Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dalin fituesit e “Masterit” tek Filologjiku, grafiku i regjistrimit për secilën degë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dalin fituesit e “Masterit” tek Filologjiku, grafiku i regjistrimit për secilën degë
AktualitetLajmi i fundit

Dalin fituesit e “Masterit” tek Filologjiku, grafiku i regjistrimit për secilën degë

Published: November 5, 2022
Shpërndaje

Pas vlerësimit të aplikimeve të bëra nga studentët, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës ka shpallur tashmë listën zyrtare të kandidatëve fitues që do të ndjekin për herë të parë gjatë këtij viti studimet e ciklit të dytë “Master”. Krahas shpalljes së fituesve të pranuar në secilin program studimi të ciklit “Master profesional”, si dhe “Master shkencor”, janë përcaktuar edhe afatet se si do të veprohet për regjistrimin e tyre. Listën e plotë të fituesve të pranuar në secilën degë të programeve të ciklit të dytë e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Për pranimet e vitit të ri akademik 2022-2023 konkurrimet në programet e ciklit të dytë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë zhvilluar në 16 programe të ndryshme studimi që përfshijnë të dy nivelet e masterit.

Sa i takon procesit të regjistrimit, autoritetet e këtij institucioni të arsimit të lartë publik bëjnë me dije se do të zhvillohet sipas një grafiku të përcaktuar për secilën degë. Për të bërë procesin e regjistrimit studenti që është pjesë e listës së fituesve, duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarisë mësimore për të kryer regjistrimin përfundimtar, ku me vete duhet të keni detyrimisht dy dokumente, që janë: dokumenti i identifikimit, si dhe mandati i pagesës së regjistrimit. Për të bërë të mundur regjistrimin si fitues, më parë do të duhet që të shlyeni pranë bankave të nivelit të dytë tarifën e regjistrimit në programet Master, vlera e të cilës është 2,000 lekë.

- Publicitet -

Regjistrimi do të nisë zyrtarisht në datën 7 nëntor. Të parët që do të paraqiten për të bërë procesin e regjistrimit si fitues të studimeve në programin “Master shkencor”, janë kandidatët e shpallur fitues në degët Gjuhësi dhe Letërsi. Sipas grafikut të përcaktuar, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit, procesi i regjistrimit do të vijojë deri në datën 15 nëntor për programet e nivelit shkencor, si dhe deri në datën 17 nëntor për fituesit e degëve në “Master profesional”.

Ligji i arsimit të lartë, përcakton se programet e studimeve “Master profesional” e pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara, profesionale në një fushë të caktuar. Në përgjithësi këto programe organizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja është 1.5 vite akademike. Studimet e ciklit të dytë “Master profesional” përmbyllen me provim përfundimtar formimi ose punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomë “Master profesional” në fushën e arsimimit të kryer.

Ndërsa programet e studimit “Master i shkencave” e pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara teorike, si edhe me aftësim për kërkim shkencor në një fushë të caktuar. Këto programe organizohen në programe që realizohen me jo më pak se 120 kredite formimi në vijim të ciklit të parë dhe me kohëzgjatje normale dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.

Kohëzgjatja maksimale e studimeve në një program nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes normale të studimeve që parashikon programi, pa marrë në konsideratë periudhën e kohës kur studenti i ka pezulluar studimet. Studenti, që nuk arrin të përfundojë studimet brenda kohëzgjatjes maksimale të programit, ka të drejtë të aplikojë për të rifilluar studimet, në të njëjtin program studimi ose në një program tjetër. Ai u nënshtrohet kritereve dhe procedurave të shpallura për regjistrimin në programin e studimit të institucionit pritës. Kreditet e grumbulluara nga studenti gjatë periudhës së mëparshme të studimeve mund të transferohen, me vendim të njësisë bazë të institucionit që pranon studentin, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e saj.

GRAFIKU I REGJISTRIMIT TË FITUESVE NË MASTER SHKENCOR

• Në datën 7 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Gjuhësi, Letërsi.
• Në datën 8 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Histori, Marrëdhënie Ndërkombëtare.
• Në datën 9 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degëve Arkeologji, Trashëgimi Kulturore.
• Në datën 10 nëntor do të kryhet regjistrimi i fituesve të degës Gjeografi.
• Në datën 11 nëntor do të regjistrohen fituesit degës Gazetari Komunikim (numri rendor 1-30).
• Në datën 14 nëntor do të regjistrohen fituesit degës Gazetari Komunikim (numri rendor 31-60).
• Në datën 15 nëntor do të regjistrohen fituesit degës Gazetari Komunikim (numri rendor 61-77).

GRAFIKU I REGJISTRIMIT TË FITUESVE NË MASTER PROFESIONAL
• Në datën 7 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, numër rendor 1-40.
• Në datën 8 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, numër rendor 41-80.
• Në datën 9 nëntor ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjuhë-Letërsi, Mësuesi, numër rendor 81-120.
• Në datën nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve në degën Gjeografi, Mësuesi, numër rendor 1-45.
• Në datën 11 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve të degën Gjeografi, Mësuesi, numër rendor 45-90.
• Në datën 14 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve degën Histori, Mësuesi.
• Në datën 15 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve GIS, Guidë turistike
• Në datat 16-17 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi për të gjithë ata fitues të cilët nuk mundën të regjistrohen në datat e caktuara sipas grafikut të mësipërm.
• Nga datat 10-17 nëntor, ora 10:00-16:00 do të kryhet regjistrimi i fituesve Arkivistikë, Redaktori dhe Gazetari Investigative.

Fituesit Master profesional

Fituesit Master i Shkencave

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 4:23 pm

    Po nuk pagove nuk fiton shkolle apo master falas ne Tirane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?