Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
Lajmi i funditLetrat e Lexuesve

Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?

Published: June 10, 2026
Shpërndaje

Diçka nuk shkon, dhe kjo është më shqetësuese se të gjitha shqetësimet e mevetshme të marra së bashku.

Ishim rreth te njezetave atëherë. Më kujtohen rrugët që gumëzhinin nga entuziazmi, sikur prisnin ndeshjet vendimtare të një kampionati futbolli. Besonim se historia më në fund kishte sjellë erëra të ngjashme me ato që dikur zgjuan zemrat e rilindësve tanë. Ishte viti 2013 dhe ne e pritëm ardhjen tënde nëpër rrugët e rrënuara dhe rrugicat e ngushta që na kishin lënë trashëgim brezat para nesh me zellin e birit që i tregon me krenari të atit arat e familjes.

Zërat tanë ishin naivë, bindja jonë ndoshta e kufizuar nga mosha, por ishte e sinqertë. Besonim se ata që kishin ardhur para nesh nuk kishin ditur te te vlerësonin sa duhej kur e kishin pasur mundësinë. Nuk kishin arritur të nxirrnin dot një figurë tjetër si ti dhe, për këtë arsye, të konsideronim tonin.

- Publicitet -

Ndiheshim si të vetmit të legjitimuar të krenoheshim me ty, sepse ti ishe mishërimi i ndryshimit e që na përkisje ne, ashtu si ne të përkisnim ty.

Më kujtohet sa të paaftë ishim të debatonim me ata që, edhe pse votonin për ty dhe shpresonin për një të ardhme më të mirë po aq sa ne, kishin më shumë përvojë dhe e kishin të vështirë të mos ushqenin dyshime të arsyeshme.

Megjithatë, energjia që përshkonte çdo pore të lëkurës sonë të re ishte aq e fuqishme, sa edhe ata tundoheshin t’i dorëzoheshin në heshtje atij entuziazmi — si një njeri i lodhur nga hallet që, megjithëse skeptik, dëshiron t’i besojë një parashikimi të mirë.

Më kujtohet se nuk mund te kishte emision televiziv më tërheqës se sa ai ku i ftuar ishe ti. Debate që sfidonin çdo skenar. Gazetarë të etur për të të nxjerrë nga vetja, me shpresën se herët a vonë do të zbulonin tek ti një dobësi, të bindur se askush nuk mund të ishte aq i jashtëzakonshëm sa dukej.

E megjithatë, herë pas here, nën presionin e pandërprerë të atyre përballjeve, ti shfaqeshe edhe më i fortë.

Dhe ja tek ishe, duke vërshuar si një lumë i rrëmbyeshëm fjalësh shqipe, duke e shtyrë gjuhën tone të pasur deri në kufijtë e saj dhe përtej tyre.

Kur e humbe besimin te vetja? Kur e humbe besimin se ne e meritonim ta shihnim ëndrrën tonë të bëhej realitet? Çfarë ndodhi me ne? Çfarë shkoi keq në marrëdhënien tonë? Pse ti dhe ne nuk jemi më një?

—-

Botuar nga VoxNews

Foto: Edi Rama gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë (Gusht, 2013)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
43 Comments
  • Dudumi says:
    June 10, 2026 at 5:46 am

    “Pushteti të korrupton, por pushteti absolut të korrupton absolutisht”. Është një sentence e një ish kryeministri skandinav. Rama s’eshte dukuri e veçantë. Eshte pushtetar I rëndomtë që kapet pas murit apo sendeve të mos lëshojë karriken. Me kujtohet që shtypi dha një detaj nga humbja e Berishës. Mori me vete karriken. Edi nuk po e beson që i erdhi sëra të lëshojë karriken. Boll është boll. Dhe nuk është punë flamingosh por mingash dhe mingosh. Duhej pak që gota të derdhej. Puna është tek korrupsioni i sofistikuar dhe galopant. Muaj më parë grupi parlamentar i PS mbrojti me vota procedimin e Ballukut. Që i vuri vulën fytyrës së vërtetë të Rames. I kapur dhe i shantazhuar. Ngjarjet më Akshin dhe verërat e pergojuara nga Ahmetaj u gjetën në një kantine dhe për çudi u zhdukën naten. Një gjë është humbja e besimit dhe tjetër është bindja se këtu gjërat shkojnë përmbys. Një pyetje desha te bej : – A ka qenë ndonjëherë Rama njeriu i duhur në krye të PS? Apo erdhi pas shfrytezimit të postit si kryetar bashkisë në epokën e boom-it te betonit ne Tiranë?

