Grupimi i opozitës – “Rithemelimi” i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mazhoranca e kryeministrit Edi Rama duket se janë në prag të një marrëveshje për ndërprerjen e protestës në Kuvend, pas një raundi bisedimesh të përfaqësuesve të tyre gjatë javës së kaluar.
Protagonistë nga të dyja palët i thanë BIRN se kishin zhvilluar bisedime mes tyre rreth tre çështjeve kyçe;
– ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare
– reformën zgjedhore
– ndryshime ligjore për reformën në drejtësi.
Negociatat mes palëve synojnë të rikthejnë në Kuvend deputetët e opozitës, pas katër muajsh të tensionuar të aksionit opozitar për bllokimin e punimeve parlamentare.
Në anën tjetër, ideja për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë rikthehet disa muaj pasi një grup pune i përbashkët u tërhoq nga propozimet fillestare, pas kundërshtimit të ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Socialistët duken të vendosur për ta rihapur çështjen e reformës në drejtësi, siç sugjeroi Kuvendi përmes një njoftimi të hënën pas takimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranës, David Wisner.
“Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike,” thuhet në njoftim.
I pyetur nëse ka kompromis për rikthimin e Kuvendit në normalitet, shefi i kabinetit të Nikollës, Kosta Bajraba i tha BIRN se “do të kemi”.
Kuvendi njoftoi gjithashtu se të martën do të mbante mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me rend dite “disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024”.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i tha BIRN se “ishte në bisedime me PS-në për të tre çështjet”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Socialistët, të betuar më parë se nuk do të negocionin me “non gratat”, po kujdesen që t’i paraqesin bisedimet si institucionale dhe jo politike.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këmbënguli se nuk ka negociata të fshehta, por “takime formale brenda institucioneve të Kuvendit”.
“Aty, në Konferencën e Kryetarëve e kudo tjetër, përfaqësuesit e opozitës janë jo vetëm të mirëpritur të paraqesin kërkesat e tyre, por edhe të detyruar të paraqiten nga misioni i tyre kushtetues,” tha Spiropali përmes një mesazhi telefonik.
E pyetur nëse pjesë e bisedimeve ishin edhe ligjet e Drejtësisë së re, Spiropali nuk mohoi por tha se “çdo propozim që do të vijë nga institucionet e Kuvendit do të bëhet publik”.
Paketa ligjore e reformës në drejtësi u miratua 8 vjet më parë me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, duke sjellë si rezultat kryesor krijimin e Prokurorisë së Posaçme që po heton aktualisht politikanë të nivelit të lartë nga të dyja kahet e politikës.
Lënia hapur e derës për ndryshime të mundshme ligjore shkakton shqetësime për fatin e mëtejshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.
PD & PS, degët e “pemës” së përbashkët
të krimit e të korrupsionit politik !
Cfare turpi per Ramen dhe atë që pretendon se përfaqëson!
Nisur nga përvoja politike e këtyre dekadave, berishizmi është një miksturë katundarie, vulgu, bajraktarizmi, banditizmi, prirjeje antishtet dhe gatishmërie për dhunë, në kontesktin e supozuar të një mjedisi të qytetëruar që kontraston këtë kapilar anakronizmi dhe prapakthimi.
Fundi i tij do na ndihmojë të shohim qartë edhe sa hajdute dhe e paaftë është qeverisja e sotme.
E majta e vërtetë duhet të rigjejë forcat dhe të ringrihet për të marrë në duar fatet e vendit.
Do bashkojne votat Rama dhe Berisha per te votuar amnisti per zyrtaret e denuar nga SPAK.
Ne nuk shohim që këta që bëjnë sot si qeveritarë të Shqipërisë së çliruar nga vulgu, të kenë dallim nga Sali Berisha. Janë përherë miq të pushtetit, edhe të Sali Berishës me të cilin bashkëjetuan duke e përçmuar, ndërkohë që ky merrte kënaqësinë e poshtërimit herë pas here.
