Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Renditja e turistëve ‘më të edukuar’: Ku pozicionohen udhëtarët dhe si lexohet kjo hartë në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Renditja e turistëve ‘më të edukuar’: Ku pozicionohen udhëtarët dhe si lexohet kjo hartë në Shqipëri
AnalizaKuriozitete

Renditja e turistëve ‘më të edukuar’: Ku pozicionohen udhëtarët dhe si lexohet kjo hartë në Shqipëri

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Një sondazh i fundit i kryer midis operatorëve turistikë ndërkombëtarë dhe i publikuar nga mediat italiane (përfshirë portalin e njohur SiViaggia) ka zbardhur një renditje të re mbi “turistët më të edukuar” në botë.

Studimi merr në shqyrtim sjelljet e mira, respektimin e rregullave vendase, kulturën e bakshishit, shpenzimet dhe nivelin e përshtatjes me traditat lokale.

- Publicitet -

Japonia në krye, evropianët me “dritëhije”

Sipas të dhënave të mbledhura nga operatorët e sektorit, japonezët udhëheqin bindshëm listën për edukim, vetëpërmbajtje dhe pastërti, të ndjekur nga norvegjezët, zviceranët dhe kanadezët.

Amerikanët vlerësohen si turistët më “bujarë me bakshishet” por kritikohen për zhurmën dhe mungesën e njohurive mbi rregullat lokale.

Gjermanët dhe holandezët dallohen si më natyralistët dhe më korrektët, ndërsa italianët dhe francezët udhëheqin kureshtjen për gastronominë vendase.

Harta e turizmit në Shqipëri: Si do t’i renditnim vizitorët tanë?

Nëse këtë klasifikim ndërkombëtar e përqasim me realitetin tonë në Shqipëri, panorama që përballojnë përditë operatorët vendas dhe struktura e mikpritjes merr ngjyresa mjaft specifike:

Përshembull çekët dhe polakët, janë tashmë përfaqësuesit më të njohur të “ekonomisë së qindarkës”. Të pranishëm në numër masiv në bregdetin shqiptar, këta pushues nga Europa Lindore dominojnë gjeografinë e turistëve të huaj. Megjithatë, ata njihen nga sipërmarrësit vendas për një buxhet mjaft të shtrënguar. Janë jashtëzakonisht të vëmendshëm deri në qindarkën e fundit që shpenzojnë dhe preferojnë paketën e mbyllur ose furnizimin e pavarur.

Gjermanët, holandezët dhe austriakët – Drejt natyrës e glampingjeve:

Ndryshe nga turizmi i masës, udhëtarët nga Europa Qendrore dhe Veriore po shfaqin gjithnjë e më shumë interes për natyrën e virgjër shqiptare, hulumtimin e shtigjeve dhe strukturat e qëndrueshme mjedisore. Ata janë klientët kryesorë të pikave të glamping-ut dhe kampingjeve natyrore, ku vlerësojnë qetësinë, korrektësinë dhe pastërtinë. Edhe francezët janë afër me këtë grup por disi më të llastuar dhe njihen për vlerësimet e kursyera.

Italianët – Ndarja Veri-Jug 

Profilizimi i pushuesve italianë ndryshon dukshëm sipas rajonit të tyre të origjinës. Ndërsa italianët e Veriut ruajnë një profil më diskret e me kërkesa të strukturuara, ata nga Jugu i Italisë sjellin një sjellje më ekspansive e hera-herës problematike.

Nuk kanë munguar madje edhe episode mjaft të përfolura ku grupe të caktuara kanë tentuar – apo ia kanë dalë – të largohen nga restorantet e bregdetit pa paguar faturat.

​Sfida e turizmit shqiptar, i cili po përjeton vite të rritjes, nuk është vetëm shtimi i numrit të vizitorëve, por seleksionimi i një profili që jo vetëm sjell të ardhura në ekonominë vendase, por edhe respekton kulturën, natyrën dhe punën e mikpritësve.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Vigjilenca says:
    September 5, 2026 at 2:52 am

    Si vend jemi pa industri, pa bujqësi, pa teknologji të përparuar në shumë fusha
    nëse dhe turizmi largohet na mbetet vetëm betonizimi, mbetemi si peshku pa ujë. Ky ishte dhe vizioni i të madhit
    Piktor!

    Reply
  • Ela says:
    September 5, 2026 at 5:00 am

    Italiani di merda

    Reply
  • Labi says:
    September 7, 2026 at 10:59 am

    Pa bujqesi te perparuar nuk ka turizem, pa turizem nuk ka rruge,pa rruge nuk ka levizje te shpejte e te mire,pa keto te gjitha bashke nuk ka njerez te edukuar,shkurt fukarallek,e mbas kesaj dihet ca vjen,maskaralleku qe Shqiperia si vendi vakive e ka me teprice.

    Reply
  • Anonymous says:
    September 9, 2026 at 1:07 pm

    ITani e kuptoni qe pa industri dhe buqesi nuk ecet perpara ? Perse i shkateruam te gjitha ? Jemi popull pa kulture , perkrahet saliun qe e çoi ne 0 industrine dhe buqesine i vuri kazmen Shqiperise .Sa shpejt i haroni vitet me te veshtira per shqiptaret qe moren aratine se me prishjen e ekonomis ngelen pa pune .Ndersa tani ju eshte hapur goja krimineleve qe shkateruan dhe shajne ke te mundin ..Turp per ata qe i vene mbrapa sali kriminelit .

    Reply
  • Engjellushe Pecani says:
    September 9, 2026 at 1:08 pm

    ITani e kuptoni qe pa industri dhe buqesi nuk ecet perpara ? Perse i shkateruam te gjitha ? Jemi popull pa kulture , perkrahet saliun qe e çoi ne 0 industrine dhe buqesine i vuri kazmen Shqiperise .Sa shpejt i haroni vitet me te veshtira per shqiptaret qe moren aratine se me prishjen e ekonomis ngelen pa pune .Ndersa tani ju eshte hapur goja krimineleve qe shkateruan dhe shajne ke te mundin ..Turp per ata qe i vene mbrapa sali kriminelit .

    Reply
  • Mara emigrante ne Itali says:
    September 9, 2026 at 1:08 pm

    ITani e kuptoni qe pa industri dhe buqesi nuk ecet perpara ? Perse i shkateruam te gjitha ? Jemi popull pa kulture , perkrahet saliun qe e çoi ne 0 industrine dhe buqesine i vuri kazmen Shqiperise .Sa shpejt i haroni vitet me te veshtira per shqiptaret qe moren aratine se me prishjen e ekonomis ngelen pa pune .Ndersa tani ju eshte hapur goja krimineleve qe shkateruan dhe shajne ke te mundin ..Turp per ata qe i vene mbrapa sali kriminelit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?