Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman do të vizitojë Shqipërinë këtë javë. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Paul Keynon gjatë një reportazhi radiofonik të BBC.
Emri i Suella Braverman, sekretares britanike për Punët e Brendshme është lakuar shumë në Shqipëri gjatë javë të fundit për shkak të deklaratave të ashpra që bëri për emigrantët shqiptarë që po shkojnë në Angli. Ajo tha se politikat e saj të reja do t’i japë fund “përballjes me pushtimin” e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet britanike, duke specifikuar shqiptarët.
Kjo deklaratë që etiketonte si “pushtues” shqiptarët u komentua ashpër nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se ishte e papranueshme terminologjinë dhe gjuha politike e përdorur nga Braverman.
Gazetari teksa jep lajmin thotë se pritet që sekretarja të vizitojë Shqipëri për të parë se çfarë po ndodh dhe përse kaq shumë shqiptarë po ikin, dhe përse zgjedhin Britaninë.
a.m/dita

Nuk duhet te pritet nga asnje qeveritar deri sa ajo te kerkoje falje per deklaratat kunder shqiptareve dhe pa pare ne terren veprime konkrete per te korrigjuar keto
Po na nderon me burine e saj!?
Shtetet perndimore duhet te ndryshojne menyren e ndihmave per vendet e varfera sice eshte Shqiperia.
Ata duhet te sjellin fabrika per te hapur vende pune, pasi sice edhe dihet Shteti i par pluraliste e rrenoi industrin ton ku punonin 1. milion veta.
Ne keto kushte ndihma me e madhe per Shqiperin eshte sjellja e Fabikave dhe te kombinateve per te punsuar njerzit.
Ky eshte celsi i suksesit ne se keta e bejn nje gje te till.
Nga eshte kjo ?! Nuk duket si angleze leshverdhe !
Mua me duket si emigrante e dikurshme dhe qe sot
Anglia e beri MB ! Une besoj se Ajo do te kerkoje me
siguri FALJE ! Ajo qe thuhet se vjen ne Shqiperi per
te biseduar per emigracionin shqiptar eshte thjeshte
nje pretekst per te kerkuar FALJE !
Bravo, bravissimo Edi Rama !!! Di ku te godasesh per
te terhequr gjithe vemendjen e Plakes Europe ! Ata
qe e shohin ZI , katran kete politike aq dinake e larg-
panese qe nga Erdogani, Vucici,…..le te heqin syzet e
zeza dhe te shikojne realpolitiken e Rames ! E keni
nga zilia qe ju ka verbuar syte dhe mendjen o Ju te
ngrate……!
Besoj qe i pari do e takoje Rama dhe do beje dhe fotografi me te,apo jo korçari?
kjo emigrantja nga Kenia do takoj bashkatdhetarin e saj kellici dhe krricin e fariut
Mos ti dale asnjeri ta takoje dhe mundesisht emigracioni ne Rinas te beje detyren duke e pyetur per qellimin e vizites dhe kohezgjatjen.
Krahës thirrjeve diskreminuese të sekretares shtetit britanik kundër emigrantve shqiptarve ,jan angazhuar në luftën e përbashët edhe të përfajqësuesve të ndryshëm forcave të tjera konservatore të mykura nga skleroza në tru dhe sasia e dhjamit hajdutërisë që kan zhvatur tërë botën ,akoma i kan si koloni dhe nuk ngopen .Natyrisht kjo luftë raksionare e brendëshme i ndau edhe nga europa ,kjo përbërje sociale kaqe etorogjene me rraca e kombësi kaq të ndryshme i ka dhënë udhëheqjes e parlamentit britanik fizonominë e një shteti agresiv të mbyllur në kafaz hekuri ,kundër politikës vizave e lëvizjes të lira edhe brenda europës.Forcat agresive të britanisë po shkaktojnë disfatë në shtrejtimin e jetës popullit britanik me taksat dhe bllokimin e lëvizjes lirë ,kur për vete përfajqësojnë grupet e emigrantve të ishë kolonive dikurshme që sot i kan harruar vuajtjet e baballarve të tyre dhe venë në shinjesër sulmojnë emigrantët shqiptar si kapot e krimit ,kur kjo kurr nuk është e vërtet,sepse kapot e drogëe e krimit i ikan vetë brenda britanisë.
Te pakten ta presin me nje manifestim dhe veze e domate ,ato qe mblidhnin te paret e saj kur arriten ne Angli…..turp ter politiken angleze qe eshte ne piken e saj me te ulet qe me gafen qe bene me Brexit, . Kete e tregon jostabiliteti i qeverive te viteve te fundit , qe zdine si te terheqin vemendjen nga deshtimet e koheve te fundit dhe gjeten shqiptaret si jetime qe jemi historikisht edhe per fajin e UK vete…..sa poshte ka rene diplomacia famoze ingleze
ke sh të drejt fteri.
anglia nuk mbahet mend sa vende ka kolonizuar.
dhe për faj të nja ca alabakëve që mbjellin drog dhe kët drog tua shesin drogaxhinjve anglezë duhet të shaheshkan shqiptarët dhe jo kriminelët e vërtet që jan antishqiptarët kasta politike 30vjeçare dhe politikanët anglezë që lejojnë aq masivisht drogën saqë nëpër stadiume futbolli sheh plot njerëz tu pi hashash.