Ne sot jetojmë të gjithë në Republikën e Hajdutëve, ku Berisha është vetëm një prej tyre. Në të vërtetë Saliu i ka mbajtur gjallë këto kallëpe të një demokracie të rreme, ndërkohë që në bahçen e tyre janë më nopranë se Xheladin Beu.
Derisa magjja ka këtë miell, dihet se çfarë buke do të dalë.
Historia shfaqet dy herë: Një herë si tragjedi dhe një herë si komedi.
Të gjithë ne shqiptarët, kush me hir e kush pa hir, kush nga halli e kush nga malli, mësuam nga një gjë nga jeta, nga ligji, nga morali. Vetëm Sali Berisha s’e bëri këtë. Natyrisht që shumica qytetare e këtij vendi ka pritur që ai të nxërë nga gabimet e tij, të tjerë kanë shpresuar se do të mësojë nga ndërkombëtarët, por ja ku e kemi ende të panxënë.
Arsyeja e vetme që ai nuk pranon të nxërë, sipas meje, është fakti se ka dosje shantazhi per Ramen
Po cfare komisionesh parlamentare do krijoni ju me Saliun moj Spiropali
Po si nuk ju vjen turp, o ju hengert mortja juve dhe neve qe besojme tek ju.
a doni me ngrit nje komision parlamentar ju more plehra qe s keni asnje moral??
Ngreni një Komision hetimor të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me akuzat e rënda kundër ish-Kryeministrit të Shqipërisë.
Nuk bëhet fjalë për ngjarje e masakra të para 65 vjetëve si ajo e Tivarit as të kohës së Baba Qemos, nga të cilat nuk u vjen asnjë rrezik e asnjë pasojë shqiptarëve dhe Shqipërisë sot. Bëhet fjalë për çështje jetike të qeverisjes dhe politikëbërjes në Shqipëri, në një kohë që Haga po gjykon krimet në rajon.
PO U LA POLITIKA NE DUAR TE KETYRE TE DYVE, KJO HISTORI DO VAZHDOJE EDHE 40 VJET TE TJERA
DUHET BASHKIM KUNDER KTYNE
Kjo situate politike po i ndan shqiptarët në shqiptarë të Salës dhe në shqiptarë të njerkës, në shqiptarë blu e në shqiptarë të kuq, në “shiftarë të mirë” (siç thonë serbët) e në shqiptarë të këqij. Berisha ka mbetur, e si duket do të vdesë, si kryetar i PD-së, (më saktë vetëm i asaj PD-je mediokre që ka ngelur). Për fat të keq, për asnjë ditë e për asnjë çast, ai nuk u ngrit dot në nivelin e liderit të të gjithë shqiptarëve, as kur qe President apo Kryeministër, e aq më pak sot. Shqipërisë nuk i duhen liderë partish, sepse të tillë i ka me tepricë. Shqipërisë i duhen liderë të të gjithë shqiptarëve. Shqipërisë i duhen më shumë se kurrë burra shteti, që nuk i gjeti tash 554 vjet! “Thuprat” në duart e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut para se të vdiste në Lezhën e Kuvendit të burrave janë harruar…
Emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen në botë e ndjekin me kuriozitet e shqetësim situatën politike në Shqipëri, me dëshirën e zjarrtë që gjërat më në fund të shkojnë në shtratin e normalitetit dhe ata të kenë një atdhe që i pret, që i don dhe iu krijon mundësi për punë e properitet ekonomik. Por lajmet nuk janë shumë premtuese. Destabiliteti politik vazhdon duke bërë që populli të kujtojë me nostalgji kohën kur “gjërat ecnin sahat” dhe kishte “paqe sociale e stabilitet”, etj. Berisha nuk lë rast dhe ligjëron me orë të tëra, bën thirrje që njerëzit, gjithë populli të ngrihen në protesta masive, në revolta popullore, ndërkohë që vetë i shtypi këto soj revoltash me dorë të fortë e të përgjakur, duke lënë katër protestues të vrarë në sheshin e revoltës, para Kryeministrisë. Kur dëgjon “doktorin” e gjithë panorama e Shqipërisë së gjorë bëhet më e trishtë, më e frikshme, më kërcënuese. E kur ky u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për të risjellë në pushtet atë vetë, dhunuesin historik të votës së lirë, të fjalës së lirë dhe të çdo lirie që nuk kalon nën kangjellat e oborrit të tij, emigrantët, që duan të kthehen, për të ndërtuar një jetë të re në vendin e tyre, pyesin: A ka fuqi shoqëria shqiptare, qeveria dhe ekipi administrativ i Ramës që duket ekip hajdutësh, ta ndalojë këtë vektor kriminal? A do të marrë fund mender-politika berishiste, a do të ndëshkohen ndonjëherë porositësit e destabilitetit dhe gjithë prapavija e anarshisë, si “devizë” politike?
