Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dallimin e bën SHBA!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dallimin e bën SHBA!
AnalizaLajmi i fundit

Dallimin e bën SHBA!

Published: November 6, 2023
Shpërndaje

Nga ARTAN DUKA

Botuar në DITA

Në demokraci drejtësia nuk është populiste “jakobine” por ajo, sado vonë e sado pak, është domosdoshmëri për të bërë përpara si shoqëri e lënë të keqen pakthim pas. Me dosjen ndaj Berishës, SPAK sapo theu akullin edhe për të tjerë sepse në tranzicionin e shumëpërfolur u futën shumë duar dhe nuk mund të jetë anonim.

- Publicitet -

Por, ata që menduan se Berisha tashmë nuk do të jetë më kryelajm dhe se vëmëndja do të ishte tek dosja tjetër e rradhës e SPAK ndaj politikanëve të përfolur, harruan se Berisha është unik dhe se ai sërisht ia arriti të rrëmbejë vëmëndjen e publikut me karshillëkun ndaj “detyrimit të paraqitjes” në GJKKO, preçedent ky që nuk është ogur i mirë për drejtësinë.

Dosja e tij është moment “bëhet-nuk bëhet” për drejtësinë. Ajo nuk duhet të degradojë në kalvar pafund dhe SPAK e GJKKO duhet të dëshmojnë autoritet ose të reflektojnë nëse e nisën ters, ndryshe reforma në drejtësi, me të cilën mburren bota andej e Rama këtej, rrezikon të bëjë një vrimë në ujë!

Më i gjatë se ai që të mban hopa!

Vetë dosja Berisha është një akt domethënës për autoritetin e drejtësisë ndaj kujtdo tjetri politikan në të ardhmen. Një sukses i prekshëm ky falë reformës në drejtësi që, ndryshe sa nga trumbeton Rama e ata pas tij, është meritë e SHBA.

Rama e ata pas tij mund të mburren për idenë e dëshirën e mirë për një drejtësi ndryshe nga më parë por, të thënën nga e bëra e ndan një lumë i tërë. Dëshira e ëndërra nuk të bën autor, ndryshe katandisesh në Ali G (personazh komik që pretendonte se i vodhën idenë e PS-2 meqë pas daljes të PS-1 shprehej se do të ishte fantastike nëse dilte diçka më e mirë se PS-1!).

Sigurisht që në reformën në drejtësi pati merita edhe politika shqiptare. Boll “gropa” që i hapën vetes me votimin unanim në Kuvënd, një “vetvrasje” politike kjo, për më tepër me pahir (asgjë e ngjashme me Gjykatën Speciale në Kosovë, të diktuar po nga bota, sepse ndërsa në Hagë po tentohet të përlyhet kontributi për liri, në Tiranë po shkon haku tek i zoti)!

Reforma në drejtësi kaloi “lumin” vetëm falë SHBA, dëshmi e vëmëndjes dhe e reflektimit të saj ndaj makutërisë së klasës politike dhe zig-zageve të demokracisë këto 30 vjet. Ndonse tre dekada pas, kjo mbështetje amerikane nuk është asnjëherë vonë për një shoqëri që nuk arriti t’a nxirrte kurrë “gomarin” e vet nga balta. Fundja nuk na e kishte borxh dhe më mirë vonë se kurrë.

Ishte SHBA dhe jo Rama e ata pas tij, që i vuri në rresht deputetët e mundësoi votim unanim. Votuan për idealizëm, oportunizëm, të intimiduar se ua dinin abuzimin (e mbase mund t’ia hidhnin paq duke bërë servilin me iluzionin se shëmbull mund të bëhej tjetërkush), këtë koha e SPAK do e tregojë, por ndërkohë ajo votë nuk është meritë e Ramës e atyre pas (ndryshe po aq meritë ka edhe Berisha) por borxh i vjetër i politikës ndaj qytetarit.

Është SHBA dhe jo Rama e ata pas tij, që del sot haptazi në krah të trupës së re të drejtësisë, trajnon e motivon atë përballë presionit në rritje të politikës së kapur në abuzim etj. Pa SHBA, reforma në drejtësi do të mbetej “ëndërr në sirtar” për Ramën e ata pas tij dhe të trumbetosh protagonizëm thelbësor, është karshillëk ndaj së vërtetës që qytetari meriton.

