Sot në GJKKO u zhvillua seanca e radhës paraprake në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.
Seanca u zhvillua mes debateve ndërsa Veliaj braktisi sallën me pretendimin se nuk u dëgjua nga trupi gjykues.
Avokatja kryesisht Valentina Teodoresku ka kërkuar shtyrje te seancës pasi nuk ka arritur që të konsultojë me Veliajn të gjitha aktet hetimore. Këtë kërkesë avokatja e argumentoi duke thënë se taksia e priti vetëm 1 orë në qendrën e paraburgimit në Durrës dhe nuk pati më shumë kohë në dispozicion.
Kërkesa nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja e çështjes Etleva Deda ndërsa Veliaj ka kërkuar përjashtimin e saj pasi i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht.
Pas largimit të Veliajt seanca vijoji deri sa palët përfunduan dhënien e konkluzioneve. Seanca e radhës është caktuar më datë 9 shkurt në orën 12:00 ku pritet të jepet vendimi për çështjen e Veliajt, nëse do të kalojë ose jo për gjykim.
Sakaq, do të vendoset nëse kërkesa e Veliaj për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda do të pranohet ose jo. Në rast se pranohet, kërkesa do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtare.
Për mediat, avokatja Teodoresku tha se kërkesa për shtyrje të seancës është e drejta ime dhe se nuk është arritur që të gjitha aktet hetimore të konsultohen me Veliajn. Ajo tha se është e pamudur të paguajë taksi për çdo herë që shkon në paraburgimin e Durrësit ndërsa përsëriti kërkesën për vënien në dispozicion kryebashkiakut mjetet për tu njohur me dosjen hetimore.
“Asgjë nuk ndodhi, unë kërkova të shtyhej seanca ngaqë kam shkuar dy herë në paraburgim. Një herë ka qenë i sëmurë duke marrë serum, herën tjetër realizova, biseduam por jo të mbaronim tërësisht, dhe nuk vendosëm se cfarë do të thonim.
Unë kërkova shtyrje dhe kjo është e drejta ime. Taksinë e përmenda se kam paguar 2 herë… Nuk kam mjet transporti, kam marrë taksinë dhe kam paguar 80 mijë lekë. Unë më shumë kam dhënë sesa kam marrë. Këtë duhet ta ketë parasysh gjykata që nuk na paguajnë siç duhet. Unë i kërkova kohë gjykatës. I kërkova që gjykata ta pajisi Veliajn me një laptop pa internet dhe një USB se ai kërkon që të njihet me dokumentet. Unë nuk mund t’ia them Veliaj 60 mijë faqe përmendësh”, tha avokatja Teodoresku.
Kryebashkiaku Erion Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025. Për gjykim është dërguar edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona e shoqëri të tjera, pjesë e dosjes “Veliaj”. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.
Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.

Po kthehet n qesharake kjo histori
Pse po kthehet ne qesharake kjo histori?
Si ka mundesi nuk gjendet nje avokat per të qenë për këtë
Nese gjykata kushtetuse thot qe Veliaj duhet te kthehet ne pune, une nuk e marr vesh pse gjykatat e nivelit me te ulet nuk nderrojne masen e arestit?
Fubdja ku do vej kryebashkiaku Tiranes?
Ti heqin pasaporten dhe t mbarojne hetimet
Izolimi i Veliajt eshte sa i dyshimte,i pa arsyetuar,po aq i demshem tek opinioni juridik profesioñal brenda dhe jashte vendit.Diskreditues per profesionalizmin e GJKKO dh SPAK.
