Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Filmuan me dron nga reparti i RENEA deri te rafineria e Patosit”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Filmuan me dron nga reparti i RENEA deri te rafineria e Patosit”
KronikeKryesore

“Filmuan me dron nga reparti i RENEA deri te rafineria e Patosit”

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

Është hedhur dritë më në fund mbi objektet që kanë filmuar dy rusët dhe ukrainasi, të cilët janë të arrestuar për spiunazh në vendin tonë. Kështu, Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus Svetlana Timofeeva e Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov në uzinën e Gramshit.

Sipas burimeve, nga këqyrja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër dron të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë. Nga ana tjetër, autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana Timofeeva.

- Publicitet -

Në kërkesën që ka mbërritur në Shqipëri nga Federata Ruse, përmes Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Timofeeva kërkohet të ekstradohet, pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës. Kërkesa e bërë nga pala ruse po shqyrtohet në Gjykatën e Elbasanit. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim.

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedir Mihailoviç, po fotografonin ambientet në uzinën e armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë, të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ata nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik.

Të tre u arrestuan nga Policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamerë, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga Policia.

Në dosjen e Prokurorisë gjendet edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë në Gramsh, të cilët u sulmuan në uzinën armëve me nga 2 shtetas rus dhe nga një ukrainas. Sipas dëshmisë së Aldo Bicit, ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të Policisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • pilo lala says:
    January 19, 2023 at 1:21 pm

    Keta jane ata qe do ndihmonin Saliun dhe Liken te benin trazirat qe trumbetonte Saliu dhe Ilir Meta ne Shtator vitin e kaluar.
    Edhe hakerat Iraniane jane pjes e kesaj strategjie, per te sjelle panik ne administrate.
    Edi Rama ja ka permendur njehere Saliut kete lidhje qe po hetohet nga FBI dhe CIA Amerikane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?