Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Debati për emigrantët në Britani, Rama: S’jemi në bunkerin e komunizmit që t’i detyrojmë njerëzit të rrinë këtu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Debati për emigrantët në Britani, Rama: S’jemi në bunkerin e komunizmit që t’i detyrojmë njerëzit të rrinë këtu
KryesorePolitike

Debati për emigrantët në Britani, Rama: S’jemi në bunkerin e komunizmit që t’i detyrojmë njerëzit të rrinë këtu

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama iu rikthye debatit të lindur në Britaninë e Madhe për emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve. Gjatë një takimi me banorë të Tropojës, Rama theksoi se jetojmë në një botë të lirë dhe jo në bunkerin e komunizmit që të detyrojmë njerëzit të rrinë këtu.

Duke cituar një gazetare të famshme britanike, shefi i qeverisë tha se shqiptarët sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në krye të herës, ose atë që kanë bërë dhe vetë britanikët kur kanë qenë pak më të pasur dhe që është emigrimi.

“Më bëri shumë përshtypje artikulli i një gazetareje të famshme britanike që shkruante në lidhje me debatin e hapur në Britani pas ndërhyrjes time në atë debat dhe thoshte që vetëm vendet diktatoriale vënë në diskutim lirinë e njerëzve për të ikur apo për të ardhur. Shqiptarët thoshte sot po bëjnë atë që bota e ka bërë qysh në lindje të saj.

- Publicitet -

Shqiptarët po bëjnë atë që ne kur kemi qenë më pak të pasur e kemi bërë shumë më tepër se këta në një kohë tjetër.

Po bëjnë atë që sot e bëjnë qytetarët e këtij vendi që jetojnë në zona të vështira, pasi ka dhe aty zona të vështira dhe njerëz që largohen për në Londër.

Është e pamundur dhe nuk është e drejtë për t’i thënë njerëzve rrini këtu mos ikni. Njerëzit janë të drejtën e tyre për të marrë vendimet pasi nuk jemi në bunkerin e komunizmit”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
20 Comments
  • spata says:
    November 4, 2022 at 10:22 am

    Bo bo . Me keto shprehje tani e ke trefishuar numrin e emigrantve qe do largohen nga vendi .Nese e do Shqiperine te jetoje gjalle ne shekuj ,ndryshoni sjelljet e politkes dhe hiqni dore nga kanunet e zakonet e se shkuares .Ndryshe djepi do mbetet boshe.

    Reply
  • Hasmi mos te paste! says:
    November 4, 2022 at 10:48 am

    Nje kryeminister si ky mos e paste as hasmi!
    Komunizmit t’i hash mutin se ndertoi qindra fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,miniera,hekurudha,flote tregtare detare,etj dhe nuk linte asnjeri pa pjne!
    Ndersa ti,o i mallkuar,armik i shqiptareve pasi ua ke nxire jeten shumices se shqiptareve,i nxir dhe i detyron te ikin nga vendi!
    A e di ti,more qafir se shumica e shqiptareve,po te na sulmoje serbi apo greku,behen me pushtuesit e husj vetem qe ti te zhdukesh nga pushteti?

    Reply
  • Spak says:
    November 4, 2022 at 10:49 am

    Nuk ka te beje Rama me ikjen e njerezve! Po te degjosh berishistet injorante thone se Saliu i hoqi vizat! Atehere Saliu eshte arsyeja kryesore qe ikin! Gallate berishiane! Njeriu shkon atje ku i behet me mire! Shqiperia nuk eshte nje vend qe mban me shume se 1 milion! Por kur Sali dhe Like dy kriminelet me te medhenj me Mul Noken dhe Neshon, Ambasadorin,” good luck” Albania!

    Reply
  • Kozmopolitizmi says:
    November 4, 2022 at 11:01 am

    Rama është kozmopolit dhe aspak nacionalist, ndryshe nga serbët dhe grekët! Por, përsëri duhet votuar, sa kohë që opozita ka figura të kriminalizuar, si Berisha, Meta dhe kompani. Shqiptarët do t’a shohin me keqardhje zbrazjen e vëndit dhe ripopullimi me të tjerë, sa kohë që ekonominë e vet e bazon tek niveli i ulët si ai i fasonëve. Cila është zgjidhja: gjeja e parë është, largimi i politikanëve që shkatëruan industrinë, si Berisha. Të dalin politikanë me vizion, si të zhvillojnë industrinë, veçanërisht industrinë e lehtë dhe të rriten pagat, që të rinjtë të mos largohen. Të ulen shpenzimet për qejfe dhe të rritet vullneti për punë, duke stimulusr me pagë. Kjo duket se sa para futen nga turizmi, të cilat janë të barabartë me ato qé shpenzohen jashtë! Ka shumë gjëra për të rregulluar, por kryesorja është që të punohet dhe jo kafeneve plot!