    Reply
  • nastradini says:
    June 10, 2026 at 5:54 am

    13 VJET ME PARE BAJGAT E ENVERIT ZGJODHEN KRYEMINISTER “TE KEQEN ME TE VOGEL”, QE KISHTE AKUZUAR NE GJYKATE BABANE SE I KISHTE PALLUAR GRUAN DHE E KISHTELENE SHTATZENE.

    Kete e ka deklaruar fuksi i Sigurimit dhe ambasadori i deshtuari Edi Rames, Mustafa Nano, qe thirri me histeri derisa u corr per INVESTIMIN me Armet Kimike te Asadit, qe tani po keshtu cirret per INVESTIMIN ne Zvernec, sepse O-BO-BO! pas ketij INVESTIMI qendron ne hije Ivanka dhe Kushneri, por zyrtarisht Edi Rama ka regjistruar ne QKB me NIPT dy spiune te FSB te Putinit duke u falur Narten dhe Zvernecin e Vrioneve te grabitur nga Kristaqi, njashtu sici fali Deripaskes se Putinit dhe Mc. Gonigalit fushat e naftes ne Fier dhe Patos.

    13 VJET ME PARE BAJGAT E ENVERIT ZGJODHE NJE KRYEMINISTER HAJDUT QE KISHTE QENE KRYETAR BASHKIE I TIRANES DHE QE OSBE E AKUZOI NE NJE RAPORT ZYRTAR SE KISHTE VJEDHUR CITOJ: “…$200 MILIONE DOLLARE NGA RUSHFETI 20% PER CDO LEJE NDERTIMI…”

    prandaj:

    Perse qahen dhe vajtojne si kukumjacka pylli keta socialiste te Internacionales Komuniste?

    Reply
    • ?! says:
      June 10, 2026 at 7:44 am

      Ky ka lindur me tru te korruptuar

      Reply
  • nastradini says:
    June 10, 2026 at 5:56 am

    13 VJET ME PARE BAJGAT E ENVERIT ZGJODHEN KRYEMINISTER “TE KEQEN ME TE VOGEL”, QE KISHTE AKUZUAR NE GJYKATE BABANE SE I KISHTE PALLUAR GRUAN DHE E KISHTE LENE SHTATZENE.

    Kete e ka deklaruar fuksi i Sigurimit dhe ambasadori i deshtuari Edi Rames, Mustafa Nano, qe thirri me histeri derisa u corr per INVESTIMIN me Armet Kimike te Asadit, qe tani po keshtu cirret per INVESTIMIN ne Zvernec, sepse O-BO-BO! pas ketij INVESTIMI qendron ne hije Ivanka dhe Kushneri, por zyrtarisht Edi Rama ka regjistruar ne QKB me NIPT dy spiune te FSB te Putinit duke u falur Narten dhe Zvernecin e Vrioneve te grabitur nga Kristaqi, njashtu sici fali Deripaskes se Putinit dhe Mc. Gonigalit fushat e naftes ne Fier dhe Patos.

    13 VJET ME PARE BAJGAT E ENVERIT ZGJODHE NJE KRYEMINISTER HAJDUT QE KISHTE QENE KRYETAR BASHKIE I TIRANES DHE QE OSBE E AKUZOI NE NJE RAPORT ZYRTAR SE KISHTE VJEDHUR CITOJ: “…$200 MILIONE DOLLARE NGA RUSHFETI 20% PER CDO LEJE NDERTIMI…”

    prandaj:

    Perse qahen dhe vajtojne si kukumjacka pylli keta socialiste te Internacionales Komuniste?

    Reply
  • nastradini says:
    June 10, 2026 at 6:03 am

    13 VJET ME PARE BAJGAT E ENVERIT ME HAJDUTIN FATOS NANO ZGJODHEN NJE KRYEMINISTER SUPER HAJDUT I AKUZUAR NGA OSBE, QE E KISHTE BABANE KILLER TE ENVERIT

    qe:

    Kishte varur ne litar Havzi Nelen, i kishte prere koken dhe e kishte varosur vertikalisht poshte nje shtylle elektrike si asnje kryeminister tjeter ne Bote,

    prandaj:

    Pse qajne dhe vajtojne keta socialiste?