“trazicioni” demokratik i Shqipërisë pas ‘90, përbën një rekord jo vetëm në rajon por edhe më gjerë për kohëzgjatjen e tij pa mbarim. Personalisht kreu i sotëm i qeverisë, ka gjithashtu rekorde të bujshme, por kur keto ia permend nje tjeter kryehajdut si Berisha, te vjen te ulerish me te madhe. I di Berisha rekordet e tij? Rekordi 1- Zhdukja e kursimeve të shqiptarëvegjatë periudhës së presidencës së tij në 1992-1996. R2- Dështimi i plotë si kryeshtetar në vitin ‘97. R3- Kontestimi i të gjitha zgjedhjeve ku timonin e shtetit e ka patur ky personazh. R4 – Shkatërrim i pronës shtetërore me teorira si çeku i bardhë, Shqipëria 1 euro etj R5- Hipotekimi i varrezave të ushtarëvë grekë ne jug të Shqipëris, duke ringjallur synimet e pjesës shoviniste të fqinjit tonë R6- Gërdeci qeveritar me 26 viktima të pafajshme. R7-Katastrofa e tre përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës. R8 – Raporti i KLSH për mega-vjedhjet në buxhet në rrugën e kombit R9- Kryetar rekord i Partisë Demokratike të Shqipërisë. R10- Izolimin “demokratik” për 20 vite i Shqipërisë dhe shqipëtarëve. R11- Kofflikte, egërsim të shoqërisë dhe krizë permanente politike, institucionale dhe ekonomike, sa herë është në pushtet. R12: Vrasjet e 21 janarit. Shpresoja që lista e këtij “shpëtimtari” të kombit, të mbetet me kaq
Po me sa duket prape do tia japin nje barke shpetimi social ishet
Nuk ka dyshim,PS ka vite te tera qe nuk eshte me PS,trishtuese!!!
Berisha duhet ta kish marre reston me kohe,tradheti e kur,,,,,k me elektoratin qe e mban teashtuquajturen PS ne kembe!!!
Ta gezoni politikeberjen e re!!!
Politikani paralli, i kamur e i kalbur në pasuri është simbioza e të keqes, është ngërçi i shoqërisë dhe armiku i popullit i zgjedhur nga vetë ata. Populli, një krijesë sheshesh po zvarritet në përditshmërinë e padrejtësive politike. Vija kufitare, bregdeti, vendet më të rrahura nga turistët e huaj janë blerë nga parlamentarët, nga kryekomunarët e gjer tek punonjësi më i çiltër i dikastereve ministrore që nëpërmjet kulisave dhe lidhjeve miqësore kërkon dhe ai ndonjë copëz të vogël tortë, një ngastër prej copës së madhe.
Po ç’është bërë me këta që amendojnë ligje të gjata për deklarim pasurish, e me paturpësinë më të madhe i miratojnë pa ua bërë syri tërr nën moralin dhe vetëdijen e supermilionarizmit që u përket. Po! Një deputet biznesmen është garip. Ministri është edhe më garip akoma.
kryetaret e partive?
