Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëgjesa në Fier, Mazniku: Sfida kryesore e bashkive mbetet efiçenca e funksioneve dhe mundësia reale e tyre për të ofruar shërbime cilësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Dëgjesa në Fier, Mazniku: Sfida kryesore e bashkive mbetet efiçenca e funksioneve dhe mundësia reale e tyre për të ofruar shërbime cilësore
Politike

Dëgjesa në Fier, Mazniku: Sfida kryesore e bashkive mbetet efiçenca e funksioneve dhe mundësia reale e tyre për të ofruar shërbime cilësore

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Bashkëkryetari i reformës territoriale, Arbjan Mazniku, gjatë dëgjesës që po zhvillohet në Fier, deklaroi se një nga sfidat më të mëdha të pushtetit vendor mbetet eficenca e funksioneve dhe garantimi i një zhvillimi koheziv mes bashkive, duke ofruar shërbime cilësore dhe të barabarta për qytetarët.

Sipas tij, reforma duhet të adresojë aftësinë reale të bashkive për të përballuar funksionet që kanë, burimet financiare në dispozicion dhe mënyrën si mund të përmirësohet cilësia e shërbimeve në të gjithë territorin e tyre.

“Sfida kryesore mbetet eficenca e funksioneve dhe mundësia reale e bashkive për të ofruar shërbime cilësore e të qëndrueshme. A kanë bashkitë të ardhura të mjaftueshme? A ia dalin t’u përgjigjen siç duhet nevojave të qytetarëve?Një tjetër sfidë është zhvillimi koheziv, pra i njëjtëtrajtshëm dhe garantimi i shërbimeve të barabarta për qytetarët, ndërsa ndryshimet demografike dhe lëvizja nga fshati drejt qyteteve kërkojnë një qasje të re për fuqizimin e bashkive”, theksoi ai.

- Publicitet -

Mazniku u ndal edhe te perspektiva europiane e Shqipërisë, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e legjislacionit të Bashkimit Europian zbatohet në nivel vendor, çka kërkon struktura më të forta dhe më të përgatitura për të përthithur fondet dhe programet europiane të zhvillimit.

“Nëse në vitin 2029 Shqipëria do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian, atëherë një pjesë e madhe e legjislacionit europian do të zbatohet në nivel vendor. Kjo ngre pyetjen se si do të ndërtohen strukturat e pushtetit vendor për të absorbuar fondet europiane dhe për t’u përgatitur për programet e kohezionit social dhe zhvillimit që ofron BE-ja.

Të gjitha këto krijojnë nevojën për një reformë të re: nga kompetencat që duhet të kenë bashkitë, te mënyra si do të funksionojë financimi, në kombinim me organizimin territorial. Sfida është të gjendet pika e balancës mes eficencës dhe afërsisë me territorin, në mënyrë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Dhe tjetra që është shumë e rëndësishme është se simund të krijojmë ekonomi shkalle, duke ruajtur njëkohësisht identitetet lokale?”, u shpreh Mazniku.

Në fund të fjalës së tij Mazniku vlerësoi gjithashtu faktin që dëgjesat për reformën po zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike, duke e cilësuar procesin si të rëndësishëm për të ardhmen e organizimit vendor në vend.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • Punonjësi i Policisë që punonte si bodyguard, dyshohet se ndihmoi autorin të arratisej pas vrasjes së turistit portugez
  • Nga monedha, tek pasaportat: Intensifikohen përgatitjet për mikroshtetin bektashi në Shqipëri
  • Vrasja e turistit në Ksamil, shpallet në kërkim pronari i “Principotes”, ndalohet polici dhe shoqërohen 42 të tjerë
  • VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Komentet e Fundit

  1. Zaza on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  2. Absurdistan on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  3. Lol on VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine
  4. Oktapodi on Turisti 20-vjeçar nga Portugalia gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli
  5. Shqiptar on VIDEO: Vrau portugezin në Ksamil, arrestohet autori, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?