Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debat mes Spahos dhe Ballukut: Ti nuk ke as etikën e as burrninë të përmendësh familjen time
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Debat mes Spahos dhe Ballukut: Ti nuk ke as etikën e as burrninë të përmendësh familjen time
AktualitetPolitike

Debat mes Spahos dhe Ballukut: Ti nuk ke as etikën e as burrninë të përmendësh familjen time

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Seanca plenare maratonë e parlamentit vijon ende. Së fundmi ka pasur një debat me deputetit të PD-së, Edmond Spaho dhe zv/kryeministres Balluku. Shkak është bërë përmendja e familjes Balluku.

Edmond Spaho: Tani edhe një sqarim të fundit për zonjën Belinda Balluku, zv/kryeministren. Unë nuk jam marrë asnjëherë me familjarët e njërit apo tjetrit. Kam 30 vjet këtu, po të dalë njëri që të thotë këtu je marrë me familjarët atëherë po. Nuk thua të vërtetën kur unë qenkam marrë disa herë me familjarët e tu. Asnjëherë në botë nuk jam marrë me familjarët e tu. Më trego rastin kur kam folur këtu në seancë për familjarët e tu dhe atëherë unë të kërkoj ndjesë. Unë merrem me sjelljen tuaj politike dhe profesionale. Për këtë të paralajmërova, kujdes se e ke vënë firmën ti dhe ministrja e Financave. Ai ka qenë këtu, po të ishte burrë, e firmoste vetë. Prandaj ky ishte qëllimi im, për të thënë mos të kalosh në një histori po aq të hidhur sa më përpara. As më duhet pastaj njerëzit e familjes tuaj, janë të nderuar, as i njoh, as me njohin dhe nuk po merrem me këtë çështje. Vetëm po të them, kujdes se ke vënë firmat. Nesër do shkosh ti atje se e ka praktikë Edi Rama këtë, nuk firmos asgjë me zarar.

Belinda Balluku: Sapo e përmende familjen time përsëri zoti Spaho dhe nuk e di a do më kërkosh falje se më tregove që do kaloj edhe një herë një histori të hidhur. Mondi, fokus tek familja jote, sepse ke gjithë ditën që rri këtu, u bërë hero, do marrësh medalje shpresoj nga Saliu nesër në mëngjes, por merru me familjen tënde. Nuk të ndërpreva pavarësisht se fole gabim. Ja ku e përmende prapë familjen time dhe e ke përmendur dy seanca më parë, kur the që zv/kryeministrja që keni aty ka bërë krime lufte, etj etj. Tani i nderuar, ta sqarova, flet nga vendi sepse nuk arrin të kontrollosh veten dhe në këtë moshë është gabim mos ta kontrollosh veten sepse detyrohemi dhe ne të humbim respektin. Shihe si flet nga vendi, është e tmerrshme mos të kontrollosh veten. Sapo më përmend prapë familjen time dhe më tregove historinë e hidhur. Historitë e hidhura të familjes sime i di gjithë populli shqiptar dhe di sa vite burg dhe internime ka bërë familja ime, mbi 130 vite. Ti nuk ke as etikën, as burrninë dhe as tagrin të përmendësh familjen Balluku. Ti duhet të heshtësh njëherë e përgjithmonë se nuk më bënë punë as falja jote. Falje nga njerëzit që nuk e dinë se ku e kanë vendin nuk i hyjnë në xhep askujt. Dhe ti Ina mos e duartrokit. Mos i duartrokit se marrin zemër se janë njerëz që nuk thithin shumë se po të kishin thithur ndopak, sot ia thashë një herë duhet ta kishte mbyllur. Vazhdon dhe del këtu më thotë mos bëj gabimet unë se i pritet barku atij për gabimet e mia. Ai e ka fiksimin të përmendë historinë e familjes sime. Familja ime është më e nderuara në Tiranë. Nuk e keni idenë sa krenare jam unë për mbiemrin që mbaj.

- Publicitet -

Edmond Spaho: Ne flasim nga vendi sepse ju nuk të jepni të drejtën e fjalës. Ndihemi keq dhe gjatë gjithë ditës sot… ja e shikoni këtë që nuk ndërpret.

Belinda Balluku: Vazhdo, unë nuk do të të le se do bëj çfarë ke bërë ti që të kuptosh çfarë ke bërë.

Edmond Spaho: Historia jote Belinda nuk është histori familjare, por politike. Të kërkoj ndjesë ty me kushtin që ti t’i kërkosh ndjesë të gjithëve familjarëve të aryte që ka vrarë dhe ka çuar në internim dhe nëpër burgje gjyshi jot.

Ermonela Felaj: Zoti Spaho uluni dhe mos e bëni më këtë sjellje në kuvendin e Shqipërisë ju dhe askush tjetër. Nuk është as etike dhe as dinjitoze që këtu të invokoni familjarë, fate dhe të tyre. Uluni ju lutem, mos e prishni zhvillimin e rregullt të seancës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • LEON says:
    November 24, 2022 at 9:46 pm

    Po nuk te nxihet bytha ty moj balluke per Beqo pilafin qe kullufiste nje dash me gjithe brire.
    Tjeter kund e ke hallin!

    Reply
  • Andis says:
    November 25, 2022 at 5:30 am

    Belinda Balluku ka qene ne internim se i mbaj mend kur jetonin ne nje dhome mbas vellezerve Frasheri ne vitet 1994-1995 bashke me Pamelen dhe vellain e vogel.

    Reply
  • ?+ says:
    November 25, 2022 at 6:25 am

    në 94 dhe 95 belinda në burg.
    o andis budallai/budallaçka po hanke mut shum ti si duket

    Reply
  • Rita says:
    November 25, 2022 at 11:12 am

    Se per cfare burrerie flet mbesat e kriminelit Balluku s’kuptojme.Gjyshi ishte nje zbatues i rregjimit diktatorjal e kjo mburret.Nostalgjine familjare t’a shprehesh ne familje e jo ne Parlament. A eshte cituar periudhe 44 – 92 si diktature ? PO . Atehere per cfare krenarie e burrerie flet kjo ? Kësisoj te cmendura na qeverisin .

    Reply
  • ?+ says:
    November 25, 2022 at 11:19 am

    o rita = intelektuali = fatos lubonja a nuk e ke kuptuar që nuk është fajtor fëmija për krimet e të jatit.
    ?
    pse donte belinda që gjyshin ta kishte vrasës?
    doje ti që babain ta kishe në burg o fatos edhe pse më parë sekretar partie në korçë e më pas drejtor i rtsh

    Reply
  • Aldrin says:
    November 25, 2022 at 11:23 am

    Po rrace muti e gjyshit eshte, as me shume e as me pak. Kellire ai, kellire kjo. Cope kafshe prepotente ai, nje mut me injorante kjo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?