Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Delipbebçja” e Shënmërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > “Delipbebçja” e Shënmërisë
Kulture

“Delipbebçja” e Shënmërisë

Published: August 14, 2023
Shpërndaje

Nga Elmas LECI

 

Në një librari, më bëri përshtypje një botim i këtyre ditëve me emërtimin “Delipbebçja e Shënmërisë”. E pashë që bënte fjalë për një lloj të folme-je të veçantë. Mund të duket e pabesueshme por ekzistojnë ende sot gjuhë (të folme) të koduara, të cilat me zgjuarsi janë krijuar dhe përdorur nga shqiptarët në të kaluarën. Mu kujtuan vitet e Universitetit, kur studionim këto lloj “gjuhësh” si psh “Purishten” e zonës së Oparit, apo “Dogançen” e të folmes më të gjer në trekëndëshin Përmet-Gjirokastër–Tepelenë. Por ja tashmë përmes këtij libri zbulohet edhe një e folme e tretë kodike shqipe, “Dalibebçja” e Shënmërisë që flitej vite e vite më parë në zonën e Shëngjergjit të Tiranës.

- Publicitet -

 

“Gjuha” e një komuniteti që sfidonte padrejtësitë

Interesantja e të folmes së shënmriasve, qëndron jo vetëm te e folmja e veçantë por më shumë te vlerat e gjuhës tone shqipe, e cila përveç dialekteve që janë pasuri e saj e madhe, ka edhe të tilla “anekse” të lindura si nevojë e komunikimit komunitar përballë organeve të dhunës pushtuese qindravjeçare. Psh, sipas delipbebçes, për tu ruajtur nga xhandarët që kërkonin pushkët, shënmriasit në prezencë  të tyre  merrnin masa mbrojtëse, ku i thonin njëri tjetrit se “merre atë të Malos dhe çoje te balua, se po vijnë haxhikullakët”. Çfarë ishte kjo?! Çfar thanë ata dhe a morën vesh gjë xhandarët nga komunikimi i tyre?! Po, dëgjuan ca fjalë shqipe, por asgjë nuk kuptuan. “E Malos”, ishte pushka. “Çoje te balua”, donte të thoshte çoje te qeni se atje nuk venin dot për kontroll xhandarët. “Se po vijnë haxhikullakët”, këto “haxhikullakët” ishin xhandarët. Pra, në rastin konkret shënmriasit folnin shqip, të tjerët rroull si psh xhandarët nuk merrnin vesh asgjë. Mu kujtua në këto raste perla Naimiane për gjuhën shqipe: “Gjuha jonë sa e mirë,/ sa e ëmbël, sa e gjerë, /sa e lehtë, sa e d’lirë, /sa e bukur, sa me vlerë”.

I detyruar nga interesantja e bleva librin prej 243 faqesh me rreth 1000 fjalë e shprehje të të folmes “delipbebçe”, tamam në kohën që është bërë edhe një zbulim tjetër madhor mbi vjetërsinë 6 mijë vjeçare të gjuhës shqipe. E ndjeva veten krenarë për atë bazë ku qëndron gjuha jonë, por edhe të lidhur me këndimin naimian se si është ajo, jo vetëm “e ëmbël”, por edhe “e gjërë”.  Gjerësinë e saj e tregojnë edhe këto “anekse” të gjuhës shqipe si mbrojtëse e njerëzve të saj, përballë hordhive dhe shftytëzimit.

Në takim me autorin e librit “Delipbebçja e Shënmërisë”, me studiuesin Lulzim Koçi, ai më shpalosi punën e gjërë hulmutuese të bërë ndër vite që nuk e kam qëllimin komercial për ti bërë jehonë librit, por për të evidentuar një gjë të rëndësishme të gjuhës shqipe, gjerësinë e dlirësinë e saj.

Përse përdorej “gjuha” delipbepçe? Kryesisht për të sfiduar padrejtësitë. Shënmëriasit në të kaluarën e largët shkonin e punonin argatë deri në Pelepinez e më tutje në Anadoll e Siri. Në këto shtegëtime e punëmarrje, komuniteti i tyre ndeshej me lloj lloj marrdhëniesh përballë afendikojëve, ku hallet e padrejtësitë ata përpiqeshin t’i mbronin duke u organizuar me këtë të folme, që ishte shqipe por që të tjerët nuk e kuptonin apo nuk e merrnin vesh. Ky ishte një aset i madh për ta.     

 

Vlerë e shtuar në fondin e shqipes

Si një aset i shqipes, edhe e folura “delipbebçe”, që është e sanksionuar së fundi në librin e studiuesit të apasionuar Lulzim Koçi, është një e folme e veçantë, që nuk është as variant i shqipes e as dialekt , por është e folur shqip, një kodifikim i saj. Siç thotë populli “delipbebçja” është e folur “alla shqipe e shqipes” e si e tillë “delipbebçja” është  gjuhë shqipe, është me fjalë shqipe dhe ata që e përdorin dhe e flasin atë, flasin shqip por fjalori i tyre ka kuptim tjetër. Pra sipas saj, fjalës shqipe i është dhënë apo vënë një lloj kodi, i është bërë kodifikimi, që për të ka përbërë sens, sepse ka një karakter të caktuar, që nuk është bastardim gjuhe por është dhe duhet konsideruar dimensionim i saj.

