Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 1 përqind e popullsisë së botës, zotëron dy të tretat e gjithë pasurive të saj!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 1 përqind e popullsisë së botës, zotëron dy të tretat e gjithë pasurive të saj!
EkonomiKryesore

1 përqind e popullsisë së botës, zotëron dy të tretat e gjithë pasurive të saj!

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

 

Ndërsa Forumi Ekonomik Botëror vjetor po zhvillon punimet këtë javë në Davos të Zvicrës, shoqata e njohur bamirëse Oxfam thotë se pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme janë rritur njëkohësisht për herë të parë në 25 vjet. Kjo organizatë bamirëse po bën thirrje për një sistem më të drejtë taksimi mes pabarazisë globale në rritje.

Qindra miliarderë, dhjetëra ministra të qeverive dhe guvernatorë të bankave qendrore do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë që shihet si një tubim i individëve më të pasur të botës.

- Publicitet -

Shoqata bamirëse Oxfam thotë se të pasurit po pasurohen më shumë.

“Forumi i Davosit, festivali i pasurisë po rikthehet. Ne po sjellim gjetje të reja alarmante që tregojnë se një për qind e popullsisë më të pasur të botës zotëron dy të tretat e gjithë pasurisë së krijuar në botë që nga viti 2020”, thotë Nabil Ahmed nga shoqata bamirëse Oxfam.

Oxfam thotë se burimi i kësaj pasurie ka rezultuar pjesërisht nga paratë e qeverive të investuara në ekonominë globale pasi pandemia e koronavirusit i detyroi vendet të mbyllnin shumë aktivitete në vitin 2020.

“Kjo ishte thelbësore. Por në të njëjtën kohë, ultra të pasurit ishin në gjendje të rrisnin vlerën e pasurive të tyre nga këto investime të mëdha qeveritare, që rezultuan në rritjen e tregut të aksioneve. Në mungesë të një sistemi taksimi më progresiv, ultra të pasurit ishin vërtet në gjendje të mbushnin xhepat e tyre”, thotë zoti Ahmed.

Sipas shoqatës bamirëse Oxfam, të paktën 1.7 miliardë punëtorë jetojnë tani në vende ku inflacioni po rritet me një ritëm më të lartë se sa pagat e tyre, që do të thotë se ata po varfërohen.

Megjithatë, pasuria e miliarderëve është rritur pasi inflacioni po shkakton rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

“Ne kemi të dhëna që tregojnë se si nëntëdhjetë e pesë korporata ushqimore dhe energjetike ishin në gjendje të dyfishonin të ardhurat e tyre në vitin 2022”, thotë zoti Ahmed.

Oxfam po bën thirrje për një taksë të veçantë për kompanitë e energjisë dhe ato ushqimore, të cilat kanë patur fitime të mëdha së fundmi. Shoqata bamirëse gjithashtu po bën thirrje për vendosjen e një takse deri në pesë për qind për multimilionerët dhe miliarderët e botës.

Pabarazia ekstreme nuk është e pashmangshme. Një parakusht strategjik për një botë më të barabartë është taksimi i ultra të pasurve. Kjo nuk do të ndikonte tek infermierët, mësuesit dhe klasën e mesme, por tek individët me të ardhura të larta, duke u siguruar që ata të paguajnë taksa që janë shumë më të drejta.

Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror në Davos këmbëngulin se takimi u sjell dobi të gjithëve.

“Kemi shumë probleme të rëndësishme. Ne me të vërtetë duhet të gjejmë zgjidhje për luftërat dhe konfliktet. Duhet të shmangim një rënie të re ekonomike. Kemi dhjetë vjet rritje të ulët ekonomike, të ngjashme me atë të viteve 1970.

Ne kemi nevojë që të gjitha palët të jenë pjesë e punës së krijimit të një ekonomie globale më të sigurt, më gjithëpërfshirëse dhe në rritje”, thotë Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror.

Banka Botërore paralajmëroi në tetor se përparimi në trajtimin e varfërisë ekstreme është ndalur për shkak të rritjes së inflacionit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • TARAFI9 says:
    January 18, 2023 at 11:56 pm

    MESHIRA ESHTE MASHTRIM
    MJERIMI KERKON DREJTESI
    GJERSA POPUJT TE FLENE
    KAPITALI GJAKUN DO TJUA PIJ

    PERRALLE E VJETER
    SA BOTA ESHTE MESHIRA
    VETEM REVOLUCIONI
    SJELL DITE ME TE MIRA

    Reply
  • Vigjilenca says:
    January 19, 2023 at 1:04 am

    Kush popull nuk bashkohet për të mbrojtur jetën e tij nuk meriton të jetojë. Jeta pa dinjitet eshtë vdekje për së gjalli.
    Njërëz bashkohuni, mënçurohuni dhe luftoni
    për të jetuar me më dinjitet jo si skllevër të shekullit 21. Vëni në krye të mënçurit e urtë, jo hipokritët dhe mashtruesit se ata po ju a pijnë gjakun (por kur flitet për të drejtat e njeriut të vjen të ulërasësh)

