Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin emrat e ‘të fortëve’ dhe vajzave të njohura, prostitucion në burgje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin emrat e ‘të fortëve’ dhe vajzave të njohura, prostitucion në burgje
AktualitetKronike

Dalin emrat e ‘të fortëve’ dhe vajzave të njohura, prostitucion në burgje

Published: May 17, 2026
Shpërndaje

Publikohen emrat e të fortëve në burgje, që bëjnë takime “speciale” me vajzat e showbiz-it.

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar emrat e personave që kanë bërë më shumë takime speciale në burgje, me vajza të reja të botës së ekranit dhe rrjeteve sociale.

Takimet janë bërë në burgun e Reçit, Fierit, Peqinit, Drenovës e Fushë-Krujës.

- Publicitet -

Sipas gazetarit Vezaj, i cili ka siguruar disa video e foto të filmuara nga vetë protagonistët e këtyre pamjeve dhe kamerat e sigurisë së burgjeve, të vajzave që kanë hyrë në burgje për të takuar të fortët që ndodhen aty.

Gjatë emisionit, Vezaj përmendi emrat e të arrestuarve ose të dënuarve, duke përfshirë disa emra të rëndësishëm të botës së krimit.

Gjatë episodit në “Ma Shqip”, gazetari renditi emrin e Safet Bajrit, personi që në burgun e Reçit ka takuar në takime “speciale” për disa orë një nga vajzat e showbiz-it me inicialet R.R.

Pamjet janë filmuar nga vetë ai, por edhe nga kopja e deklaratës noteriale të dorëzuar në burg, që Vezaj pretendon se e ka verifikuar.

Mes takimeve ai përmendi edhe Ramazan Rrajën nga Fushë-Kruja, në takime speciale me një vajzë me inicialet F.H., e njohur për modelim e rrjete sociale.

Këtyre takimeve nuk i ka shpëtuar edhe Redjon Rraja, i akuzuar për trafik droge, në takime me vajza si S.B. apo I.A., të cilat kanë mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Takime speciale ka bërë edhe pse në paraburgim edhe Leonard Duka, me vajza nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po të botës së ekraneve.

Gjithashtu, sipas Vezaj, takime speciale ka pasur edhe “ushtari” i vëllezërve Çopja, Petrit Lakatos alias Petrit Sulejmani, me vajza të njohura si E.Dh., që ka mbi 500 mijë ndjekës në rrjete sociale.

Apo edhe i paraburgosuri Artur Haxhiosmani, i njohur dhe i akuzuar si pjesë e “Ndrangheta”-s, i arrestuar në Palasë bashkë me një bos të grupeve italiane, i cili ka pasur takime speciale me I.Xh., po ashtu e njohur në rrjete sociale.

Gjithashtu, ai përmendi edhe Leart Haxhiun e takimin me personazhen e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Por edhe i famshmi i bandave të 1997-ës, Gazmend Brraka alias Gaxhai, në takime me vajzat me inicialet Xh.L. dhe J.K. në burg.

Të gjitha këto tashmë ndodhen në një raport konfidencial edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përpiluar nga agjentë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, të cilët kanë renditur dyshimet se noterët, së bashku me personel të burgjeve, kanë falsifikuar dokumentet për të realizuar këto takime.

Sipas gazetarit Flamur Vezaj, ai ka vendosur të mos publikojë videot dhe pamjet që disponon për këto takime speciale, pasi në to ka momente intime dhe situata të sikletshme për vajzat e reja që shfaqen aty.

Vezaj thekson se nuk dëshiron t’u hapë probleme apo telashe në jetën personale këtyre vajzave, duke shtuar se askush nuk i ka detyruar të hyjnë në këto takime, por ato kanë vepruar me dëshirën e tyre.

Megjithatë, sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi sistemin e burgjeve dhe mënyrën se si abuzohet me procedurat e takimeve speciale.

Ai pretendon se përmes dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara, deklaratave noteriale dhe mungesës së kontrollit nga institucionet, është krijuar një skemë që lejon hyrjen e personazheve të njohur të showbiz-it dhe rrjeteve sociale në burgje për të takuar të dënuar apo persona me rrezikshmëri të lartë. / MaShqip

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Burgu says:
    May 17, 2026 at 2:34 pm

    Ky eshte shteti ” demokratik shqiptar, shteti i horrave dhe gangstereve.

    Reply
  • tefiku says:
    May 17, 2026 at 3:00 pm

    Pse thua personazhe te showbiz it thuaj cope prostituta.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?