Ajo është një lloj e folure, që më së shumti duhet quajtur e folme kodike e shënmëriasve. Ka lindur në situata të caktuara shoqërore dhe si mënyrë komunikimi mes tyre, që për arsye të ndryshme, njerzit e tjerë rreth e rrotull, jo të komunitetit shënmërias të mos kuptonin se çfar i thoshin ato njëri-tjetrit. Më shumë ky lloj komunikimi kodik, është përdorur nga belaxhinjtë, që ishin puntorë sezonalë ullishtash etj.,që në perudhën e dimrit zbrisnin nga malësia e thellë, e largët dhe e lartë e krahinës së Shëngjergjit dhe shkonin deri tutje në vendet e buta të jugut në Korinth e Peleponez, përfshi edhe Anadollin e Sirinë, ku bënin punë të ndryshëme në  bujqësi e infrastrukture.  Në ato zona, atyre u duhej që në procesin e punës mes njëri tjetrit  e në prani edhe të shqiptarëve të tjerë, të komunikonin ndonjëherë apo edhe shumë here, për hallet dhe problemet e tyre dhe të tjerët rrotulltë mos kuptonin se përse po flisnin shënmëriasit mes njëri tjetrit.

 

Kodimi i shqipes, domosdoshmëri për mbijetesë

Studimi i Lulzim Koçit tregon dhe duhet thënë se “delipbebçja” lindi në një komunitet kompakt siç ishin e janë shënmëriasit, në dallim me komunitetet e tjera të  fshatrave të krahinës së Shëngjergjit. Këtë e tregon edhe një fakt i vetëm, se ata edhe dialektalizmin e tyre e kanë potuaj të veçantë, si e folmja e Budit,  e veçantë kjo në atë trevë. Edhe në takime të ndyshme, edhe në punët stinore të bujqësisë e të blegtorisë, edhe në marrdhëniet shoqërore ndërkomunitare, edhe në mbrojtjen e pasurisë apo edhe të ndonjë ngatërrese të rrallë mes fshatrave, komumiteti shënmërias me “delipbepçen” e kishte shumë më të lehtë komunikimin me njëri tjetrin, ku merreshin   vesh e binin edhe në dakortësi për çështjet që diskutoheshin mes komuniteteve të ndryshme apo me fshatarët e fshatrave të tjerë pa marrë vesh asnjeri se ç’far thoshin shënmëriasit me komunikimin e tyre kodik “delipbepçe”.

Edhe karshi organeve të dhunës të kohës, ndaj sundimtarëve e veçanërish ndaj të besdismëve taksidarë, komuniteti shënmërias komunikonin mes njëri tjetrit pa problem, madje në sy të tyre  e ata pa marrë vesh. Me “delipbebçen” bënin planet si të shpëtonin nga masat administrative si gjobat, taksat, arrestimet etj. Si konkluzion, e folmja “delipbebçe” që lindi në Shënmëri për arsyet që përmendëm e si një nevojë e atij komuniteti për të shmangur të keqen e pabesitë, apo për tu mbrojtur para grabitësve ose për të eliminuar gjakdedhjet e për të stigmatizuar të keqen, për të shprehur gatishmërinë ndaj njëri tjetrit apo përdorimin e saj  edhe në gëzime familjare, pra shkurt ai lloj komunikimi pat lindur nga njerzit shënmërias e në shërbim të komunitetit shënmërias.

Bazuar në pozitivitetin e saj, që i ka sjellë “delipbebçja” komunitetit shënmërias, mendoj fuqidhëm se ai lloj komunikimi kodik është një vlerë e shtuar në fondin e gjuhësisë shqipe. Përgëzime për Lulzim Koçin, autorin e librit “Delipbebçja e Shënmërisë”,  për dritdhënien që i ka shfaqur asaj të folmje, të folmes “delipbebëçe”, sepse përmes saj ai ka bërë e ka organizuar një studim me vlera historike, që do të mbetet në kurizitetërinë e njerëzve lexues sepse “delipbebçja” sot pothuajse, e them me keqardhje, se rrallë e tek-tuk përdoret, madje nga ndonjë fjalë a shprehje e si rezultat e ardhmja mund të jetë pa të, njëlloj si me shumë gjuhë të botës së vjetër, që nuk janë më.

Pikërisht te kjo, që një kodifikim i tillë gjuhësor që njerzit ndër breza e kanë quajtur “gjuha delipbepçe” dhe te shkrimi e përjetësimi i saj  në këtë libër, qëndron risia historike që na e sjell autori i librit dhe përgëzimi i shkon edhe  njëherë e i shtohet Lulzim Koçit për kujtimpërcjelljen ndër breza se ç’far kanë krijuar e bërë të parët tanë për punë e mbijetesë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Shëngjin, një i plagosur
  • Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i është bashkuar zyrtarisht protestës
  • Evropa përballë të nxehtit afrikan, shkencëtarët: Kjo do bëhet normale. Përgatituni!
  • Flamingot e Tiranës fluturojnë në linjën Bruksel – Uashington
  • “Po nxjerrin emigrantët nga shtëpitë”, Trazira dhe sulme raciste në Irlandën e Veriut

Komentet e Fundit

  1. Populli on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  2. info analitike on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha
  3. Detari on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. Protestusi on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë
  5. edi rama - Fjale e Rrene on Zvërneci, Rama: Ka shumë gjysmë të vërteta që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?