Sikur të mos kishte të nesërme!

Ajo që shokoi e na ul kokën sot është shndërrimi këto 30 vjet i abuzimit e politikës së korruptuar në mit e tabu. Një babëzi e abuzim haptazi, deri në verbëri, se ai nuk do të ndëshkohej kurrë. Nuk ua ndjente për drejtësi e ligj, pale për reformë në drejtësi dhe nëse do të kuturiseshin për të një ditë, do të ishte një marketing politik e alibi për të fituar më tej kohë ndaj ndëshkimit të abuzimit e ndërlikuar gjërat pa kthim sipas motos korbi korbit nuk ia nxjerr sytë.

Garancinë e paprekshmërisë e dinë vetëm ata. Ndoshta sindroma historike e mosreagimit qytetar, kapja e kopsitja e ligjeve e institucioneve, mbështetja e pakushtëzuar nga të tretë që kishin prioritet gjeo-politikën ndaj demokracisë etj, koha do e tregojë.

E bënë pa teklif baltë në sytë e qytetarit e botës mbarë (por ja që SHBA mbante “ditar”). Iku një brez, po ikën tjetri dhe po ato fytyra bëmë-mëdha që për të fshehur e shmangur vëmëndjen ndaj të zezës së tyre nxijnë pa fre të shkuarën, katandisën pronën në mollë sherri, nxitën klientelizmin e tarafin që vret shpresën e shpie në emigracion pafund etj. I kanë hypur lart “pemës” së abuzimit sa tani që dega po kriset, i friksohen humbëtirës poshtë. E nëse bien, do të bien me zhurmë e kjo i tmerron po aq sa dhe i shtyn në ekstrem duke nxitur rrëmujë në vënd. Por, për fatin e mirë të SPAK, qytetarit sot nuk ia ndjen më për fatin e liderit si dikur, aq më tepër të përfolur për abuzim. Ajo që qytetari pret është drejtësi sa më shpejt e pa dallim mes “çunave” të këqinj në politikë.

Secili të vetën, SHBA për të gjithë

Ndërkohë dritë në fund të tunelit duhet të ndezë jo vetëm drejtësia por edhe politika. Një reformë zgjedhore që rikthen mazhoritarin, ideja për veting të politikanëve etj, shpien në rikthimin e besimit qytetar ndaj politikës. Vetë vetingu i politikanëve nuk ka përse të tingëllojë jo realist. Boll SHBA të dalë krah sepse njëlloj si reforma në drejtësi, edhe vetingu i politikanëve do kalohej me unanimitet.

Vet-pastrimi i politikës përmes vetingut do të ofronte hapësirë për të renë në politikë, mentalitet e rutinë ndryshe nga më parë dhe e kundërta, vegjetizmi i klasës politike aktuale veçse infekton brezin e ardhshëm të politikës që merr në qafë një tjetër brez shqiptarësh më pas.

Reforma në drejtësi është e pazakontë sepse tranzicioni ishte i pazakontë ndaj e mira e politikës dhe e drejtësisë e do që elita e klasës aktuale politike të hapë krahun. E lakuar gjatë e për gjithshka, mbetet t’a mbyllë me një akt dinjitoz si tërheqja për të dekurajuar vijimësinë e inkurajuar ndryshimin dhe për t’u përballur me drejtësinë si çdo qytetar i zakonshëm në vënd.

Drejtuesit e tranzicionit, në PS, PD e gjetiu pa dallim, pavarësisht ndarjeve në vlera e merita, i përkasin brezit të politikanëve të tranzicionit dhe me bagazhin e ndërlikuar politik të tyrin, nuk janë etalon për të ardhmen. Dhe një politikan i madh, e di se kur dhe si duhet të tërhiqet e më pas ballafaqohet denjësisht me vulën e kohës apo edhe verdiktin e drejtësisë nëse ka hije tek e shkuara e tij.