Mbreter e kaluar mbreterve
As turp as cipe nuk kane sepse nuk na llogarisin fare
Rama po lëpin gëlbazën e radhës !
Rama na ka thënë neve popullit ( neve kopesë ) :
Prisni , prisni , s’kini parë gjë akoma ……
Dhe ne po presim me gojë hapur !
i ka ndonje video rames ky se nuk ka mundesi
Rreth vitit 410, para K., jetoi një ligjvënës me emrin Diokle (Diocle). Për të ulur numrin e vrasjeve, ai bëri një ligj shumë të debatueshëm për kohën: dënonte me vdekje ata që dilnin me shpatë në rrugë e në sheshe publike.
Një dite ra kambana e alarmit dhe ligjvënësi Diocle doli me shpatë në dorë. Një nga qytetarët e pa dhe me qesëndi, i kujtoi ligjin me vdekje, për qytetarët. – “Dhe unë qytetar jam dhe kam gabuar, – ia ktheu Diocle dhe e nguli shpatën në trupin e vet, duke vdekur!
Eshte rast i rralle ne historine e politikes shqiptare qe nje lider politik te beje autokritike.
Nuk me vjen ne mend asnje lider shqiptar që ka moralin dhe burrerine ti drejtohet popullit te vet me zemër në dorë. “Çdo shqiptari, thote filozofi kombetar Sami Frasheri i duket vetja i perkryer. Por mjafton qe te degjoje nga goja e tjeterit vetem 5 per qind te asaj qe ai mendon per vete qe te jete i kenaqur…”.
Edhe me e theksuar eshte kjo dukuri midis politikaneve shqiptarë, të cilër kanë vuajtur e vuajnë nga deliri i madheshtisë.
Berisha është pjesa me konfliktuale e historisë së Shqipërisë. Ka 30 vjet që përtërin e gjeneron kriza e trazime. Kur është fjala për pushtet, ky njeri nuk njeh masë. Kur vendin e tij e zuri Rama pata shumë shpresë. Por shikoni produktin e tij: Tek çdo njeri që shikon në rrugë, fytyra shpreh dhe fsheh stres, mërzi, dhimbje. Bëjnë dallim veç ata pak që janë të lidhur me pushtetin.
Kjo është dramë shoqërore dhe politike. Dhe drama dhëmb. Pushteti vazhdon të ngelet bastion. Sepse zëri i atyre që e kundërshtojnë, konsiderohet pa destinacion. Pushteti reagon absurdin edhe me median afër tij. Kjo media nuk është më media. Vetëm formën ka të tillë. Reagon marrëzisht, pa pikë intelekti. Nuk shikon dot përtej militantit. Minë me orë tradhtie. Realiteti nuk mund të fshihet, ai preket me dorë. Vetëm e folura shqip dhe ndershëm e qetëson situatën. Respekte Dita
Shife tani kur te dalin ne ekrane analistat e te dyja paleve e te na thone sa bukur eshte bashkimi.
Kjo propagandë është orientuar në mënyrë të tillë, sa po nxjerr në panele televizionesh, njerëz te pacipe. Sigurisht ata janë pjella të sistemit të sëmurë dhe mekanizmit të dështuar të karrierës politike. Jo vetëm Berisha por edhe kryeministri i sotëm është “glorifikimi” i këtij mekanizmi të çalë politik, që ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë, duke prodhuar jo vetëm torollakë pa fund, por, kohë pas kohe, edhe kriza të rënda.
Në këtë “kurth” të hidhur e më shumë pasoja për vendin janë edhe sot shqiptarët. Ndaj, ende vendi ynë vazhdon të mbetet nën taksen e hidhur të izolimit, haraç që na e jep me buzëqeshje bota çdo ditë dhe do të vazhdojë të na e japë, nëse ne do vijojmë ta lemë veten nën këtë klasë politike.
duhet te votoje diaspora qe te zhduken keta pardesyt e bardha te bllokut
Ështe e vertete qe ne Shqiperi partite kryesore nuk kane interes qe diaspora te votoje. Por dikush ta coje kete ceshtje ne Gjykate Kushtetuese. Qeveria ka DETYRE qe te siguroje nje proces zgjedhor edhe ne diaspore nepermjet konsullatave dhe ambasadave shqiptare. E vërteta është që nuk ka vullnetin ta plotesoje, dhe ne shqiptaret nuk ndihemi, nuk dime te organizohemi dhe te bejme presion frytdhenes.
