Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Dalin pamjet, momenti kur Rama mbërrin në Korçë me helikopter
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: Dalin pamjet, momenti kur Rama mbërrin në Korçë me helikopter
Lajmi i funditPolitike

VIDEO: Dalin pamjet, momenti kur Rama mbërrin në Korçë me helikopter

Published: February 23, 2026
Shpërndaje

Dalin pamjet nga mbërritja e kryeministrit Edi Rama në Korçë me një helikopter të Forcave të Armatosura, ndërsa pas tij fluturonte edhe një helikopter tjetër privat.

Rama sqaroi se udhëtimi i kësaj të hëne me helikopter drejt këtij qytetit nuk ka lidhje me bllokimin e aksit Librazhd–Prrenjas, por ishte planifikuar më parë. Sipas tij, qëllimi i fluturimit është të shoqërojë disa investitorë të huaj.

Video nga Euronews:

- Publicitet -
https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/02/3qyzbc.mp4

Reagimi i plotë i Ramës

“Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare! Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune të mirë! Sa për aksin e bllokuar këto ditë, duhet një ligësi e madhe, një dëshpërim i thellë dhe një padije e rëndë, për t’ia faturuar qeverisë problematikën e një rrëshqitjeje gjeologjike të masivit natyror në anë të rrugës së vjetër, që ka impaktuar edhe aksin e ri, por që ka zero lidhje me ndonjë përgjegjësi profesionale a teknike të projektuesve, zbatuesve apo autoriteteve përkatëse! Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend – parti politike jo e jo – që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë. Ndërsa për fluturimin tim mbi aksin e bllokuar, kam edhe këto dy fjalë: E para, i kam rënë Shqipërisë rrotull më shumë se tërë kryeministrat e tjerë të marrë së bashku, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar dhe e kam prekur këtë vend në çdo qoshe, jo si turist, po si kryeshërbëtori i zgjedhur i shqiptarëve, të cilët i çmoj më shumë se çdo telendar politik a mediatik dhe më njohin më mirë se kushdo prej tyre, prandaj edhe më kanë votuar gjithnjë e më masivisht, duke i shpërfilluar rregullisht tenxheret medatike e dallaveret politike! E dyta, me aks të lirë a me aks të bllokuar, ky fluturim me helikopter ishte planifikuar kohë më parë, pikërisht sepse grupi që vjen do të shohë Korçën, Vlorën e nesër Tiranën në vetëm 24 orë qëndrimi në Shqipëri. Por fundja çfarëdo të them unë, tenxheret do të thonë atë që kanë për të thënë dhe në fund fare, karvani do ecë përpara, qentë do vazhdojnë të lehin, veprat do jenë të vetmet që do të mbeten”, shkruan Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 23, 2026 at 12:16 pm

    Arrogant pa lidhje me realitetin!

    Reply
  • Pa censure says:
    February 23, 2026 at 12:24 pm

    I paska rene Shqiperise rrotull qe nga krijimi i shtetit Shqiptar, thote i cmenduri. Po mire o psikopat, ishe ti gjalle kur u shpall e pavarur Shqiperia? Zoti na ruajt nga ky. Ka shkare fare. Mire qe eshte me kartele qe nga vitet 90-te kur i thyente qelqurinat Kristaqit ne shtepi, por sa po shkon e po perkeqesohet.

    Reply
  • Skypion says:
    February 23, 2026 at 12:34 pm

    Bo qef o mret, bo!
    Po pse vetem helikopter interurban?! Hypja edhe per te shkuar nga Surreli ne Kryemninistri e ku ta doje qejfi!
    Sa te kesh socialistet qe te japin voten edhe kur ua .. ….. ( nuk thuhet, por eshte dicka me rime, dhe besoj mund ta merrni me mend) bo qef.
    Bile edhe nga aty ku je, kaluar ne helikopteri, mund tu besh mune a shuurre… te jesh i sigurte se do t’ju duket si ujet e bekuar nga qielli a si hallve nga xheneti!

    Reply
  • ATSH says:
    February 23, 2026 at 1:10 pm

    Ky eshte pikerisht problemi, qe ti Z. Rama mendon (varja ndejshmerise te mijra shqiptarve) se duhet te shkosh patjeter ne Korce ndryshe nuk behet puna e nuk ka kush i takon e flet me investuesit . Ju anti komunistet e leshit nuk leni rast pa u treguar te pa afte per te bere shtet .

    Reply
  • demo says:
    February 23, 2026 at 3:30 pm

    Ne Itali nuk gerryen tabanin e lumit.Sa te japesh pergjigje vete,drejtoju Inxhinjereve te Ndertimit.Prej tyre e duam pergjigjen,sepse duket me sy nga pamjet,qe SHTRATI I LUMIT ESHTE GERRYER ME BABEZIII DERI NE KEMBET E URES. Krahasimi me Italine nuk qendron.

    Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      February 23, 2026 at 6:19 pm

      O Milet!
      Nga 31 Shkurti’ K/M… allias Skenderbegu dhe Ismail beu mblrdhjet e QIverise do i beje tek sofra e Skenderbeut ne Perrenjas Nga ElbasOni Ismail beu do udhetoje me
      Kale osé me gAmorin Balle qe i njehire rruget nga Librazhfo me Perrenjas!

      Reply
  • Aldrin says:
    February 23, 2026 at 4:20 pm

    Shqiperia po shembet, ndersa Rama pas Korces shkoi ne Vlore per te ngritur qendren “Mutifunksionale”
    E shkaterroi Sheshin e Flamurit dhe Qendren Historike te Vlores per “projektet e tij MUTIFUNKSIONALE”
    Mjere o Vlore ku katandise
    Ne halen ku dhjet Rama
    Trup KOmbetar u ktheve o Vlore
    Nga Krenari, u bere batak i turpshem i nje njeriu te peshtire

    Reply
  • Liria says:
    February 23, 2026 at 4:40 pm

    Kryeministrit mund t’i kerkohet Doreheqja, por jo t’i tregosh se me helikopter nuk duhet t’i zgjidhe problemet urgjente.

    Reply
  • Na ruajt zoto says:
    February 23, 2026 at 7:39 pm

    Vazhdo punet qe ka bendi
    Se per blablabla ka qyryke

    Reply
  • Dudumi says:
    February 23, 2026 at 8:52 pm

    S’ka minister arsimi ky vend? Per te gjitha gjerat do levize kryeministri, qofte edhe per te plotesuar oret e fluturimit Te helikoptereve Te ushtrise. Apo futja kot, bej muhabet rruge qe nis me kazane e tenxhere e sahane e perfundon me ore pune per helikoptere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë
  • Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës
  • NON GRATA në pazar! Por historia nuk jep “waiver”
  • Operacioni i SPAK: Urdhër arresti edhe për vëllezërit e arratisur në Dubai
  • Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

Komentet e Fundit

  1. RETROSPEKTIVE on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Artan on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Ela on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. Artan on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Dudumi on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?