Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimi i energjisë nuk ndryshon as në nëntor. Rama: Do të vazhdoni të paguani të njëjtën faturë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çmimi i energjisë nuk ndryshon as në nëntor. Rama: Do të vazhdoni të paguani të njëjtën faturë
EkonomiKryesore

Çmimi i energjisë nuk ndryshon as në nëntor. Rama: Do të vazhdoni të paguani të njëjtën faturë

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Fasha prej 800 kilovat/orësh e energjisë nuk do të aplikohet as këtë muaj, pavarësisht se moti nuk u tregua shumë bujar për të sjellë sa më shumë reshje.

Nga Shijaku ku mori pjesë në shortin për shpërndarjen e shtëpive të reja për familjet e prekura nga tërmeti i Nëntorit të vitit 2019, Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë njësoj si edhe më parë.

“Për fat të mirë, na e mundëson që t’ju mbrojmë juve, pra që ju të vazhdoni të paguani të njëjtin çmim energjie që paguanit që përpara se të fillonte kriza dhe përpara se të fillonte lufta dhe të mos ta ndjeni fare që çmimi është shumëfishuar”.

- Publicitet -

Të njëjtën gjë Rama garantoi edhe për biznesin e vogël.

“Edhe për bizneset e vogla do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë sepse nëse ne jua rrisim energjinë bizneseve të vogla, të gjithë atyre dyqaneve ku ju shkoni për të bërë pazarin, ata vetvetiu do jua ngarkojnë juve në ato që blini”.

Sipas tij kjo është edhe arsyeja pse Shqipëria sot përballet me inflacionin më të ulët në rajon.

“Arsyeja pse inflacioni i luftës tek ne është nën 10% ndërkohë që në vende të tjera të rajonit po i afrohet 20% është pikërisht sepse ne po mbrojmë çmimin e familjarëve dhe biznesit të vogël dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë”.

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e opozitës dhe të një pjese të medieve për rritje të gjobave për biznesin.

“Jo më larg se dje apo pardje, kur ishte, “protestë, biznesi i vogël të çohet në protestë se do rriten 10-fish gjobat”. Jo, komplet rrenë! Biznesi i vogël është aleati ynë më i rëndësishëm”.

Duke u ndalur te rindërtimi, Rama tha se Shijaku bëhet bashkia e parë që e finalizon këtë dhe për këtë një meritë të veçantë ia njohur kryetarit të bashkisë të cilin e rikonfirmoi edhe si kandidat për një mandat tjetër.

“Ka qenë një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur dhe për këtë arsye unë sot dua t’ia them kryetarit të bashkisë që ne e duam prapë kryetar bashkie. Ndër gjithë kryetarët e bashkisë të zonës të tërmetit, është më i dalluari për sa afër u ka ndejtur njerëzve

Në Bashkinë e Shijakut kanë përfunduar 31 pallatet e reja, ku do të akomodohen brenda Nëntorit 637 familje, ndërsa më parë janë strehuar në shtëpi të reja 802 familje të tjera.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Gregu djali Kristaqit vellai i Rames. says:
    November 7, 2022 at 4:05 pm

    Hahahaha…..biznesi i vogël është aleati më i rëndësishëm i Ramës!!!

    Reply
  • kol says:
    November 7, 2022 at 4:08 pm

    Faleminderit, por doja te theksoja se NE E PAGUAJME GJITHNJE ME CMIMIN E TREGUT + VJEDHJET E JUAJA.
    Per sa kohe energjia paguhet me parate e buxhetit jane parate tona, avaresisht se ty te duket sikur jane te tuat.
    Je i semure!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 7, 2022 at 5:22 pm

    Cfare kafshe eshte kjo njesi energjie?

    “… Fasha prej 800 kilovat/orësh e energjisë…”

    Propaganda enveriste e Edvinit nuk mund te mbuloje injorancen e tij ne fushen e energjetikes si mund te flasesh per fasha energjie kur Kryeministri nuk njeh njesite matese te energjise?

    Nga ana tjeter rritja e cmimit te energjise ne tregun nderkombetar vetem mbush arken e Rilindjes nga shitja e energjise si frengu pulen mjafton te hedhesh syte te INSTAT qe te bindesh qe Edi Rama duhet t’i pergjigjet pyetjes:

    CFARE BEN AI ME FITIMIN E PAPARE NGA SHITJA E ENERGJISE ELEKTRIKE NE TREGUN NDERKOMBETAR?

    dhe:

    Cfare do te beje me rrangallat qe solli ne Vlore nga Bangladeshi qe i reklamoi si TEC lundruese kur TEC i vertete i Vlores ri si permendore e injorances ne drejtimin e shtetit?

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    November 7, 2022 at 9:40 pm

    A mos eshte ai TECI qe e solli Beshisha kur ishte ne pushtet. Ne se eshte ai Berisha e ka bler per muze dhe jo per pun. Eshte po Berisha qe lidhi kontrat per Gazsjellesin dhe nuk ka perfituar asgj Shqiperia ase Gaza dhe ase taks nuk paguan askush.Gazsjellsi kalon neper Shqiperi sikur ky vende te jete i Shkret.!