Jo se popujt e tjere kane brire apo jane me atdhetare se ne, po ja qe faktore te shumte na kane lene te percare. Në horizont nuk po duket ndonje njeri qe te mendoje per probleme te tilla qe prekin kaq direkt shqiptaret.
Kryeministri me i mire i 2000 viteve te fundite sipase A. Moisiutë dhe R. Qosesë ka qene i detyruarë qe per te mirenë e venditë te bashkepunoje me non gratatë. Kete ne ushtëri ne e kemi quajturë terheqje strategjike. Po ai nuk eshte i kapurë me ze e figure!
Do ta bejne Reformen ne drejtesi,si bene Kushtetuten dhe Reformen Zgjedhore ne 2008.
Sot votohet per lista Kryetaresh,qe asnje votues nuk i di se c`mysybete kane brenda.
Pas marreveshjes,do shkojne ne SPAK me lista ne dore dhe do vendosin denimet; Kete Arben Ahmetaj do ta mbyllim nja tre vjet me kusht,se ka llapur shume,,kete Hamid beqen do ta trembim pak,se ka vjedhur shume,,Berishen do ta zbresim nga maja e oxhakut,se do marre pjese ne assamblene e PS ne Gjirin e Lalezit,.Shkelzenin do ta bejme ortak ne Bysnes,se eshte shkencetari i pare shqiptar qe cpiku bomben Atomike me barut predhash. Do marrim edhe Ate Lajen te na e pagezoje marreveshjen.
Ky shembull le ti sherbeje papes se Romes per te pajtuar Ukrainen me Rusine.
Ja pra, qe teorite Konspirative te teatrit politik, te cilat kane kohe, shume kohe qe thone se ata jane te gjithe nje pas skene, fillojne e dalin ne drite. Ceshtja eshte, se kur do te zgjohet mileti i manipuluar. Ku eshte ai Iluminati Alfred Cako, kur e kerkon?
Bashkepunimi i forcave politike s’ka asgje te keqe, perkundrazi ai duhet bere metodo pune, vecse… nderhyrja ne problemet e drejtesise me duket skandalize e me kosto katastrofike per Shqiperine.
Natyrisht po e lejoi Daj Sami, i cili ka investuar per te
Dhe pak e keni, ramazoni duhet tju ki me forte se vet e kerkoni. Beni gati shuplakat e rradhes.
Kjo eshte akoma me qesharake se sa protesta e ashtequajtures opozite ne Kuvendin e Shqiperise. Duhet te jesh jo vetem qor e shurdh por edhe budalla qe te besosh se ato ishin protesta e aq me shume qe Rama apo qeveria e tij u tremben nga keto protesta e tashme per hir te normalizimit po i shtrojne doren fatkeqesise kombetare Sali ! Nje teatër neveritës ! U duk qe kur filluan te dilnin ne panele TV me vemjet e Saliut , pastaj Rama fton Kryebashkiaket e Saliut ne tavoline ( a thua shteti nuk ka menyra te tjera institucionale komunikimi por i duhet te pajtohet ne tavoline me fatkeqesine kombetare sikur asgje te mos kishte ndodhur ) e tashme do dalin me shtrengim duarsh. Me mire ta nenshkruajne marrëveshjen tek apartamenti i Saliut , per paradoks do te ishte e vetmja gje e ndershme ne kete poshtersi ! Rama po e ben si lopa..e mbushi e mbushi e tani po i fut shkelmin .
Karnevalet e Rilindura te Shkodres.
Pse Beneti cfare ishte qe po habiteni kaq shume me Ramen ju te Dita-s?