    Reply
    • Dashi says:
      June 10, 2026 at 12:49 pm

      Çdo njeri duhet të dëgjohet, si ata që protestojnë, si ata që janë kundër protestës . Vetëm një plehrë, një qen i zgjebosur, një maskara i pështirë, një mashtrues e gënjeshtar si ky ish intelektualeja, ish nastradini dhe përsëri nastradin, nuk mund të honepset, pasi të vjen për të vjellë nga ato që shkruan . Mjafton të lexosh se ç’shkruan për Kristaq Ramën , që i paska prerë kokën Havzi Nelës dhe e ka varrosur në një shtyllë elektrike me kokë poshtë . Kristaq Rama ishte një intelektual i vërtetë ( jo intelektuHale si ky më sipër) , skulptor e Artist i Popullit . Intelektualët kryesorë të vëndit , Enveri i aktivizonte në detyra të ndryshme shoqërore , pa pagesë . Ismail Kadareja p.sh., ishte sekretar i përgjithshëm i Frontit Demokratik të Shqipërisë , ndërsa Nexhmija kryetare . Kristaq Rama , ishte i aktivizuar politikisht si antar i Presidiumit të Kuvendit Popullor , ku bënin pjesë 21 antarë pa pagesë , detyrë shoqërore , ndërsa në krye të këtij presidiumi ishte Haxhi Lleshi , pasi Shqipëria aso kohe nuk kishte president republike dhe detyrën e kryente ky presidium . Aty shqyrtoheshin formalisht edhe rastet e dënimeve kapitale ( me vdekje) , që kishte marrë më parë gjykata dhe partia ( pa partinë nuk merrej asnjë vendim i rendësishëm) . Nuk kishte ndodhur asnjëherë që ky presidium të anulonte një dënim me vdekje të marrë nga gjykata dhe që detyrimisht kishte marrë më parë aprovimin e Enverit . Si për të gjithë të dënuarit me vdekje , edhe dënimi i Havzi Nelës u miratua unanimisht nga presidiumi 21 antarësh i drejtuar nga Haxhi Lleshi , ku antar ishte edhe Kristaq Rama . Ky ishte krimi i Ramës , që haleja e intelektualëve e quan killer . Po si duhet të vepronte K. RAMA , të dilte kundër vendimit të gjykatës dhe të përfundonte në Spaç , në qelinë e nastradinit ( halesë së intelektualëve) ? Po kush ishte Havzi Nela që nastradin haleja e quan “poet” ? Ky hajvan , në një fletore të tij kishte thurrur disa poezi që për diktaturën tingëllonin jo me partishmëri . Kjo fletore ra në dorë të policisë dhe dega e punëve të brëndëshme dërgoi një fletthirrje me një polic , që Havzi Nelaj të paraqitej në polici . Polici trokiti në derën e jashtme , ndërsa Havzi krimineli “poeti” i nastradinit e pa nga dritarja , morri një kobure të fshehur që mbante në hatull , hapi portën e shtëpisë dhe e qëlloi policin , i cili la gruan dhe 4 fëmijë jetimë . Havzi “poeti” u arrestua dhe u dënua me vdekje , siç do të vepronte çdo gjykatë në çdo lloj rregjimi për një vepër kaq të rëndë kriminale . Havzi Nela ishte thjesht një kriminel , që i duhet haruar emri . Për ekzekutimin e dënimeve me vdekje edhe në diktaturë kishte skuadra të posaçme , nuk vrisnin të dënuarit me vdekje skulptorët dhe artistët . Kristaq Rama ka lënë vepra të pa vdekshme anë e kënd Shqipërisë , mbi të gjitha përmendoren e famshme Nënë Shqipëri në varrezat e dëshmorëve , ku e nderojnë me kokën ulur çdo vit qeveritarë e popull . Kristaq Rama ka lënë kompleksin e famshëm të Pavarësisë në Vlorë, ku edhe aty përkulet çdo shqiptar , basorelievin te kryeministria e anë e kënd vëndit . Po ti more burgaxhi b.q. nastradin efendi çfarë do t’i lesh Shqipërisë dhe familjes pas vdekjes ? Poshtërsitë, gënjeshtrat, mashtrimet, bythqirjet në burgje dhe maskaralliqet që shkruan në çdo koment ? Yyyyyy qen e bir qeni .

