Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për pasurinë e xhaxhait të Alda Klosit, zyrtares që ra pre e vjedhjes nga Rozeta e Havier Dobi, nënë e bir.
Vendimi ka ardhur pasi vetë zyrtarja ka deklaruar se 120 mijë eurot që ia kishin vjedhur, ishin të familjes së xhaxhait të saj që rrinte në Amerikë, i cili ia ka lënë për të kompletuar shtëpinë dhe për nevoja pasi ai ishte i sëmurë me kancer.
Prokuroria do të marrë në pyetje xhaxhanë e Klosit dhe nëse ai do të pranojë se 120 mijë eurot janë të tijat pasuria e tij do të futet në sitë për të parë nëse e justifikon këtë shumë të madhe parash.
Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për 400 mijë eurot e tjera që u gjetën në tubin e aspiratorit të shtëpisë së Rozeta Dobit, para të cilave ende nuk i ka dalë pronari.

Kush ja jep te drejten prokurorise te kontrolloj burimin e eurove te xhaxhait te Klosit?
Mire do te ishte qe prokuroria e turpit te marre ne pyetje pastrueset e shtepive nga Ed Brekushexhiu e me rradhe dhe do te shikoni se familjaret e tyre nuk bredhin me benz. por me ferrari.
Rozeta eshte maja e ajsbergut…….. hajdutet po vjedhin mega-hajdutet, me kete te merret SPAK dhe Kimetja.
Me sa kuptoj: xhaxhai ja kishte lene parate kesaj cuces “ne ruajtje”, ne nje kohe qe kjo ishte ne USA dhe nuk kishte njeri ne shtepi ti ruante ato pare ???!!!
Po xhaxhai, …ne rruge jeton ? nuk ka shtepine e tij ? nuk mund ti ruaje paret ? ose te pakten tek dikush qe eshte ne shtepi ???
Pyetje : “Kush ja jep te drejten prokurorise te kontrolloj burimin e eurove te xhaxhait te Klosit?”
….
Pergjigje : Ligji !
.. qeke budalla ti..po pse, per cfare eshte prokuroria, Shteti gjykatat dhe ti kujton se Prokuroria eshte budallaqe, te pyesi pastruesen ?! :))
E karin karin talluni pse jo.