    Reply
  • Sos says:
    November 4, 2022 at 11:02 am

    TE DINIM JO KAQ TE RRJEDHUR
    PO NA BEFASON
    SE SA KE SHKALLUAR
    KOHA PO TREGON

    NUK TE BEN BYTHA PER PUNE
    VETEM BROCKULLIS
    ENVERI .ESHTE VIGAN
    TI VECSE NJE PIS

    PRIT DHE PAK SA TE VIJ ORA
    TE ZBRESESH NGA FRONI
    GOMERET ME TY DO TALLEN
    BOLL TU LA TIMONI

    Reply
  • TROPOJA says:
    November 4, 2022 at 11:11 am

    Sot jemi me keq se ne bunkerin e komunizmit. Atehere e kishim nje cop buke. Po sot pikerisht rinia po largohet se ketu nuk e siguron buken. Vendi po mbushet me te huaj, me krah pune nga jashte. Sa per vendasit ju vetem po i largoni me politikat tuaja.
    Jetesa eshte shtenjtuar shume, rinia kur shikon familjen qe sdi nga tja mbaje largohet me shprese se jashte do siguroj buken. Dhe ashtu eshte.
    Duhet pare gjendja e shumices dermuese, jo e pakices qe vjedh e jeton ne lluks.
    E pra kjo shumice eshte e pakenaqur nga qeverisja juaj. Dyshoj se perseri ne fushate do te shkoni me alterbativen, se do te ulni TVSH, gje qe ska per te ndodhur sa te jeni ju ne pushtet.
    Ju e krahasoni gjendjen me Europen. Por e dini qe pensionet tek ne jane qesharake, as per buke thate nuk dalin. Prandaj themi qe ne Shqiperi eshte veshtire te jetohet.

    Reply
  • mali says:
    November 4, 2022 at 11:23 am

    Po mjeket e rinj qe kerkon t’i gozhdosh me mos dhenien e diplomes me ligjin tend nuk jane ne bunker?Ka ikje e ikje .Ka ikje ku kujdeset mafia dhe ikje ku kujdeset shteti me rregulla e ligje,me dinjitet.Rama eshte per te paren sepse mer %-jen e fitimit.

    Reply
  • mirel says:
    November 4, 2022 at 11:50 am

    Jetojme ne nje bote te hapur ku secili ben zgjedhjet e veta.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 4, 2022 at 12:20 pm

    Dje kur Shqipëria kishte 3.7 milion banorë kishte bukë për të gjithë,sot kur numron rrethë 2 milion banorë nuk mjafton buka.
    Epo nuk është vështirë të dihet përse…..

    Reply
  • Aldrin says:
    November 4, 2022 at 12:26 pm

    Jetojme ne Open Ballkan. Tregun e sigurojme te Serbia, ndersa jeten ne Evrope

    Reply
  • Phoenix says:
    November 4, 2022 at 12:30 pm

    Eshte qesharake qe ky Komunist pretendon se ne nuk eshte Komunist. Kaq te pacipe jane keta Neo-Komunistet..

    Lexoni kete librin. Eshte madhestor.

    Wall street and the Bolshevik Revolution by Anthony Sutton.

    https://ia802606.us.archive.org/2/items/pdfy-jzdqXvsS5ZHaHNVy/Antony%20Sutton%20-%20Wall%20Street%20&%20The%20Bolshevik%20Revolution.pdf

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 4, 2022 at 12:47 pm

    Po me Mendljevin si eshte puna o Phoenix?

    Reply
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 4, 2022 at 12:59 pm

    Shqipëria qeveriset nga një Kryeministër idjot dhe rrenacak i paftyrë,që thotë se Vilen në Surrel e ka bërë me Lekët që ka kursyer kur ishte emigrant në Francë,pas dy Javësh deklaroi se e ka bërë me Lekët e Gruas!
    “Është e pamundur dhe nuk është e drejtë për t’i thënë njerëzve rrini këtu mos ikni,pasi nuk jemi në bunkerin e komunizmit” thotë Rama tani.
    Para dy Javësh nën efektin e drogës
    Kryeministri Rama paralajmëronte për ‘bllokimin’ e diplomave të mjekëve: S’do ua japim direkt sa të mbarojnë shkollën! S’mund të paguajë populli shqiptar për mjekët e Gjermanisë.