      Reply
      • Ethem Lalaj says:
        June 10, 2026 at 2:33 pm

        VO:
        -NUK E DI KUSH ËSHTË KKO ANONIME.?
        -PSE NUK THOTË PAKNAQSITË E SAJ.?
        -MË DUKET SE ËSHTË GAZI ZIU VETË..SE SALIU NUK DI TË SHKRUAJË..ATO QË AFISHOHEN MEREEN NGA TV ZENI..SEKSERI GËTDECIT.!
        -NË NJË VËND DEMOKRATIKË..VOTOHET OPOZITA,DHE KUR NUK KA OPOZITË QEVERIA HEDH VALLE ARIU.DERI 2037 E MË TEJ..
        -NUK KA QEVERI NË BOTË PA GABIME,POR E.RAMA NUK KA VRARË,NUK ËSHTË KORRUPTUAR VETË,NDËRSA VARSIT E ZËNË PO GJYKOHEN..
        ..NUK JEMI NË KOHËN E XHAXHIT QË KUR GABONTE BABI INTERNOHEJ GJITHË FAMILJA.
        -VARFËRIA E VËNDIT KA 2 EMRA:
        1.QEVERINË E PD DHE.
        2.DRRJTËSINË E TIJ 92,QË LIGJËRUAN MOS KTHIMIN E PASURISË SË VJEDHUR MBI 500 MILD.$.! DUKE FILLUAR ME RR.KOMBIT 230 MIL.$.!
        -RAMA TASHMË DO TË VUAJË PASOJAT E DREJTËSISË SË RE QË BËRI VETË ME XHAKETAT E VJETRA TË SALI NON GRATËS 92..DHE QË DREJTOHEN NGA SHBA,BE(PPE TË TIPIT BELERI)..
        ..QË I VOTOJNË SALIUT 8 TEZOLUTAT E HARTUARA NË SHQUP.
        -NËSE DUHET RRËZUAE E.RAMA..VETËM PËR GËTDECIN E 21 JANARIN QË PO TALLRT SPAK ME TË DHE 32 DËSHMORËT E RËNË QË PREMTOJË NË 2013 SE DO ARRESTOJ SALISËRBIN AGJENTIN BISTURIA 79.!
        -PA DRRJTËSI NUK KA SHTET LIGJOR.
        ..KUSH NUK KUPTON KËTË DO TË VDESI I VARFËR NË MENDIM,VEPRIM,KORIGJIM..!
        ..PASI VETËM GJYKATA SEKUESTRON,KONFISKON,ARRESTON.
        EL News Albania
        FLM DITA.

        Reply
      • tio says:
        June 10, 2026 at 4:13 pm

        Bravo, por nuk je vendin e duhur. Ketu 95% jane kopie te ketij nastradini “intelektual” aq sa ne 100 komente zor se mund te gjesh nje qe vlen ; praktikisht ketu nuk komentohet, ketu vetem shahet nga mengjezi ne mbremje.
        Dhe te zotet e shtepise rrijne e shikojne, apo ju intereson, apo i nxisin duke mos reaguar ndaj vulgaritetit. Bejne politike pra…

        Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    June 10, 2026 at 6:29 am

    Ju socialistet pas me ndiqni,
    e pas bythes sime rrini parkuar,
    sado une me pordhe tju mbuloj,
    ju eren e tyre rrini duke shijuar,

    se une ju punesoj ne administrate,
    ato rroga qyl prej meje i keni,
    prandaj rrini urte e mos bezani,
    pa mua ju soj legenash jeni,

    ua kam thene qe ne fillim fare,
    se pertej te majtes e te djathtes jam,
    ndaj rrini e perfitoni nga pushteti im,
    e mos kuisni me kot ham-ham.

    Reply
    • sfilitje.com says:
      June 10, 2026 at 1:17 pm

      Nastradin o Nastradin
      Kur rri fshehur
      Je shume trim
      Vecanerisht me te vdekurit.

      Reply
  • filipinezi says:
    June 10, 2026 at 6:32 am

    Nuk jemi me nje sepse Ai bashke ne ata rreth tij u pasuruan dhe ne te tjeret ose u larguam se na detyruanm ose jemi ne vitet e pensionit dhe po trajtohemi si varfanjake ose punojme te pastrojne shtepite e shumta te kastes rreth Edi Rames,

    Ai do te huaj me para te madhe dhe me pushtet ne perendim qe ta mbeshtetin edhe Ramen ketu qe te mbijetoje ne pushtet sa te jete gjalle. Do familjen e Trampit, Melonit etj.
    Lojrat e fjaleve, batudat, nervozizmi i koheve te fundit evidentojne qe ai kryeminister nuk e do kete popull prandaj dhe krijon premisat qe te iki nga syte kembet. Nderkohe po i merren pronat dhe falen te huajve, sipas interesave te tija ose nje grushti oligarkesh ketu qe te jene rrethi hekurt per te mbrojtur pushtetin e tij .