KJo gjendje tregon se drejtesia shqiptare eshte katastrofe. Prokurore, gjykates dhe gjithe zinxhiri drejtues i tyre me KLP e KLgj, duhen rrethuar me ushtri dhe parlamenti shqiptar te nderprese çdo marrdhenie me keto institucione si gjendje te jashtezakoneshme dhe kriminale. Ka kaq kohe qe kur shkoi Dumani ne SPAK, çdo gje mori tatpjeten ne drejtesi , ai qe kishte dy here dosjen e 21 janarit dhe heren e trete po e varros prape. Ka ndonje organizim edhe te jashtem qe ndodh gjithe kjo hata ne Shqiperi me prokurore e gjykates, jane kthyer ne organizate te hapet terroriste. S’ka rruge tjeter ! Shteti duhet te funksionoje ne kushtet te veshtira dhe te pezulloje punen e ketyre njerzeve. Ne fund eshte parlamenti shqiptar qe mban pergjegjesi para popullit qe e ka votuar, as mediat, as gazetaret, as prokurore e gjykates; keta jane derivate te parlamentit shqiptar dhe ai duhet te ngrere popullin ne kembe per te marre situaten ne dore. Ketshtu si po ndodh, eshte drejte katastrofes. Ne emer te patriotizmit shume njerez jane kthyer ne intrigante. Ujku mjergull do. Eshte koha te shterngohen rripa dhe çthurja qe e quajne liri te kufizohet ne maximum per te shpetuar vendin. Lerini perrallat e kesaj demokracie qe po i shikojme qe nga Amerika !
pse si futin nje plum n’kok keti dylberit sunit velia?
nje cike buba-buba duhet si fillim…
Mundohet te shpetoj me procedure ky hajdut Veliu se ndryshe nuk ka avokat ta marr persiper dhe ta nxjerr te paster.
Mot mot si sot nga Bashkia je ndare
OJQ-te dhe Mediat plasen duke qare.
Sa parqe lulishte zure ne Tirane
Merot dhe Bektashet te qane me ofshame.
Kopilat 5D dualen te TANE
Bosat e ndertimit nderruan USTANE
Te kujtojne Azilet, U bere hatane.
Kazanin e Supes edhe Bakllavane.
Kur vidhnje Ti, gezonje Dynjane
Breke firmato,funde dhe fustane
Po kishin lezet shkrimtare,gazetare
Ne Listepagesat e Ujesjellesit Tirane.
Ne taxat e Bashkise Media zaberhane
Portale gjobevenesish me adrese ne Tirane,
Cingije dasmash,qe luajne Tallavane.
Jo vetem Bossat qe luajne parane.
O debilat e Dites. Filloni shkrimin me Kryefjale.
Gjyakata e Posacme ka nisur sot ne oren 11 procesin etj..
Ose, Sot ne oren 11 Gjykata e Posacme ka nisur procesin.
Dini te ndertoni fjaline ne menyre korrekte kur shkruani nje shkrim?
Jeni gazetare, apo papagalle?
Po i thuj gruas te shesi ca pale breke, e te paguaj taksine e Theodhoreskut. Ca na qahesh kot.
Që të gëzonte mbrojtje të fortë siç e dëshiron prej avokatit duhej të ish siguruar të paktën tre muaj para se t’i bëhej e njohur aktakuza.
Me avokat shteti është si ajo thënia “me pesë haspra kërkon verë të mirë miku”. Për këtë arësye kërkesa e lalit për përjashtimin e gjyqtares është pa bazë. Duket si diçka e kurdisur.
Justifikimi i Teodoreskut gjithashtu nuk qëndron se taksinë e parë e paguante në vend dhe kur të mbaronte proçesi merrte taksi tjetër. Fundja shtetit do ja faturonte dhe rrugën vajtje-ardhje.
Mendja ma thotë se lali & co. nuk janë brenda, ashtu siç gjithkush e mendon. Perderisa zvarriten me qëllim proçeset ata janë së paku njërën këmbë e kanë jashtë.
Nga vera them se do e çojnë ke kati i tetë si lexhendën e pasi të dalë “i pafajshëm”, do e dëmshpërblejnë, do i rikthejnë sekuestrot, e pastaj do shpalosi ke bashkia flamurin e mjaftit dhe do thërrasë “Xoni ik”.
Mos se na nxore sekretin e fletëve në dosje.
Me këtë çashtje do të pasurohesh.