E nëse politika e tranzicionit nuk hap krahun, inisiativa si vetingu i politikanëve, rikthimi i mazhoritarit, përjashtimi nga zgjedhjet i atyre që janë subjekt i drejtësisë, kufizimi i mandateve në Kuvënd e qeverisje, heqja e imunitetit të deputetit (përjashtim liria e fjalës në Kuvënd) etj, do të ishin kontribut i vyer politik e qytetar që lehtëson vetë misionin e drejtësisë në vënd. Por, sikurse reforma në drejtësi dëshmoi, edhe për to dallimin e bën vetëm SHBA.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • K R says:
    November 6, 2023 at 3:56 pm

    Sa gjynah qe jemi ne shqiptaret. Nuk u beme rob nje here me keto skena qe deshmojne sesa larg demokracise dhe Europes jemi. Si atehere kur nuk ishim as ne NATO edhe sot qe aspirojme te futemi ne BE te njejtat pamje te shemtuara. Turp te kini.

    Reply
  • mali says:
    November 6, 2023 at 4:01 pm

    Ai Bardhi u a futi ne bythe shokeve.

    Reply
  • Rruga e Elbasanit says:
    November 6, 2023 at 4:10 pm

    Per here te pare pas 32 vite nga ri-vendosja e maredhenieve diplomatike me SHBA ne Ambasaden amerikane ne Tirane nuk ka Ambasador!
    Maredheniet jane ne rang ”te ngarkuari me pune” e ato i kryen nje sekretar …

    Reply
  • Dizdar says:
    November 6, 2023 at 4:13 pm

    Duke ndjekur dekadencën e Demokracisë dhe pluralizmit 33 vjeçar shqiptar, më ngjan çuditshëm, që ende pas gjithë këtyre viteve, nuk kemi gjetur një stabilitet politik dhe nuk është gjetur zanafilla e një pyetje të thjeshtë, se përse është krijuar ky parlament?!

    Për show-n politik të ditës së enjte në parlament, apo e një të hëne si sot, ku shqiptarët shikojnë përpara ekranit, gjëndjen e politikës në vend, duke menduar se vëmëndja e vërtetë duhet të ishte tjetërkund.

    Një vend ku askush nuk dëgjohet më, një vend ku vëmëndja nuk ështe tek problemet e qytetarëve të këtij vendi, të cilat nuk zgjidhen, por shtyhen e shtyhen, deri në një paralizë shoqërore, ekonomike, e duke lënguar të varfër me pult në dorë, e me pyetjen klishe që na shoqëron çdo dite “si do i vejë halli shqiptarëve”, e përgjigje askush nuk merr!

    Reply
  • D. says:
    November 6, 2023 at 4:17 pm

    Berisha dhe media!

    Çdo gazetar që i adreson pyetje që nuk i shkojnë për shtat axhendës së Berishës mbron bandën e pushtetit. Kështu iu drejtua doktori sot nje gazetari që i kujtoi se duhet të paraqitet në institucionet e drejtësisë si çdo shtetas tjetër i republikës.

    Paragjykimi ndaj medias dhe gazetarëve është mendësi e vjetër dhe nuk i shërben interesave të opozitës madje dhe vetë Berishës

    Kompleksi i rrethimit me grupe armiqësore është mendësi komuniste dhe tipike enveriste.

    Nuk gjykohen pyetjet e gazetave por përgjigjet e politikanëve. Pra nuk ka pyetje të gabuar por ka përgjigje të papërshtatshme!

    Reply
  • Vlora 97 says:
    November 6, 2023 at 4:20 pm

    Tuj ju ngjit Lanës përpjetë
    Vjen një erë… era shtet

    Reply
  • Biometri says:
    November 6, 2023 at 4:22 pm

    U hapen ambasadat prape 🙂

    Reply
  • Ylli says:
    November 6, 2023 at 4:22 pm

    Trim eshte ai qe i perballet drejtesise jo ai qe fshijet pas imunitetit frikacak i mbush breket pa vajtur ne drejtesi se i bije ere mmmmnnmmuuuut

    Reply
  • Muli që ngjitet në kangjella si në shpellë says:
    November 6, 2023 at 4:22 pm