    Reply
  • The gjë? says:
    June 10, 2026 at 6:33 am

    A mund ta quash shkrim qurravitjen? Se e poston “një socialiste”, kjo nuk do të thotë automatikisht se është me vlerë.

    Jo!

    Me keqardhje, por i sigurtë në vetvete, them se komentet e shumë lexuesve janë më domethënëse e japin sinjale shumë më të forta se qurravitja.

    Në fushën e gazetarisë është akoma “zogëz”. Nga ato që sa hedhin hapat e para rrëzohen e çapëliten të ngrihen sërish.

    Reply
  • RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 says:
    June 10, 2026 at 6:39 am

    Jep D O R Ê H E Q J E N HAMZA TRADHËTARI 🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮🤮

    Reply
  • L.H says:
    June 10, 2026 at 7:18 am

    SS-Skuthi Surrelit Ka qene eshte e do te jete djalit adoptiv i SS-SERBIT SALI in sot shume me i rrezikshem se AI SEPSE agjenturat po e perdorin si ferexhe,jelek antiplumb pikeridht te Neronit Sali!

    SS-Sorrogato Surrelit si XHIHADIST,integralist i pa’ shkolle un me probleme te LINDURA te shendetit mendor e me shkallen racionalitetit ZERO ndoshta po kerkohet te ‘digjet’ nga agjenturat se eshte i hallakatur …..e po zbulon regjite e tyre ne shperberjen e ShQIperise!
    RAHJA NGA SALIU NUK U BE PRR IDEALE POR SE SI ANTSHQIPTAR KERKONTE TI THYENTE REKORDET !Agjenturat e deleguan tek PS qe te kontrollohej nga agjenturat permes KAPTER Rames nga generali UDB-SS-SERBI SALI!

    Reply
    • Harroje says:
      June 10, 2026 at 9:07 am

      Çfarë gjeniu që qënke o malokar. Paske kuptuar çdo gjë. Por si do që të vinë punët maloku yt nuk vjen më kurrë në pushtet! Harroje.

      Reply
      • edi says:
        June 10, 2026 at 5:28 pm

        Harroje ti o trap qe po te duket vetja me i zgjuar se “Maloku” , sepse ti je malok jugu dhe i ke ruajtur dhite me mire se “Maloku” i veriut

        Reply
  • albi says:
    June 10, 2026 at 7:21 am

    ehaaa, mirmjes o goce heret te paska dale gjumi…

    dmth pas 13 vjetesh qeverisje te besh pyetje te tipit Cfare ndodhi? Pse nryshove? Pse nuk jemi nje? Kjo tregon qe keto 13 vjetet e fundit ke pas qene duke pare kanal tjeter ne televeizor…

    Reply
  • Detari says:
    June 10, 2026 at 9:39 am

    Me keto letra ramallahu fshin bithen. Njerezit e PD PS kane ngelur akoma ne kohen e enverit me letra, poezi etj vari k.

    Reply
  • TIRONA says:
    June 10, 2026 at 10:25 am

    Si nuk doli nje babaxhan me fakte te verteta ne kete vend te drobitur:
    1)MBAs shume vjet shkerdhatokraci ku karaxhici i vendosur nga ujku me ze gruaje shkaterroi pronen private!
    2)Shkaterroi Industrine e lehte dhe cdo gje nga djersa e ketij populli se shkerdhokratet e paudhe injorante prisnin Cekun e Bardhe.
    3)Kush jeton ne USA shikon se amerikani ulet ne toke per nje penny.
    4)Pas 40 vjet cdo gje eshte nul,e paprekur!
    Pra sorry ne shqiptaret nuk jemi as izraelite dhe zviceriane te zgjuar dhe punetore.(Te vjetrit kujtojne Rakon e Korces:Pas burgut jetonte ne Tirane tek e bija dhe ne dy metro vend mbolli udhra dhe nxirte fitim,but qeveritaret e alarmuar te enverit nuk e lane.)
    Finally:Analiste me mend le te bejne nje bilanc pa tifozllek :Cila eshte rruga me e mire:
    Investim apo toke djerre?
    asgje s’mund te korrigjohet

    Reply
  • tom says:
    June 10, 2026 at 10:26 am

    Ku mutin e ka vleren nje lepirje e tille si ne shkrimin me siper?

