Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimi i lartë i naftës, Ibrahimaj: Do vijojmë të mbajmë bordet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmimi i lartë i naftës, Ibrahimaj: Do vijojmë të mbajmë bordet
AktualitetPolitike

Çmimi i lartë i naftës, Ibrahimaj: Do vijojmë të mbajmë bordet

Published: August 19, 2022
Shpërndaje

Pavarësisht akuzave të opozitës në adresë të Bordit të Transparencës se nuk po mbron interesin qytetar, por edhe kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për shkrirjen e kësaj strukture, qeveria duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha dje se Bordi për monitorimin e çmimit të karburanteve do të vazhdojë të funksionojë.

Në një intervistë për “Tv Klan”, ministrja pohoi se nuk do të merret një vendim për shkrirjen e tyre për shkak, sipas saj, të paqëndrueshmërisë së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

- Publicitet -

“Për sa kohë që jemi në kushte të një pasigurie për ecurinë e çmimeve, të energjisë në përgjithësi dhe të karburanteve në veçanti, ne do të vijojmë të mbajmë bordet”, tha ministrja.

Ibrahimaj siguron se marzhi i fitimit si për tregtimin me shumicë, ashtu dhe atë me pakicë, është i kontrolluar, ndërsa nëse bordi do të shkrihej abuzimet do të ishin të mëdha.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për marzhet e fitimit në situata normale. Por, në situata spekulimi, në situata ku pritshmëritë dhe pasiguritë janë të larta, këto marzhe mund të rriten akoma më shumë”.

E pyetur përse nuk ka një reflektim të menjëhershëm të uljes së çmimit në pikat e tregtimit me pakicë në vend kur kjo ndodh në bursat ndërkombëtare ndërsa krejt e kundërta ndodh kur ka rritje të çmimit në këto bursa, Ibrahimaj shpjegon se bordi ka si pikë reference çmimet e naftës së përpunuar dhe jo çmim të naftës bruto në bursë.

“Mundohemi që sa herë që çmimi i bursës të ulet, të mblidhemi në mënyrë të menjëhershme, ndërkohë që e shtyjmë mbledhjen kur çmimet rriten me qëllim që çmimet në treg të jenë sa më të ulëta”.

E pikërisht me këtë fakt, sipas ministres së Financave, abuzon qëllimisht opozita e cila këmbëngul për shkrirjen e bordeve.

“Opozita në periudha krize kërkon të destabilizojë akoma më shumë. Në mënyrë të vazhdueshme i referohet çmimeve të naftës bruto, ndërkohë që luhatja e bursës së standardit që ne tregtojmë, nuk është e njëjtë me luhatjen e bursës së çmimeve të naftës bruto”.

Bordi i Transparencës, si për karburantet, ashtu dhe ushqimet, u ngritën në mesin e marsit me akt normativ për të kontrolluar tregjet në mesin e një krize ndërkombëtare të diktuar nga ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?