Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: COVID-19/ “Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve të Omicron në vend!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > COVID-19/ “Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve të Omicron në vend!
AktualitetShendetesi

COVID-19/ “Vaksinimi i fëmijëve mbi 5 vjeç? Manastirliu: Kemi dyshime për mbërritjen e nënvarianteve të Omicron në vend!

Published: July 16, 2022
Shpërndaje

Prej disa javësh tashmë, në vendin tonë është regjistruar një rritje e infektimeve me koronavirus, bazuar në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministrja Ogerta Manastirliu deklaron se në vendin tonë dyshohet të ketë prezencë të nënvarianteve të koronavirusit, por ende nuk ka një konfirmim laboratorik.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neë24, Manastirliu u shpreh se janë shtuar edhe rastet në shërbimin pediatrik.

- Publicitet -

Manastirliu: Ka një rritje të incidencës , rritje së rasteve pozitive, po ashtu kemi edhe rritje të rasteve të fataliteteve dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vaksinuar. Sikurse alerti është vendosur nga OBSH edhe në Shqipëri i gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri për të bërë të mundur ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Pyetje: A ka prezencë të varianteve të reja?

Manastirliu: Kanë dyshime të arsyeshme që edhe në Shqipëri kanë mbërritur nën variante të OMICRON, ende nuk kemi një konfirmim nga laboratorë të referencës, por fakti që kemi një transmetueshmëri të lartë i dedikohet nën varianteve si BA4, Ba5.

Pyetje: Sa kohë merr konfirmimi?

Manastirliu: Kryhet sekuencimi genomik dhe në laboratorë të referencës ka shumë vende që çojnë kampionë të tyre dhe kjo merr kohën e vet, një javë apo më shumë. Por edhe vetë marrja e kampionëve bëhet sipas një metodologjie të përcaktuar. Ne kemi edhe një alert të ngritur nga shërbimi pediatrik në spitalin nënë Tereza, pasi gjatë këtyre javëve janë paraqitur me simptoma të COVID, apo Omicron.  Ka raste kur nuk janë bërë dozat përforcuese…

Ministrja është pyetur nëse do të ketë një shtim të masave me rritjen e infektimeve. Manastirliu tha se situata po monitorohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të cilët do të bëjnë vlerësimet e duhura për të shtuar ose jo masat parandaluese.

Sipas saj, OBSH ka rekomanduar përdorimin e maskave dhe distancimin social, aty ku ka grumbullime.

Pyetje: Në rast të konfirmimit të nënvarianteve të reja të Omicron do të ketë shtim masash?

Manastirliu: Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim.

Pyetje: Vaksina e shumëkërkuar në fillimin e pandemisë për një kohë të gjatë u përball me një refuzim. Përse ndodhi kjo?

Manastirliu: Në momentin e parë kishte një uri për vaksinën, edhe qytetarët ishin të ndërgjegjësuar, ndërgjegjësimi nuk humbi por ka shumë arsye për hezitimin dhe sjelljen jo të njejtë me momentin e parë, që nga variantet e reja jo shumë agresive deri tek fakti që pjesa e parë e popullatës u vaksinua dhe ngatë rinjtë neglizhuan. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria nuk është në një hap me rajonin. Kishim një ecuri shumë të mirë të vaksinimit, ndërkohë që vaksinimi kryhej çdo ditë. Për popullatën targët është kryer vaksinimi në 60 përqind me një dozë.

Ditët e fundit, ndoshta edhe për shkak të rritjes së rasteve aktive, shohim që ka një rritje rreth 30 përqind të vaksinimeve ditore. Sjellja njerëzore dhe në nivele komunitare ndikohet edhe nga frika që vjen edhe nga ajo çfarë komunikohet. Ne si MSH gjatë viteve kemi qenë konsistent në dhënien e informacionit ditor që qytetarët të kuptojnë se kur nuk duhet të neglizhoijë dhe ky është momenti.

Kemi në dispozicion vaksina Pfizer, në total deri sot kanë mbërritur 3.400.000 vaksina, 2.800.000 vaksina janë kryer. Kemi vënë në dispozicion 7 njësi lëvizëse që vaksinimi të kryhet derë më derë dhe në javët e ardhshme do të ketë i mundur edhe vaksinimi në qendrat shëndetësore verore.

Pyetje: Po në lidhje me vaksinimin për fëmijët mbi 5 vjeç. Si do të veprohet?

Manastiliu: Komunikimi i riskut është një komponent i strategjisë. Po rishohim të gjithë strategjinë.
Parashohim fushata komunikimi të targetuar që do të çojë informacionin shkencor tek prindërit, sidomos nga mjeku i familjes dhe ai pediatër. Fokusi kryesor janë fëmijët me probleme shëndetësore.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ANKETA: Besimi te protesta? Prishtina dhe Tirana, kryesojnë rajonin, por rinia në Shqipëri “shfryn” fort edhe me ikje
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • BBC: Pse 0.1% e britanikëve mund të vendosin fatin e kryeministrit Starmer
  • Ligji për financimin e partive politike, Komisioni i Venecias jep opinionin për Shqipërinë
  • Argjentina e nis si kampione, natë historike për Lionel Messin

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. Deni on DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  3. Peço on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Korçari on Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  5. LOJA juaj mbaroi 🤮🤮Hamza🤮🤮Rama🤮🤮 on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?