Kuvendi ka nisur me përplasje ditën e sotme për komisionin e Sterilizimit dhe Check Up-it dhe mungesën e dëshmisë së ish-Ministrit Ilir Beqaj.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja se kërcënoi gjatë mbledhjes në komisionin hetimor për Sterilizimin deputetët e opozitës. Po ashtu ai tha se Beqaj guxonte të futej në sallën e mbledhjes i pashqetësuar nga policia e burgjeve dhe garda. Sipas Bardhit, shumica socialiste nuk pranoi që të shtynte afatin e hetimit të komisionit.
Nga ana tjetër kryeparlamentarja Spiropali tha se kërkesa për përfundimin e afatit të punimeve të komisionit ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Spiropali shtoi se ndihej pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e ka dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kishte paraqitur.
Diskutimi në Kuvend:
Bardhi: E para zonja Spiropali, kur kolegu Noka po i referohej hajdutit dty metrosh e kishte për Beqajn, jo për kryeministrin, nuk e di pse ju vajti mendja të kryeministri. Ju zonja drejtuese e seancës nuk keni asnjë të drejtë të më ndërhyni në fjalën time. Së dyti, meqë kujdesesh për etikën, ti zonjë duhet të jesh e shqetësuar që një person i burgosur, dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit dhe guxonte të futej në sallën e mbledhjes së komisionit dhe guxonte i pa shqetësuar të kërcënonte deputetin e opozitës.
Dje në konferencën e kryetarëve keni vendosur të mos i jepni më shumë kohë dhe pse ai komisionin nuk ka mbyllur planin. Sipas ligjit kjo do të thotë ti mohosh të drejtën për të hetuar. Keni për detyrë ti siguroni komisionit të drejtën për të hetuar. Ju mendoni se duke penguar të drejtën e opozitës për kontroll parlamentar, një nga shqetësimet e ngritura në progres raport ishte ngushtimi i opozitës për të ushtruar të drejtën e kontrollit parlamentar.
Ja ku e keni shembullin Pse nuk bëheni zëdhënëse e Kushtetutës, e ligjit dhe rregullores për t’i dhënë opozitës më shumë kohë për të vijuar punën, se deputetët e tuaj përtojnë për të punuar, ndërkohë e tyre është të rishikojnë vendimin. Ndaj ju lutem, ta rishikoni atë vendim, të keni një qëndrim sipas rregullores së kuvendit për të dënuar shantazhin që një kriminel në burg ka kërcënuar deputetë dhe të lejoni hetimin normal të komisionit.
Spiropali: Kërkesa që ka ardhur i është paraqitur konferencës së kryetarëve dhe pse nuk kishte një vendim të ndërmjetëm. Ndihem pak në faj që atë kërkesë me 7 deputetë e kam dërguar në konferencë të kryetarëve, sepse pa një vendim të ndërmjetëm nuk duhej ta kisha paraqitur. Por për hir të rëndësisë së posaçme të votimit e kam dërguar. Në fund është vendosur për mos shtyrje. Komisioni është shtyrë dy herë për të dalë në konkluzione, jo të shpërdorojë detyrën.
Sa i takon asaj se kush është kriminel, e përcakton prokuroria dhe gjykata dhe përsa dikush kohë vjen në komision dhe tregon gatishmëri për të dëshmuar, duhet ti jepet mundësia që kjo të ndodhë. Sa i përket pretendimeve të tjera, jam vënë në dijeni sot në mëngjes. Patjetër që Garda ka respektuar rregulloren, do shihen me vëmendje. Sot në mëngjes jam vënë në dijeni të kërkesës tuaj.
Bardhi: Lejojeni dispozitën dhe rregullin, s’ka asnjë dispozitë e rregull për vendim të ndërmjetëm. Afati i Komisionit është kompetencë ekskluzive e propozuesit dhe më tej Konferenca e Kryetarëve që përcakton kohëzgjatjen e Komisionit. S’ka rëndësi kush sjell çështjen, por nëse Komisioni e ka përfunduar punën e tij apo jo. Komisioni se ka përfunduar ende planin e tij të punës dhe për sa kohë s’ka përfunduar, nuk mund të ndërpritet aktiviteti hetimor. Afati ka mbaruar dje dhe ju s’i dhatë kohë Komisionit për raportin përfundimtar që t’i paraqitej seancës parlamentare. E keni vrarë Komisionin, s’e keni lejuar opozitën të bëjë punën e saj. Sot duhej të diskutohej raporti përfundimtar i Komisionit, ndaj vendimmarrja juaj është kundër ligjit, Kushtetutës dhe rregullave të Komisionit parlamentar. Mblidhni konferencën dhe zgjasni afatin e Komisionit, t’i japim edhe dy javë për raportin e një javë për hetimin, total 3 javë e të biem dakord, e të mos pengojmë punën e komisionit.
