Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çollaku: Prapa sulmeve ndaj Veliajt është Ahmetaj, demokratët po përdoren me protestën te Bashkia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çollaku: Prapa sulmeve ndaj Veliajt është Ahmetaj, demokratët po përdoren me protestën te Bashkia
AktualitetPolitike

Çollaku: Prapa sulmeve ndaj Veliajt është Ahmetaj, demokratët po përdoren me protestën te Bashkia

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Report Tv ka komentuar protestat para Bashkisë së Tiranës, duke u bërë thirrje demokratëve që të mos përdoren si ‘mish për top’ në këtë histori.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku thotë se protesta po përdoret nga Arben Ahmetaj dhe njerëz të tjerë në Partinë Socialiste kundër Erion Veliajt.

Nënkryetari i PD u bën thirrje demokratëve që të qëndrojnë larg këtyre skenave, që sipas tij është qartë një luftë civile mes socialistëve për pushtet.

- Publicitet -

“Është një protestë me një përmbajtje dhe përbërje jo të qartë. Nuk mund ta mohojmë se ka nisur një luftë civile brenda PS. Nuk do doja që opozita të përdoret si mish për top, ata demokratë e besojnë kauzën, por s’do doja të përdoreshin nga skemat e Ahmetajt për të sulmuar Erion Veliajn, as nga lidershipi i Metës që mesa duket është vetë objekti i SPAK.

Demokratët duhet ti qëndrojnë larg këtyre skenave, lojrave për pushtet mes grupeve të majta, luftës civile brenda së majtës”, u shpreh Çollaku.

Çollaku thotë se e vetmja gjë që duhet të bëjnë demokratët është që të mbështesin SPAK.

“Në protestën para bashkisë ka mbështetje edhe brenda segmenteve të mazhorancës që ndjenë rivalitet me Erion Veliajn. Është luftë civile brenda PS, lëreni të hanë kokat e tyre. Demokratët janë të keqpërdorur në këtë histori.

Jam shumë hezitues për të lexuar një protestë e cila drejtohet nga LSI, përfshin disa deputetë demokratë, përdor disa demokratë që kapen me policë dhe furnizohet me informacione që sjell Ahmetaj nga emigracioni apo grupe të tjera që kanë rivalitet brenda PS. SPAK duhet t’i shkojë deri ë fund kësaj historie”, tha Çollaku për Report Tv.

Sa i takon listës së deputetëve për zgjedhjet e 2025, Çollaku tha se shumë shpejt do të jetë gati.

“Ka një vonesë disa javore nga për shkak të disa vonesave në formatin e organizimit të partisë, pak degë kanë mbetur mbrapa në këtë aktivitet. Do jemi gatshëm pa nisur vera që të kemi programin elektoral dhe listat e deputetëve. Çështje javësh, para se të nisë vera”, theksoi Çollaku.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj
  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?