Berisha eshte dje do te jete Sekretar i Pare deri diten qe do vdese.
Ky eshte vendi yne i dashur.I pari ne prapesi,;I fundit ne pune te Mbara-Ismail Kadare.
Selanik e tatepjete …. Jo se thoni pastaj qe Dekari nuk ka te drejte.
Sic duket po nuhat dhe ky i paudhi majtas, mos ha ndonje comange. Me duket se eshte trembur, ne qofte se nuk eshte ndonje gje tjeter qe nuk e kuptojme. Po behen bashke ta tredhin fare at pak drejtesi.
Te shikojme kur ti dali tymi.
VO:
-Tashmë gjithkush me nië ajfon në dorë mendon se u bë POLITIKAN,Kur dihet se POLITIKA ËSHTË ART I TË PAMUNDËSHMES.
-Mazhoranca i kërkoi votat PD lehjetime për të VOTUAR LIGJIN E AMNISTISË & nipi ISA TOSKËS-Alibegu kërkoi që të nxirreshin nga burgu militantët TERRORIST që plagosën policët,Dogjën,Kuvënin..Shkatërruan çdo gjë si në L2B.Po kështu,kërkuan me këmbëngulje disa ndryshime të tjera të parealizueshme.Dhe ligji AMNISTISË u bllokua prej LULIT 7×7=42.Athere çfar duhet të bëj maxhoranca për të kthyer normalitetin në kuvënd,kur DIHET SE SALIU KA HALLIN E TIJ DHE JO TË KOMISIONEVE HETIMORE.
-Tashmë Kryesia e Kuvëndit do të provoi kërkesat e GAZIT,në fakt të SALIUT nëse do votoi ligjet me mbi 84 vota..!
-Nëse Gazi do kërkoi kryesimin e komisionit të reformës zgjedhore problemi ha diskutim.Që do të thot:Luli Basha do të jetë në minorancë me Sb ose në vëndin e 4 pas P/LIRISË,nëse nuk i jepet VULA,që po shtyhet nga Gjykara mbi 2 vite jo pa qëllim..!
-Nëse OPOZITAT COPË-COPË nga NON GRATA nuk votojnë ligjet,por përdorin dhunë,si në 33 vite destabilizim prej agjentit të shumfisht, Athere maxhoranca do eci me top përpara për MANDATIN E 4..!
-Krerët e politikës të korruptuar në 33 vite dhe që nuk largohen,duhet ti largoi SPAK+GJKKO..që akoma nuk po e kupton MESAZHIN AMERIKAN TË NON GRATËS TË KORRUPTUAR FAMILJSRISHT & ME HA-LE-ATËT POSHT BALLKONIT TË KATIT 8..!
-FLM DITA.
Ethemi e ha vertet se amnistin e kerkon Enkeked Alibeu.
O Ethem mavria
E luan lojen ai idhulli yt Rama por i nxjer geshtenjat me duart e Alibeut o Ethem
Jane bashke o Etem mavria
Te gjithe e komentojne dhe e denojne marreveshjen Rama-Berisha por ne fund asnje nga komentuesit nuk sulmon Ramen si njeriun qe ka ne dore pushtetet dhe kerkon te beje kete marreveshje me Berishen por sulmojne Berishen (te cilit i intereson kjo marreveshje) qe ska asgje ne dore ! Shpresoj qe qytetare si keta patronazhistet komentues te jene pak sepse perndryshe Ramen e beme mbret.
Me sa kuptoje SH.B.A nuk gjen kriminela, me profesjoniste, se sa Berishen dhe Ramen ,kunder aspiratave te popullit shqiptare .Te parin e quajti “Burr shteti” te dytin “Kryeministrin me te mire qe ka patur Shqiperija”.Pse dal ne kete komkluzjon te dhimshem. SH.B.A e kane kuptuar se me keta te dy realizon shume lehte objektivat e saj .Kjo eshte paresore ne politken amerikane . Jane ne te drejten e tyre te ndertojne mardhenje te tilla kur sovrani terhiqet per hunde nga politkane si Berisha e Rama .Troc muhabetit i do populli.