    Reply
  • Phoenix says:
    January 19, 2023 at 3:18 am

    Keta e krijojne varferine dhe varesine, nepermjet manipulimit dhe sistemit financiar Global te cilin e kontrollojne plotesisht, pa konsesusin e shumices.

    Por jane aq te ndyre, sa e shesin si nje mangesi te vete sistemit qe kontrollojne. Po perse e bejne kete dhe implikimet ne te ardhmen, sipas planit te tyre.

    E bejne qe te ofrojne nje zgjidhje ( e shitur si nje konsensus kolektiv i shumices) per shkak krize) , e cila ne fakt nuk eshte aspak zgjidhje per individin dhe familjen e tij. E vetmja gje qe vjen nga vendimet e tyre, eshte humbje e te drejtave themelore njerezore individuale, e shitur si e mira e pergjithshme apo kolektive si dhe shkaterrimi i pavaresise ekonomike dhe krijimi i nje varesie te frikshme, ndaj nje sistemi despotik totalitar, i cili ka ne plan ti zhveshi plotesisht njerezit nga c’do gje me vlere.

    Dhe kete e bejne, duke u justikuar si gjoja e mira e pergjithe kolektive, per ta shitur te idiotet e dobishem, te cilet behen vegla te tyre, per shkaterrimin e tyre dhe te tjereve. Krijojne nje konsensus artificial e kriminal, te cilin pastaj e impozojne mbi individin me dhune e presion.

    Reply
  • vlonjati says:
    January 19, 2023 at 6:36 am

    Tarafi,ne beme revolucion e sollem diktatorin Hoxha,beme perseri revolucion e sollem pjellen e Hoxhes ne pushtet .

    Reply
  • Eri says:
    January 19, 2023 at 8:57 am

    Fende je pro kaos
    Anarkik

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    January 19, 2023 at 9:29 am

    @ Phoenix, perse dalin keto lajmet e mbledhjes se Davosit? Ca qellimi kane?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 19, 2023 at 9:41 am

    Sistemi KAPITALIS po dështon përfundimisht.Pasi 95 % e popullsisë është e FARFËR.
    -Më konkretisht për vëndin tonë:
    -Në Shqipëri numërohen 10-12 OLIGARK me pasuri madhore.Bisezmeni MANE është i pari ndër ta.Por Opozita nuk nxjerr EMRA.Pasi shumica e tyre vunë pasuri në kohën e Qeverisjes PD 92-13.Kjo argumentohet me pasurit e madha që kan vën drejtuesit e qeverisë S.Berisha & I.Meta në vitet 1992-2013 me Vila gjithandej për familjarët & Aleatët e tyre.Ndaj Sb u shpall NON GRATA nga Amerika,Anglia,etj..!
    -Oligarku pas Sb është Tropojani Bashkim Ulaj me bisnese në Shqipëri,Ballkan,Europë deri SHBA.Dhe askush nuk e zë në goi nga e djathta dhe e majta..!!
    -Këta OLIGARK nuk taksohen fare ose shumë ultë,Ndonse Qeveria Rama 1,2,3 zbaton TAKSIMIN PROGRESIV siç po kërkohet në Samitin e DAVOS..!
    -Nuk besoi që KESH & UK të faturoi DRITAT & ujit në vilat e Gj.Lalzit,TEG,LONG HILL,KURORËN E TIRANËS,GOLEM,DHËRMI,SARANDË,etj.
    -Në shumë bisnese nuk jepet Kuponi Tatimor prej vitesh,Kur në 1997 në Greqi nuk më lan të iki pa mar kuponin kur mora bukën..!
    -Mesa Shifet DIGASTERIN E FINANCAVE DHE EKONOMISË QEVERIA RAMA E KA SHUMË TË DOBTË,të paaftë ose të kompromentuar,Korruptuar..!
    -Në 32 vite nuk është zbatuar PARIMI..KUSH DOMTON-ZHDËMTON.
    -Kjo është arsyeja që në 32 vite është vjedhur,Shkatërruar,Shitur mbi 350 mild.$ pasuri e 46 viteve të mbi 500 ekonomive..nga këto 130 mild.$ pasuri Ushtarake,Pasi si ish Ushtarak më dhëmp shpirti kur i lexoi e dëgjoi.Ku shkoi gjith kjo djersë e derdhur e popullit..!
    -Si ka mundësi Ai që bëri katrahurën pasurore të vëndit shoqërohet në foltore për të ardhur në pushtet përsëri..!?
    -Lind pyeta:Kjo metodë zbatohet në vëndet Perëndimore..!? Nuk besoi:
    ☆SHBA+BE rekomanduan që me reformimin e Drejtësisë se RE(që e monitorojnë e financojnë vetë) kan rekomanduar që në 2016 se”.. Duhet TU SEKUESTROHET PASURIA E TË VETINGUARVE NË DREJTËSI..” A po zbatohet kjo..!? JO..JO.!
    ☆ Sb u shpall non grata për KORRUPSION MADHOR FAMILSR & ME ALEATËT..etj.A e di SPAK 101 rastet
    korrupsioni të Sb në 32 vite..!?
    -Arben Kraja i kërkonte fate DASH si dhe Saliu..Po A.Dumani çpo bën..!?
    -A mos vall Veriorët në krye të SPAK do e falin përjetsisht Sb për kundër DASH..!?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 19, 2023 at 9:48 am

