Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DASH mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > DASH mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit
BoteLajmi i fundit

DASH mbështet çdo nismë për fuqizimin ekonomik të Ballkanit

Published: June 8, 2022
Shpërndaje

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se e mbështet çdo nismë rajonale që bazohet në rregullat e Bashkimit Evropian dhe që për qëllim ka fuqizimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky koment erdhi pas takimit të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënës i DASH-it nuk ka pranuar të komentojë mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, por tha se “bashkëpunimi më i ngushtë dhe më i integruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor do të tërheqë investime në energji, banka, prodhim, shërbime dhe sektorë të tjerë në një treg prej 20 milionë punëtorësh dhe klientësh të arsimuar në zemër të Evropës”.

- Publicitet -

“Shtetet e Bashkuara i mbështesin këto dhe nisma të tjera plotësuese, të cilat kolektivisht thellojnë bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe avancojnë rrugën evropiane”, tha ky zëdhënës i DASH-it për REL-in.

Në takimin e Ohrit të pranishëm ishin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tageltija.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia të mërkurën nënshkruan katër marrëveshje bashkëpunimi – për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit

Duke folur përmes video-lidhjes i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se SHBA-ja mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Por, Escobar shtoi se shtetet që i janë bashkuar kësaj iniciative duhet të angazhohen për trajtim të barabartë për gjithsecilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

“Ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë [‘Ballkani i Hapur’] të jetë e suksesshme duhet të jetë e hapur për të gjithë. Çdo iniciativë për zhvillim ekonomik duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në një trajtim të barabartë”, deklaroi Escobar.

Escobar ftoi pjesëmarrësit në këtë takim që të harmonizojnë “Ballkanin e Hapur” me iniciativat e tjera aktive në rajon, përfshirë Procesin e Berlinit dhe porositi udhëheqësit e rajonit që të mos e politizojnë iniciativën.

“Unë sinqerisht ju inkurajoj që kjo iniciativë të mbetet ekonomike. Nuk është një projekt politik. Është një projekt i rëndësishëm ekonomik. Nëse e mbani si iniciativë ekonomike ju do të keni më shumë mbështetje”, tha Escobar.

Edhe pse kishte ftesë për pjesëmarrje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, refuzoi këtë takim pasi tha se Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Kurti tha se “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019. Ata thanë se ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Armir says:
    June 9, 2022 at 1:19 am

    Besoj se deklaratat e Eskobarit:

    1. Se; “Ballkani i Hapur” nuk eshte nje “projekt politik”, por nje “projekt i rendesishem ekonomik”.
    2. Që; “Ballkani i Hapur” mund te harmonizohet me “iniciativa te tjera”, si ajo e Berlinit.
    3. Dhe se; “Ballkani i Hapur” eshte i “Hapur” per te gjithe shtetet e “Ballkanit Perendimor”.

    Keto tre pika kardinale, besoj se do e qetesoje kryeministrin Kurti, se inkludimi i Kosoves ne kete iniciative, nuk eshte ne kontradikte me “Botëkuptimin e tij”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?