Beqaj s’e ka vullnetare ardhjen dhe përgjigjen në Komision, e ka detyrim ligjor. Ajo që ka ndodhur është se Beqaj do e japë dëshminë sipas rregullave që cakton vetë ai nga qelia, por Komisioni funksionon sipas ligjit, rregullores dhe procedurës. Të jetë në përputhje me ligjin jo sipas rregullave që cakton Ilir Beqaj, do flasi sipas rregullave të funksionimit të Kuvendit. Ai mund të ketë me vete edhe një tank me tytën drejtuar deputetëve të opozitës për t’i intimiduar, por për të dëshmuar. Nuk mund të shkosh me projektor për të dëshmuar, nuk merr pauer point e makina me letra me vete, por i nënshtrohesh procedurës, e jo rregullave që cakton ti vetë. Lejoni vijimin dhe zgjatjen e afatit me 3 javë të Komisionit Hetimor, krejt e arsyeshme për raportin, që të respektojmë Kushtetutën e republikës.
Spiropali: Duhet të respektohet rregullorja e Kuvendit, s’mund të kalohet në fyerje, ju lutem! Gjykata dhe Prokuroria caktojnë nëse një person është ajo jo fajtor dhe hajdut…
Ndërkohë edhe deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se Beqaj ka tentuar që të intimidojë deputetët e Opozitës. Ndërkohë që Spiropali i ka kërkuar që të mos fyej Beqajn.
Pjesë nga debati:
Flamur Noka: Keni filluar një seancë me 52 deputetë, nuk fillon seanca pa kuorum, një shkelje e rregullores. Vjen një hajdut 2 metra
Spiropali: Ju lutem mos fyeni. Nuk lejohet me rregullore
Noka: Vjen një akt i turpshëm, i inkurajuar nga dhuna që ju ushtroni ndaj opozitës, vjen një hajdut 2 metra i gjatë guxon të agresojë deputetët e Kuvendit. Guxon një hajdut në vend që të japë llogari, të kërcënojë.
Spiropali: Ç’do njeri ka të drejtën e dinjitetit që nuk ka të drejtë t’ja nëpërkëmbë askush.
Noka: Një hajdut 2 metra i gjatë ka vetëm dinjitetin e hajdutit. Ajo sjellje tregon qasjen tuaj për të mbrojtur hajdutin. Paniku se po iu del e vërteta e hajdutërisë bën që të shkelë çdo normë. Komandati i Gardës duhet të mbajë përgjegjësi se mbrëmë e kanë lënë Beqajn pa asnjë gardistë. Guxoi intimidoi deputetët.
Dy injorante bashkebisedojne!?Kuj shqiptari i sherben ky lajm idjot!?
Hetimi penal nga organet e Drejtesise eshte hetimi me profesional qe mund te behet per nje ceshtje.Opozita kerkon hetim parlamentar per nje ceshtje qe Drejtesia heton dhe ka fut edhe njerez ne burg.Pozita e miraton dhe nje tufe depute injorante nga te dy palet ndeshen politikisht ne komision hetimor.E kuptoni ku e keni katandis nivelin e shtetit.Ne gropen e zeze te luftes politike.Keni ngjall epoken komuniste me fushatat e terbuara te luftes se poliagjenteve nen drejtimin e Enverit te ri Sali Berishes.Ne fillim te 97 e beri nje analize antiamerikane qe perfundoi me nje prag lufte civile .Po tani cdo te arrije ky monster,ne prag te gjykimeve penale kunder tij?.
Aaaa.Opozita ka te drejte.Ilir Beqja me koncesionet e bujshme,,Chek-Upu,Brisqet e Kirurgjise,Dhurimi i laboratoreve te Spitaleve Andartit greko-vorio pirot Katrapano,Hemodializa etj eshte lubia e korrupsionit ne qeverine e korrupsionit.KY I MESOI TE GJITHE,.Para ketij Sajmir Tahiri eshte thjesht nje spaciator,
Prandaj ti lihet kohe Parlamentit te hetoje,Mps e nxjerrin zullapin Beqja per fotografi,
Mijra rreshta komente kam shkruar kunder Gaz Bardhit dhe Flamur Nokes qe nga vrasja ne Elbasan,por ketu kane te drejte.Hilerat e Spiropalit jane me te felliqta se krimi.
Nxirrni edhe Ate Te bukren e shkambit,,delem e perendise,Shejtanken ne Hurdhet,Vilma Nushin,,qe i donte miljardat si Taxa e Shurres..Kur plasi Kovidi Mbylli chek-Upin ,u arratis ne Turqi,,Erdhi prape per te mbledhur te tretat e shurres,se e ka prej uii te bekuar,,Nxirreni mor qelbesiren,swe i ka marre 100 miljuon euro ketij populli dhe ben si e shenjta shen Meri.Te jape llogari para komisjonit,,te shohim ftyren e Hizrit Sulejman!