    Sistemi KAPITALIS po dështon përfundimisht.Pasi 95 % e popullsisë është e VARFËR.
    -Më konkretisht për vëndin tonë:
    -Në Shqipëri numërohen 10-12 OLIGARK me pasuri madhore.Bisezmeni MANE është i pari ndër ta.Por Opozita nuk nxjerr EMRA.Pasi shumica e tyre vunë pasuri në kohën e Qeverisjes PD 92-13.Kjo argumentohet me pasurit e madha që kan vën drejtuesit e qeveris S.Berisha & I.Meta në vitet 1992-2013 me Vila gjithandej për familjarët & Aleatët e tyre.Ndaj Sb u shpall NON GRATA nga Amerika,Anglia,etj..!
    -Oligarku pas Sb është Tropojani Bashkim Ulaj me bisnese në Shqipëri,Ballkan,Europë deri SHBA.Dhe askush nuk e zë në goi nga e djathta dhe e majta..!!
    -Këta OLIGARK nuk taksohen fare ose shumë ultë,Ndonse Qeveria Rama 1,2,3 zbaton TAKSIMIN PROGRESIV siç po kërkohet në Samitin e DAVOS..!
    -Nuk besoi që KESH & UK të faturoin DRITAT & ujit në vilat e Gj.Lalzit,TEG,LONG HILL,KURORËN E TIRANËS,GOLEM,DHËRMI,SARANDË,etj.
    -Në shumë bisnese nuk jepet Kuponi Tatimor prej vitesh,Kur në 1997 në Greqi nuk më lan të iki pa mar kuponin kur mora bukën..!
    -Mesa Shifet DIGASTERIN E FINANCAVE DHE EKONOMISË QEVERIA RAMA E KA SHUMË TË DOBTË,të paaftë ose të kompromentuar,Korruptuar..!
    -Në 32 vite nuk është zbatuar PARIMI..KUSH DOMTON-ZHDËMTON.
    -Kjo është arsyeja që në 32 vite është vjedhur,Shkatërruar,Shitur mbi 350 mild.$ pasuri e 46 viteve të mbi 500 ekonomive..nga këto 130 mild.$ pasuri Ushtarake,Pasi si ish Ushtarak më dhëmp shpirti kur i lexoi e dëgjoi.Ku shkoi gjith kjo djersë e derdhur e popullit..!?
    -Si ka mundësi Ai që bëri katrahurën pasurore të vëndit në 32 vite shoqërohet në foltore për të ardhur në pushtet përsëri..!?
    -Lind pyeta:Kjo metodë zbatohet në vëndet Perëndimore..!? Nuk besoi:
    ☆SHBA+BE rekomanduan që me reformimin e Drejtësisë se RE(që e monitorojnë e financojnë vetë) kan rekomanduar që në 2016 se”.. Duhet TU SEKUESTROHET PASURIA E TË VETINGUARVE NË DREJTËSI..” A po zbatohet kjo..!? JO..JO.!
    ☆ Sb u shpall non grata për KORRUPSION MADHOR FAMILAR & ME ALEATËT..etj.A e di SPAK 101 rastet
    korrupsioni të Sb në 32 vite..!?
    -Arben Kraja i kërkonte fate DASH si dhe Saliu..Po A.Dumani çpo bën..!?
    -A mos vall Veriorët në krye të SPAK do e falin përjetsisht Sb për kundër DASH..!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?