    Munikën e Ilirit me tit Vasilin e albanën,nuk e pamë të kacaviren si majmuna nëpër mure.
    Munika bën edhe palestër,apo ishte pa brekë.
    Shalqi do hamë dhe Saliun nuk e lëshojmë

    Reply
  • intelektuali says:
    November 6, 2023 at 4:40 pm

    C’A KA BO VAKI SE NA MYTEN ENVERISTET

    Shiko cfare xhevahiri ka hedhur enveristi Artan Duka me xhufke si te gjithe Dukat e tjere:

    “.,, sepse ndërsa në Hagë po tentohet të përlyhet kontributi për liri, në Tiranë po shkon haku tek i zoti!…”

    Une per vete do te thoja te kunderten anapolla te Dukes se Enverit:

    “… sepse ndërsa në Tirane po tentohet të përlyhet kontributi i SHBA për Drejtesi, në Kosovë po shkon haku tek i zoti!

    Reply
  • Spak says:
    November 6, 2023 at 4:43 pm

    Te vjen keq ku ka arritur PD qe krijuam! Me vjen keq qe komunisti Gramoz pashko ishte i pari qe i tha Berishes se je me komunist se une! Komunisti per super komunistin! Dhe tani Edi,Albana,Mziu dhe disa mushtullake te tjere bejne opozite me futjen nga dritarja dhe Gaz bytha rri jashte! Deri kur do te tolerohet Saliu dhe keta bythqire?

    Reply
  • epo kjo pune says:
    November 6, 2023 at 5:27 pm

    SPAK ben mire te germoje me prioritet akuzat e çuara nga opozita atje per qeverine Rama. ose qendrojne dhe te veprohet si me saliun ose te ekspozohen si trillime se sot Sala per to I do komisionet parlamentare. sala nese do komisione, te insistoje per to e jo ti çoje ne Spak me vrap se po ka hetim ligjor nuk mund te besh llogje neper komisione. por sala eshte kafshe politike e plagosur ndaj me i rrezikshem se kurre se nuk ka cfare humbet tani. por Spak duhet te tregoje autoritet tani, se na shkoi jeta me salen perdita ne muhabet, eshte bere qepaze fare, pale ata rroskopet pas tij, u bene si spiderman sot, per te qeshur e vene kujen kjo pune

    Reply
  • Baftjari says:
    November 6, 2023 at 11:07 pm

    Gjynah…lereni kete te cmendur ne hallin qe e ka zene…eshte katandisur nje kufome e pakallur.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 7, 2023 at 2:38 am

    Për të mirën e Shqipërisë Berisha duhet të largohet nga skena e politikës nëpërmjet një demaskimi popullor.

    Ai dëshëron të bëhet një martir.
    Por kjo nuk do të ndodhë sepse çdo kush po e kupton egoizmin e tejskajshëm të tij për t’ju imponuar
    popullit Shqiptar.

    Nuk ka nevojë për një Avni Rustem,
    Sepse Ai eshtë armiku më i madh i
    Kultit të tij të individit.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 7, 2023 at 6:00 pm

    DALLIMIN E KA BERE ME KOHE SHBA

    qe:

    Ja ka permendur emerin 14 here Edi Rames ne Akt-Akuzen e Prokurorise si kryeministri qe korruptoi FBI me Deripasken e Putinit, non grata ka shume, por vetem nje kryeminister ne Bote ka korruptuar FBI,

    prandaj:

    Rama llogarite i ka te pambyllura me SHBA sepse korruptoi FBI dhe prandaj po luan servilin duke zbathur breket te vetofrohet me oferta dhe propozime antikombetare,

    sepse:

    HERET A VONE DO TE PERBALLET ME DREJTESINE NE SHBA, JO VETEM QE KORRUPTOI FBI ME DERIPASKEN E PUTINIT, POR EDHE SI PJESE E PASTRIMIT TE PARAVE TE KARTELIT TE DROGES SINALOA NE MEXIKE

    dhe:

    Prandaj po perpelitet si nje zagar qe i shkon pas atij qe mund t’i hedhi nje kocke shpetimi,

    njashtu:

