Në maj 2021, ndërsa Shtetet e Bashkuara shpallnin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, “non grata”, sekretari amerikan i shtetit në një postim në Twitter shkruante:
“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”.
Togfjalëshi “minues i demokracisë” është lidhur këto dy vite ekskluzivisht me figurën e Berishës.
I njëjti togfjalësh gjendet në deklaratën e televizionit Top Channel për sulmin e natës së shkuar mbi godinën ku ndodhen zyrat dhe studiot e medias në fjalë.
“Sulmet terroriste të këtij lloji tregojnë qartazi sa e rëndësishme është fjala e lirë sa shqetësuese për minuesit e demokracisë.
Në emër të detyrës më të lartë të cilës i kemi shërbyer, Top Channel do të vijojë të trashëgojë dhe të kryejë misionin e vet të fjalës së lirë..” – thuhet në deklaratën e televizionit.
n.s. / dita
Dita shikojini keyo dy vendime. Njeri per Bajram Begaj. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën “mjegullnajë” informacioni për publikun, zëvendëskryeministrja Balluku ka akorduar një shifër prej 1.2 milionë lekësh të rinj (12 milionë lekë të vjetra) edhe për ish kryetarit të KQZ-së, aktualisht këshilltar i presidentit, Klement Zguri.
VENDIM
Nr. 175, datë 24.3.2023
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. BAJRAM BEGAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI: Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bajram Begaj, në masën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Zëvendëskryeministër
Belinda Balluku
VENDIMI TJETËR
VENDIM, Nr. 176, datë 24.3.2023
PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. KLEMENT ZGURI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, dhe në vijim të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI: Mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të mjekimit të z. Klement Zguri, në masën 1 200 000 (një milion e dyqind mijë) lekë. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Zëvendëskryeministër
Belinda Balluku
Sa shpejt e paska gjetur TOP-i “Topet e krimit”. Bravo dhe bej thirrje SPAKU-t te hetoje . Ja u gjet dhe alibia per dy muajt e tjere per te mbyllur cdo afere qe po qarkullon verdalle. Po ç’kusur kishte roja i gjore ne kete mesele ?! Aman Sali mos dil me kallash te TOP-i se po e vret Luizin dhe plasi 97-a e dyte pastaj. Njerezit nuk kane hall pse rriten cmimet dhe vidhen per dite por vetem Luizi me Vjollcen e TOP-it te jene mire. Une kam nje pyetje per keto zgardaballa qe kemi verdalle po kur te ngordhin Saliu kujt do ja lene fajin? A e kane gjete fajtorin rezerve (post Sali)?
Po pse akuzoni Berishen pa u thar mire boja?!! Kjo eshte e shpifur e rrezikshme! Po tani qe dolen faktet (larje hesapesh, hakmarje flak per flak e mirditoreve, kalamajve adoleshent qe vriten me njeri tjetrin per nje fjal goje) si do e justifikoni akuzen kunder Berishes?!!!…..
Per klement sali berishe zgjyren e paskan zgjidhur kuleten. 2 fishin e shumes per presidentin e vendit i marrka zgjyra! Si ka mundesi?!
Gazeta Dita leshoni komentet per te gjithe artikujt qe botoni dhe jo me zgjedhje.
Sot në dyert e Top-Channel u vra një baba, vëlla, gjysh që punonte me gjak për bukën e gojës.
Kufoma e tij ishte mesazhi i mafies shqiptare që në Shqipëri jeta nuk vlen as 5 lekë.
Aq qindarka sa ju gjetën të ndjerit Pal Kola në xhep nuk mjaftojnë të blesh një plumb.
As plumbi që e vrau nuk vlen aq, ndonse çmimi shumicës ka rënë për plumbat e depove që hapi mafia politike shqiptare në 1997 dhe 2008 në Gërdec.
Fatkeqsisht shqiptarët nuk vrasin politikisht.
Me ato plumba nuk po vriten politikan por mijëra shqiptarë rrugëve të kombit.
Pse kaq pak popull idealist paskemi qenë?
Pse kaq barbarizëm në venat tona?
Plumbat kanë gjunjëzuar shtetin dhe institucionet por fatkeqësisht kanë hedhur në erë edhe ndërgjegjjen shoqërore.
Kjo marrëzi popullore po vret çdo ditë jetë të pafajshme.
Frikë të ulesh në bar. Frikë të jesh në restorant. Frikë me makinë në autostrad.
Shikoni Kosovën. Ata ishn në luftë 20 vjet më parë por……
Edhe atje janë shqiptar.
Edhe atje u hapën depot me armë.
Edhe atje ka armë në çdo shtëpi.
Por atje nuk ka plumba mbi popullin e thjesht dhe fukara. Kosova nuk zgjohet çdo mëngjes me pumba në paqe.
As mafia meksikane nuk është kaq e pamëshirshme sa halabakët e Shqipërisë.
Ju te Redaksise “Dita” mos u beni qesharake, e paski gjetur “autorin” me “rregullin e treshit”!
Se kush ka djegur mediat ka inskenu atentate dhe sulme ndaj tij ka rrahur dhe vrarë gazetarë publicistë kundërshtarë politik në Shqipërinë e post- socializmit dihet