    Reply
  • ?+ says:
    November 4, 2022 at 1:11 pm

    @phoenix
    a sa trap që je si intelekthalja që i thot ramutit enverist dhe komunist

    @kozmopolitzmi
    rama është hajdut muti e ska lidhje fare me kozmopoltizmin e as nacionalizmin.
    dhe kozmopolitizmi është rrymë imperialiste.

    mutin ti hajë enverit ky

    Reply
  • Phoenix says:
    November 4, 2022 at 1:38 pm

    @?+ me gjithe respektin, por dua te them se ti nuk i kupton keto gjera, sepse je i indoktrinuar qe te mos i kuptosh. Lexo librin me siper,qe te kesh nje ide, se si ka funksionuar e funksionon lidhja e Kapitalit me Socializmin apo Komunizmin.

    Juve keni mentalitet ekstremsitesh te majte, pa e kuptuar. Pa dale nga ajo guacke dhe te hapesh mendjen, nuk besoj se do arrini te kuptoni kurre se c’fare luhet.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 4, 2022 at 4:38 pm

    Shumica e di se:

    1.
    Në kohen e komunizmit, te gjithe “Shtetet Socialiste”,
    E kishin rrethuar veten me tela me gjemba.
    Perendimi thonte se te gjithe keto shtete jane izoluar
    nga bota me një “perde te hekurt”.

    2.
    Sot ndodhemi para nje kerkese paradoksale
    nga disa shqiptareqe kerkojne te ngrihet
    perseri nje “perde e hekurt ligjore”.

    3.
    Ne perpjekje per te kaluar kufirin,
    të gjithë e dimë se kane vdekur
    me mijra shqipetare.

    4.
    Edhe brenda Shqiperise kishte nje “perde te pa dukeshme”
    Njerezit nuk mund ta ndronin vend banimin.
    Te shkonin nga nje qytet ne nje tjeter.
    Me keq akoma, fshataret ishin bujk_robër.

    5. Historia nuk duhet te harrohet

    Reply
  • mali says:
    November 4, 2022 at 5:08 pm

    Jo ore i dashur Arben.T kur thua:Te gjitha “shtet socialiste”e kishin rrethuar veten me tela me gjemba ,ketu gabon sepse rumunet shkonin per pushime ne france ,pa i penguar njeri ,vetem se mernin ushqime me vehte se nuk iu kishte xhepi.Kishin makinat e tyre .Kosovaret nuk i pengonte njeri neper europe,te mos themi poloni,hungari,bullgari,ceki…Nuk kishte rrethim tela me gjemba si ishte kloni yne.Arsye eshte qe nuk jetonin keq,nuk e njihnin triske buke e tallona ushqimi,nuk e konceptonin te mos kishin nje banese ne qytet qe e kishin blere me para ,ku punonin dhe nje kasolle ne fshat qe shkonin me pushime.Uroj qe atij mirelit femija e tij t’i beje nje zgjedhje me mafiozet qe te shikoje te s’emes ate fjale “zgjedhjet e veta”.

    Reply
  • dalta says:
    November 4, 2022 at 5:30 pm

    Demagog i paskrupullt..! I heq njerëzve të drejtën e mbijetesës socialekonomike dhe thotë ”kjo ndodh kudo” . AI më i ”KEQI” i universit ( Enver Hoxha ) thoshte se ”njeriu është kapitali më i cmuar” . Vendos njkë tabelë në Rinas – mirseerdhët bangladeshas , indjanë etj.! Roland Trebicka në një komedi thoshte: Ah sa mirë ishim atëherë kur ishim keq!!!

    Reply
  • vlonjati says:
    November 4, 2022 at 8:31 pm

    Rama nuk ka faj,ai punen e vet po e ben,po i zevendeson ata qe ikin

    Reply
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 4:30 am

    Une jam larguar ne vitin 2002 me shprese se do kthehesha nje dite ne atdhe.Tani shoh qe shqiptaret edhe mbas 20 viteve vazhdojne e largohen ne emigrim. Fatkeqesi shume e madhe

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?