Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ata që e rekrutuan në Angli dhanë 500.000 euro për të vrarë killerin portugez në Shqipëri?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ata që e rekrutuan në Angli dhanë 500.000 euro për të vrarë killerin portugez në Shqipëri?
AktualitetKronike

Ata që e rekrutuan në Angli dhanë 500.000 euro për të vrarë killerin portugez në Shqipëri?

Published: March 27, 2026
Shpërndaje

Nga i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, në i kërkuar për t’u vrarë për një çmim prej 500.000 euro nga ata që e punësuan si vrasës me pagesë.

Ky çmim është vënë për eliminimin në burg të portugezit Ruben Saraiva, i cili u dënua me burg përjetë nga gjyqtari Lirim Bulica, të mërkurën në Gjykatën e Lezhës, për vrasjen në bashkëpunim të Ardian Nikulajt.

Eliminimi i tij në burg kërkohet nga frika se mos Saraiva, në një moment, kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë shqiptare dhe tregon rekrutuesin dhe paguesin në Angli për të ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë.

- Publicitet -

31-vjeçari portugez, i rritur në Londër, mbërriti në gjykatë dje i shoqëruar nga një skuadër e armatosur me armë gjysmë automatike “Berreta” nga Operacionalja e Burgjeve.

Ndërsa perimetri i Gjykatës së Lezhës ishte rrethuar nga 15 punonjës të policisë kriminale të këtij qyteti, pa uniformë, dhe 5 të tjerë të Forcave Shqiponja.

Në sallë qëndruan 8 efektivë të armatosur të skuadrës operacionale të burgjeve, ndërsa Ruben Saraiva, i veshur me një kostum të zi “Nike”, ishte në ‘kafazin’ e gjykatës nën ruajtjen e tre gardianëve.

Përballë kishte Rudina Nikulajn, bashkëshorten e Ardian Nikulajt, së bashku me disa miq të tij.

Këto masa sigurie, përfshirë ato në të cilat ai mbahet në paraburgimin 302 “Mine Peza”, lidhen me një informacion të mbërritur në rrugë operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ky informacion i mësuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, sugjeronte se për kokën e Saraivës, i vrarë në burg, paguheshin 500.000 euro.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni shqetësues, ai u vendos nën një regjim strikt izolimi nga të burgosurit e tjerë.

“Ambasada e Portugalisë në Romë ka ndërmarrë veprime që nga momenti kur mori dijeni për ndalimin e shtetasit portugez Ruben Saraiva dhe Konsulli i Nderit i Portugalisë në Tiranë ka siguruar ndjekjen e seancës së leximit të vendimit, e cila u zhvillua dje (25/03) dhe në të cilën gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për të ndaluarin”, deklaroi ministria e Punëve të Jashtme në Portugali.

Duhet sqaruar, thekson kjo ministri, se nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike apo marrëveshje për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Portugalisë dhe Shqipërisë megjithatë, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë – raporton gazetari Veliu.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?