Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dekretohet data e zgjedhjeve, do të mbahen më 11 maj 2025
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dekretohet data e zgjedhjeve, do të mbahen më 11 maj 2025
Lajmi i funditPolitike

Dekretohet data e zgjedhjeve, do të mbahen më 11 maj 2025

Published: December 5, 2024
Shpërndaje

Sot Presidenti i Republikës nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025.

Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.

Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.

- Publicitet -

Presidenti i Republikës shpreh bindjen se sfida madhore e këtyre zgjedhjeve është votimi nga jashtë vendit dhe përfshirja masive e zgjedhësve me banim jashtë shtetit në këtë proces thelbësor për demokracinë. Të gjitha forcat politike kanë shprehur publikisht vendosmërinë për të ndihmuar këtë proces dhe për t’ia nënshtruar caktimin e datës së zgjedhjeve këtij interesi prioritar. Presidenti i Republikës bashkohet plotësisht dhe e respekton pa mëdyshje këtë vullnet.

Partia Demokratike dhe një pjesë e konsiderueshme e partive parlamentare i paraqitën Presidentit të Republikës shqetësimin, se planifikimi i samitit të 6-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundëshme për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për qeverinë, si dhe cënon ndjeshëm parimin e barazisë së armëve që kërkon Kodi Zgjedhor për fushatën zgjedhore.

Pa vënë në diskutim lejueshmërinë ose jo të një veprimtarie të tillë, sepse kjo është kompetencë ligjore e KQZ-së, Presidenti i Republikës bashkohet në qëndrimin, se zhvillimi nga ana e qeverisë i një takimi të kësaj natyre në finalen e fushatës zgjedhore, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të lidershipit politik evropian, nuk mund të jetë pa ndikim në caktimin e datës së zgjedhjeve.

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës, pasi bëri të gjitha verifikimet e nevojshme me autoritetet kompetente të Shqipërisë, mori zyrtarisht sigurimet, se aktiviteti i mësipërm do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar për Presidentin e Republikës edhe nga interlokutorët ndërkombëtarë.

Konfirmimi zyrtar si më sipër heq rezervën e shprehur nga Partia Demokratike dhe nga pjesa tjetër e partive parlamentare ndaj datës 11 maj 2025 dhe e bën këtë datë të pranueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë faktorin politik.

Për këto arsye Presidenti i Republikës vendosi që të respektojë kërkesën e KQZ-së dhe të caktojë datën 11 maj 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Rroft Luli says:
    December 5, 2024 at 3:17 pm

    Voto L.Bashën në 11.05.2025!
    7×7=42!

    Reply
  • spata says:
    December 5, 2024 at 8:10 pm

    Sipas Horoskopit data 11 e muaj Maj jane te pa favorshme per dy partite e Medha te realuzojne objektivat.Pd desheron te rimar pushtetin gje qe eshte teper i veshtire,ndersa Ps do pushtet qe te kete numrin e deputetve per te vendosur pa koalicjon.Ne keto zgjedhje Ps merr jo me shume se 65 deputet.Pd do arrije bashke me koalicjonin 55 vota.Ps pas perfundimit te zgjedhjeve i duhet te beje koalicjon qe te qeverisi.Me ke ? Kjo do jete supriza e mandatit te ri.Rama -Berisha si gjithmone do bejne ligjin ne Parlament nese njeri apo tjetri do rezikohet.Supriza e ketyre zgjedhjeve do jete mos angazhim serjoz i emigrantve.Pjesmarrja do jete e pamjaftueshme ne interes te dy partive te medhaja.

    Reply
  • Buda says:
    December 5, 2024 at 11:20 pm

    President kukull. Po te ishte jurist do te kerkonte zgjedhje me lista komplet te hapura, me 61 fitues kandidate per deputet (nje per cdo njesi bashkiake). Kuvendi i Shqipersie duhet te kthehet ne organin e larte te LIGJBERESVE dhe jo te komisioneve hetimore, qe eshte detyre e Pushtetit Gjyqesor (prokurori+gjykata). Po ashtu Presidenti i Shqiperise si grantues i Kushtetutes duhet te zgjidhet me gare midis juristeve me me integritet profesional e moral dhe te jete kreu i Pushtetit Gjyqesor. (Mjaft me me mjeke, veterinere, gjenerale e kaptere!)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  2. prehistoriku on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  3. Edi on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  4. Anonymous on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  5. Vl on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?