Shikoni se cfare ben Saliu nga ballkoni e deputetet e tj ne parlament .Cfaqe cirku jo per te qeshur por per te uluritur populli .Nga ana tjeter Rama nuk pyet fare se cfare ndodh ne realitet, ose e ka plan strategjike, me Berishen ta degjeneroje kete popull ,deri sa ai te mos ket fryme e force te kundershtoj.
O popull vul humbur ! Bie ere leke e djegur .Klani Berisha- Rama eshte hartuar qysh kur nxorren Fatos Nanon jashte politke . Deshtimi i Berishes, pas ngjarjeve e skandasleve te 97-2013,u kompesua me ardhjen, ne krye te Ps ,te Rames .Marveshjet e tyre perseriten sa here u kercenohet pushteti nga forca te reja politke .Zhurma qe behet sot ka vetem nje qellim .Rama ne pushtet deri sa te rimekembet Berisha -luli per te ardhur ne pushtet .Do me thoni.Po Non Grata .Kjo varet si e kupton populli .Nje terheqje hienash e Saliut, demokratet, te kujdo krahu qe jane ,behen bashke .Kjo krijon kushte ,qe populli perball skandaleve korruptive te PS (Rama ) te vere ne pike pyetje zgjedhjet e 2025. Une e shikoje favorit kryesor grupin e rithemelimit ,pa Berishen, me Lulin e opoziten ,fitues te zgjedhjeve te 2025.
Qorri ,Llapaj e te tjeret shqiptare te ndershem ,qe kerkojne nje politke tjeter, le te bertasin neper ekrane Tv, te shkruajne e te cfryjne dufin me komente ,s’kane per te realizuar ato qe duan.Berishizmi dhe Rilindja e Ramovicit jane sot aktualishte potent ne cdo fushe te jetes politke ,shteterore , ekonomike e shoqerore.Ata askush nuk i thyen dote nga brenda .Kete ka parasysh dhe Aleati yne SH.B.A qe per me se nje vite nuk ka perfaqsuese dipllomatik ne Ambasaden e saj ne Tirane.Jo se eshte lodhur, me kaubojsat e Veriut, por nuk mund te nderhyje, aq thelle ,ne gropen shqiptare ,se nuk e lejone standarti i demokracise amerikane.
Më së fundi kusarët në opozitë dhe qeverisje, kusarët mender të djathtë dhe të majtë po bashkohen edhe formalisht me marrveshje se de fakto gjithëmonë të bashkuar kanë qën pavarsisht tymnajës së pseudosherreve mashtruese që bëjnë që,
– E para të ruajnë të paprekura pasuritë marramëndse që i kanë grabitur e po grabisin ata në pushtimin më barbar 30 vjeçar që ka përjetuar populli dhe vëndi ynë gjer më sot në historin e tij mijvjeçare.
-E dyta të len si deri tani në kthetrat e të tre kryekusarëve, Edi Ramës , Sali Berishës dhe Ilir Metës procesin zgjedhor që populli qorr të votoj si të doj por rezultatet do të jenë saktësisht simbas listave të paracaktuar nga tre kryekusarët, që
të ruajnë numrin 140 të deputeteve me super rrogë të majme të natyrës së kusaris për të shpërblyer hijenat më të devotshëm të bandave të kusaris partiake të tyre kur, në të vërtetë, edhe 50 deputetë janë shumë për 770 000 pensionistë që kanë ngelur si votues në vënd, së bashku me një grusht të banditësh partiakë të kryekusarëve, që
komisionet zgjedhore të jenë përsëri në dorë të pazarxhinjëve partiakë, kur duhet të mos jenë partiake fare, që
emigrantët të mos votojnë kurr dhe që
partitë e reja shpresdhënse për shqipëtarët të pengohen dhe të ndalohet pjesmarrja e tyre në zgjedhje. Për këtë ata po bëjnë ç’është e mundur që reforma zgjedhore të jetë në kthetrat e kryekusarëve, Gjiknurit, Bylykbashit dhe Vasilit.
