • Basti i ri i qeverisë me legalizimin e llotove sportive online
  • Sulmi brenda burgut të Fierit, flet Denis Bajri: Ibrahim Lici dha urdhër të më vrisnin

Komentet e Fundit

  1. Km on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  2. Detari on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza
  3. Artan on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?
  4. Detari on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  5. Dashi on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?