Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: COVID-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > COVID-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë
Lajmi i funditShendetesi

COVID-19, tani viroza kryesore, shton urgjencat në pavijonet e pediatrisë

Published: August 9, 2024
Shpërndaje
27527365 - boy and vaccine syringe

Covid-19 tashmë është shndërruar në virozën kryesore të verës, duke prekur të gjithë grupmoshat, por te fëmijët po shfaqet me simptoma më të rënda.

Burimet nga pavijoni i pediatrisë në QSUT pohojnë se këto ditë janë rritur urgjencat dhe shtrimet në spital. Nga tamponi rezulton se shumica e urgjencave në pediatri janë për komplikacionet që ka krijuar Covid-19.

Mjekët në Klinikën e Specializuar të Mushkërive në Tiranë thonë se tani viroza kryesore e stinës është Covid-19. Shenjat e përgjithshme shfaqen me dhimbje të muskujve, fytit, lodhje ose kollë, por zakonisht nuk ka prekje të mushkërive që të kenë nevojë për trajtim me antibiotik.

- Publicitet -

Të rriturit kanë fituar imunitet nga virusi, pasi shumica janë vaksinuar ose kanë fituar imunitet natyral,  por në moshat pediatrike simptomat janë më të rënda.

Foshnjat disamuajshe nuk kanë imunitet dhe duke u përballur për herë të parë me Covid-19, ato po përballen me pasoja pak më të rënda. Virusi ka përhapje të gjerë, por tamponimi është shumë i ulët për shkak të simptomave të lehta.

Pothuajse shumica e urgjencave në pediatri këto ditë të nxehta verë janë krijuar nga Covid-19. Pasi të jenë bërë ekzaminimet dhe tamponimi del se foshnjat ose janë me virus ose post-Covid, pohojnë burimet në QSUT.

Koronavirusi ka krijuar komplikacione te foshnjat, ku disa prej janë shtruar në repartet e reanimacionit. Por për mjekët kjo situatë nuk është shqetësuese, pasi edhe Covid-19 tashmë është shndërruar në një virozë të thjeshtë dhe kështu do të trajtohet në protokollet mjekësore.

Të gjitha virozat në përgjithësi krijojnë simptoma deri në humbje të jetës në grupet vulnerabël të popullsisë. Sidomos gjatë dimrit, të gjitha virozat janë shkaktari kryesor i humbjes së jetës në personat që kanë sëmundje kronike.

Katër vite pasi u shfaq Covid-19, bota po përballet me një barrë më të lartë të sëmundjeve për shkak të dëmeve që krijoi pandemia. Numri i të sëmurëve kronikë shënuan rritje për shkak të Covid-19.

Një pjesë e madhe e personave të prekur nga Covid-19 mbeten të sëmurë kronikë. Pacientët që kanë kaluar rëndë Covid-19 nuk ndihen si më parë, gati edhe një vit pasi kanë kaluar infeksionin.

Tek shumë persona, organet jetësore janë dëmtuar rëndë duke shtruar nevojën për trajtim gjithë jetën. Te një pjesë mushkëria ka pësuar dëmtim të përhershëm, ndërsa tek disa të tjerë është dëmtuar sistemi kardiovaskular, veshkat, kockat dhe sistemi nervor.

Fibrozat në mushkëri Post-Covid, përveçse janë një ngarkesë e re për sistemin, ulin në mënyrë të ndjeshme produktivitetin e jetës te personat e prekur.

Përgjithësisht këta persona nuk përballojnë punë të rënda fizike dhe kanë nevojë për mjekime që zgjasin gjithë jetën, duke u shndërruar në barrë për shoqërinë dhe sistemin shëndetësor në afat të gjatë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Rroft Luli says:
    August 9, 2024 at 7:42 am

    BOLL MË!BOLL MË!BOLL MË!BOLL MËËËË!!!!!!
    COVID KA IKUR!NUK EKZISTON MË!
    MOS E ZINI MË ME GOJË ATË KALBËSIRË!

    Reply
  • Phoenix says:
    August 9, 2024 at 9:42 am

    Numri i te semureve kronike eshte nga Gjilpera, e jo nga Covid-19 se ai ishte nje mashtrim total per tu pjerdhur trute e frikesuar njerezit qe te pranonin kufizimet, e me pas te benin dhe gjilperen. E ri paketuan ftohmen dhe gripin normal, dhe vdekjet e moshave, ne nje pakete te re me emrin Covid, duke perdorur ndikimin propagandandistik te mediave, ” elsperteve ” , doktoreve te shitur e studimeve “shkencore” ne ankand. Dhe vazhdojne ende. Perse mos te vazhdojne? Ju funksionoi njehere me budallepsjen totale publike, perse mos ta provojne dhe njehere tjeter, sidomos tani kur harresa eshte dhe nje faktor i rendesishem?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?