-E treta, ata vazhdojnë të jenë të bashkuar që të mos organizohet populli i vërtetë opozitar, të mos jenë të organizuar ata që e ndjejnë në kurris pushtimin barabar, të papar nga pasojat e llahtarshme për popullin dhe vëndin, të bandave partiake PS, PD dhe ajo mender e Liris, pjella dobiçe ngjizur nga kalbësirat e partisë së punës kur ishte duke ngordhur.
Ata së bashku do të vazdojnë kryqëzatën për të mbytur që në tentativë lëvizjet e reja të politikanëve të rinjë atdhe dhe popull dashës që duan të ndalojnë zhdukjen e shqipëtarëve si komb nga spastrimi etnik 30 vjeçar i nisur nga antishqiptari Ramiz Alia me eksodin e ambasadave dhe po përfundon nga antishqiptari më i përbetuar në historin ton, kusari i marrosur kombçfarosës, atavizmi i epokës së egër të dinosaurve, Edi Rama që pa pikë turpi , në mënyrë sfiduese , publikisht, deklaron që ikja e rinis shqipëtare nuk është çështja e qeveris, deklaratë makabre që i ve vulën atij si antishqipëtar i përbetuar, sepse pranija e rinis pa të cilën kombi vdes e trëmb atë në veprimtarin e tij nonstop të kusaris së llahtarshme.
E fundit ata do të bashkojnë dhe kordinojnë të treja bandat e kusarëve në mënyrë më efikase për të shpartalluar çdo tentativë të SPAK për të luftuar krimin , korrupsionin, kusarin galopante të pandalshme 30 vjeçare të tyre duke çfrytzuar dhe mbështetjen sia ai i fundit të këshillit të ish ambasadorëve të llojit Kim që largohet duke i dhën “dhuratë” shqipëtarëve dy teneqet e ndryshkura lundruese që nuk prodhojnë energji por miljona për kartelin e kusaris ndërkombëtare krijuar nga insani që e ka kthyer kusarin në shkencë të përsosur diabolike duke rekrutuar nëpërmjet korruptimit jo vetëm McGonigalin e antikrimit të SHBA por në çdo takim dhe samit ndërkombëtar ai po arrin të rekrutoj një bandë të tërë McGonigalësh në shërbim të projekteve të tij kobzeza për tu bër kusar i permasave global, padrino i respektuar
i kartelit mafioz të kusarëve të llojit të veçantë ndërkombëtarë, kusar që për të vjedhur u bën ambasadorë, kryeministra, presidentë, deputetë, ministra, lidera partishë, drejtor bankash edhe ndërkombëtare, biznemenë të nivelit po ndërkombëtar që mezi presin një luftë si ajo në Ukrainë për të ngritur në unison çmimet mallrave në tregjet ndërkombëtare dhe në vëndet e tyre menjëher duke fituar shumë herë më tepër se para lufte sikurse rritet fitimi i taksave të kusaris së qeveris së Edi Ramës në vitin e parë të luftës gati 500 miljon euro më tepër se në vitin para lufte…….
Njerëz mos u mashtroni nga pseudosherret që ata inskenojnë me profesionalizëm dhe përvoj 30 vjeçare, bashkë kan vjedhur, bashkë kan qën dhe bashkë do të jenë për të mos i prekur njeri tjetrit ato që kanë vjedhur dhe do të vjedhin në të ardhmen në qoftë se vëndi dhe populli nuk do të gjejnë forcën që të çlirohen nga pushtimi barabar i tyre.
Sali Berisha ,dy firmat e para si Salibej ishin:e para qe futi shqiperine ne bashkesine islamike dhe e dyta ligjeroi shoqaten e bythqireve.
Ky Ethem Lalaj perse na I ka mbajtur te fshehte qe eshte antar I shoqates?
Ethem mos ki turp.Shoket tend po behen kryeministra ne europe.