    Si Hashim Thaci qe ishte gadi t’i falte Vucicit Veriun e Kosoves, po keshtu ne mareveshje mafioze ne terrin e nates kur Edi Rama e keshillonte si t’i shpetonte prangave te Hages qe zagaret enveriste e mallkojne si “Dhome mesjetare inkuizicioni”

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 8, 2023 at 11:25 am

    OK,A.DUKA:
    -Kemi 33 vite që dëgjojmë të njëjtën daulle shurdhuese më të tmerrshme Sb fatkeqsi Kombëtare(Shqipëri,Kosovë)
    -Iniciativa për ligjin e REGORMËS NË DREJTËSJ ka kënë e PS,E.Ramës në fushatën për fitoren e 2013.Por,pa ndihmën e SHBA ajo nuk bëhej kurrë.
    -Ajo që premtoi E.Rama për futjen e Sb,etj në burg FAYJEQSI KOMBËTARE nuk u zbatua pasi DREJTËSINË E KISH TREDHUR SB 92.
    -Tashmë SPAK+GJKKO po e merr kthesën me shumë vonesë,Besoi me presionin Amerikan.
    -Por,tallja e Sb me SPAK+GJKKO..është e paprecedent.
    -Vetingu i politikanve(me komisionet hetimore) siç premton LuliBasha është e gabuar,pasi është SPAK+GJKKO i krijuar posaçërisht për sekuestrimin e rracies në burg të VIPAVE që nga 1992.
    -O sot o kurrë.

    Reply
  • MeteH says:
    November 8, 2023 at 11:39 am

    FAYJEQSI KOMBETARE – Ik o Gomarica madhore Kaperr Lalaj ne shkollen fillore te Corrushit e meso te shkruash shqip pastaj eja bej komente, por me pare bli nje Abetare!

    Reply
  • mali says:
    November 8, 2023 at 5:56 pm

    Arben T.nuk na the se si behet ky demaskim popullor konkretisht,zbrit ne teren me njerez reale dhe jo imagjinare si don kishoti I mances.

    Reply
  • Sokrati says:
    November 12, 2023 at 2:28 pm

    Zotëria Artan Duka në këtë shkrim tenton të fajësojë Edi Ramën, duke thënë se Reforma e Drejtsisë është vepër e ShBA dhe jo e Ramës, e përsëritur kjo tendencë më shumë se një herë.
    Reforma në Drejtësi ishte prioritet i PS qysh në vitin 2009, kur saliu bëri aleancë me metën e metë dhe pas ngjarjes tragjike të 2011, kur sali horri në bashkëpunim të plotë me luzi bashën vranë 4 protestues absolutisht të pafajshëm, Reforma në Drejtësi u bë edhe më urgjente. Shikoni shtypin e kohës dhe deklarimet gjatë fushatës elektorale në 2013 dhe do të gjeni insistimin e PS për një Reformë rrënjësore në Drejtësi, përparasë cilës do të shkojnë abuzuesit me pushtetin, të korruptuarit dhe vrasësit e 21 Janarit 2011.
    Merita e Ramës qëndron në faktin se bashkëpunoi me ShBA dhe BE dhe ia doli më në fund të krijojë një Reformë të plotë në Drejtësi, pavarësisht se opozita e zvarriti dhe e sabotoi këtë proces në Parlament, mbasi i pëlqenin “juristët e plepave” dhe kërkonte të kishte njerëzit e saj në shërbim dhe në mbrojtje nga një drejtësi e korruptuar në shërbim të klanit sali-meta-dule-medi…
    Sot populli pret të shikojë frytet e kësaj Reforme, ndërsa abuzuesit me pushtetin, vrasësit dhe të korruptuarët janë duke parë “cirkun” e saliut, që nuk paraqitet në drejtësi, por akuzon prokurorët, gjykatësit, hedh tym helmues në Parlament, hyn nga dritaret e ballkonit, kërcënon kolegët dhe… koha ikën, ne mbetemi prapa… me magazina të tëra plot dosje, që presin radhën e gjykimit për drejtësi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?