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 1:48 am

    Rrofsh sa malet o kryeministri me i mire i Ballkanit.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 8, 2022 at 8:03 am

    Liu Firifiu:

    TEC i Vlores eshte i shqyptareve dhe jo prone e Berishes, cfare ka bere Edi Rama ne tre mandate pushteti? Per te ndertuar nje TEC nga fillimi deri ne fund duhen afro 6 muaj dhe shpenzimet jane me pak se nje kulle betoni qe Edi Rama po i ngre ne kerrthize te Tiranes si permendore te korrupsionit te tij makaber diktatorial pa pyetur asnje institucion. TEC i Vlores eshte taze, mire a keq eshte ndertuar, Edi Rama dhe ministresha Balluku ngrene problemin se eshte projektuar gabim sistemi i ftohjes te avullit qe del nga turbina me uje deti, por ky eshte nje problem palo gje per nje specialist te fushes sepse sistemi i ftohjes se avullit te turbines ne kondesator mund te zevendesohet me nje kulle ftohje klasike qe do t’i kushtonte Edi Rames dhe Ballukut jo me shume se nje km rruge alla Bashkim Ulaj&Lukuni, por kete nuk mund ta bejne pushtetare injorante qe nuk njohin njesite matese te energjise (shiko qyfyret qe shkruajne ketu me siper kilovat/ore) ose pushtetare qe nuk dine te mbrojne te dhenat ne SHIK nga hakerat inteligjente dhe fajesojne Iranin si Armiku i Jashtem per te justifikuar injorancen e tyre ne menaxhimin e Shtetit si me TEC e Vlores dhe me gazin e TAP qe eshte taposur per shqyptaret nga korrupsioni qeveritar i Saliut me Liken, por prape hapet pyetja: Cfare po ben Edi Rama per te hapur saracinesken e gazit te Azerbaxhanit ne tre mandate pushteti dhe pse nuk padit Saliun dhe Liken ne SPAK si nje kryeminister me moral qytetar per zullumet e Saliut me Liken lidhur me aferen TAP? Bashkim Baholli me Naske Afezollin folen dhe e denoncuan ne media fare qarte per aferen korruptive TAP pse Edi Rama e mbylli kete denoncim qe tregon se pushteti i ka lene shqyptaret pa gaz ne nje kohe kur Bullgaria dhe Serbia po terrheqin gazin e TAP me tubacionet qe i ndertuan kete vjeshte nga Komotini i Greqise? He mo Liu Firifiu ke ndonje pergjigje ti

    PSE BULLGARIA DHE SERBIA PO PERDORIN GAZIN E TAP – IT KUR SHQYPNIA RI E PRET ME SYTE NGA QIELLI?

    Nga ana tjeter TEC i Vlores por cdo TEC klasik me djeges konvencionale mund te perdore pa asnje problem karburante si mazut, solar etj. lende djegese me te cilat Shqypnia eshte darovitur nga Zoti me shume bujari, por Edi Rama ja ka falur mafies Bankers Petroleum me sekser ambasadorin e panerum Lu per konsolidimin e pushtetit te tij pa menduar fare se ky mazut i Zotit do te zgjidhte perfundimisht problemet e thatesires se zgjetur ne vendin tone edhe sikur BE te mos e hapte TAP per Shqypnine sic e hapi zonja Ursula fon der Leyen per Bullgarine dhe Serbine pa patur keto shtete asnje kontribut per tubacionin shpetimtar TAP,

    por:

    Ta marim mengadale dhe ta gjykojme me llogjike: Shqypnia eshte e pasur me qymyre cilesore si Kosova, Valias, Krraba, Memaliaj, Alarupi mund te furnizijne shume TEC ne vendin tone, menjehere do te kercejne nga brimat e miut ekologet me argumentat per kufizimin e gazeve ne atmosfere, por kjo eshte mjaft qesharake po pse Shqypnia e vogel sa nje gogel do te shpetoje atmosferen e Botes, kur Gjermania po rikthen centralet atomike dhe me qymyr dhe kur Kina e prodhon energjine kryesisht me TEC me qymyr pa asnje kufizim kohor? Zonja Balluku mburret dhe levdohet me teravatet e parqeve eolike dhe fotovoltaike kineze qe do montoje ne vendin tone, por nuk e di se edhe sikur ta mbuloje Shqypnine me keto lodra donkishoteske nuk do te mund te zgjidhe deficitin e energjise qe ka mbetur i pazgjidhur 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit:

    NGA INJORANCA E QEVERIVE NE MENAXHIMIN E SHTETIT

    Reply
  • Arben says:
    November 8, 2022 at 8:40 am

    A e shikoni se sa i poshter eshte duke dale per cdo dite duke ju then qytetarve se cmimi i energjis nuk ndryshon gjasme se po ju ben favor qytetarve e ben kete sepse jua kujton shikoni energjin nuk poua rris por kini kujdes ne zgjedhjet lokal pra ky gelbaz jo vetem qe jua ka rritur cmimi por don dhe tjua kujtoj kete per dite dhe sapo te mbarojn zgjedhjet ky ka per tua rritur pa as dhe nje pendes ky qe kemi sot eshte llurat nga sali qeni me kodin zgjedhor te 2008 .

    Reply
  • spata says:
    November 8, 2022 at 10:35 am

    More zemer nga ai pak shi qe ra .Ndryshe do ja kepusje qafen popoullit me faturat e energjise . Ke dhe nje shanc te dyte nga datat 12 -15 te bjere shi. Do ti mbushi apo jo kaskadat kjo do varet nga zonat qe do te bjeri .Shtyje si ta shtysh deri ne Shkurt . Ne Shkur deri ne Maje do te jesh i fituar .Nuk do dish ku ta kalosh sasine e rrjesheve .Lutju zotit te na permjer se ndryshe do katandisemi te hame bare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. nastradini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Emigrant 97 on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?