    Reply
  • demo says:
    June 10, 2026 at 11:56 am

    Nuk besoj te jete Ajo Socialistja e Beratit,qe nuk donte as drita,as uje,Vetem Unitet.
    Do jete e bija.
    Rilindja neper rrethe po zhvillon pershpirtje Funerale,per vdekjen e Edi Rames me pjesemarrjen e VETE AUTORIT.
    Ne Pershpirtje thuhen fjalet me te bukura.Kujtohet Lala,Qazim,qe vdiq para se te vdese,kur i vune arkivolin tek dera.
    Vurini sot te dashur protestues nje arkivol tek porta e blinduar Edi Rames,,qe te hyje vete brenda,si Qazim Sejdini.

    Reply
  • xxx says:
    June 10, 2026 at 12:12 pm

    Kto jane per naj gazete organ shtypi i PiSit. Nuk jane per gazete organ media masive. Pse na beni te nxjerrim zorret nga te perzieret.

    Reply
  • rrime qe rrime... says:
    June 10, 2026 at 12:30 pm

    Une jam i njejti brez me shkruesen dhe nuk them dot se kujtimet e saj per kohen jane te gabuara. Ashtu vertete mendonim. Ai dukej gjilpera e gjetur ne kashte. Kush mund ta mendonte atehere se bashkautori i vepres “Refleksione” nje intelektual rebel, i ashpër ndaj çdo forme pushteti dhe shumë mosbesues ndaj establishmentit, propagandës, demagogjisë dhe kultit të liderit, do te behej fund e krye vete subjekti ndaj te cilit na mesoi te ruheshim!
    Kjo ketu me duket me shume nje leter romantike se sa kritike dhe nuk i ve faj shkrueses qe me sa duket sot eshte ne rradhet e atyre me te cilet debatonte dje e qe tundoheshin te shihnin drite ne erresire; thene kete, nje njeri qe qartesishte jeton larg te perditshmes ne te kundert do ta kish shkruar vite me pare. Nje reflektim melankolik me ze. Rri e qete e dashur Rama nuk do te te lexoj, edhe po ta bente do te te quante bukeshkal.

    Reply
    • Hajde fleme bashke says:
      June 10, 2026 at 12:45 pm

      Gjumi gjumi i mire shumi… e paske shoqe kete gocen. Romantike qe cke me te, qytetare po se po por puna eshte me “bo ndonje gjo”- keto ninullat brenda PS e ben Ramutin te na bente m… ne koke 13 vite me rradhe.

      Reply
    • Qenie naive says:
      June 10, 2026 at 12:47 pm

      Je qind për qind e sigurtë se librin “refleksione” e ka shkrojtur palloshi dora vetë, apo dyshon se mund ta ketë ndihmuar ndonjë shkrimtaruc, pasi gëlltiti çorbën e prishur?

      Reply
  • Anonymous says:
    June 10, 2026 at 12:57 pm

    Jepu pra token pronarit te vertete, pse i sjell verdalle 30 vjet me rradhe? Pse ua jep te tjereve me dokumente e firma gjysma fallco? Ku jane djerre? Kuj i takojne? Jepja! Lihen djerre qellimisht, sillen njerezit verdalle per 30 vjet ?? Ne keto kohe?
    Bravo kush i ka marre pronat e veta, po ka shume qe nuk i kane marre.
    Sigurisht qe investimet jane te mira,
    Por mbasi tiu japesh token dhe pronen atij qe i eshte marre qe ne 1945, kompensoi te gjithe ata qe nuk mund tua kthesh dot me pronen e tjetersuar per arsye te ndryshme , letrat i ke ,njerezit i ke, zyrat i ke, pse nuk iu jep leket njerezve ?
    pse vine njerezit verdalle dhe asgje nuk zgjidhin? Kush eshte problemi?

    Reply
  • tio says:
    June 10, 2026 at 1:27 pm

    Ka emer kjo socialistja?
    Se keshtu pa emer mund te shkruash cfare te dush e per cilindo sipas qejfit.
    keto jane metoda gebelsiane;
    une po e quaj kete me emrin Arta, dakord redaksia?

    Reply
    • Aldrin says:
      June 10, 2026 at 2:26 pm

      Arta ishte e dashuruar me Tosin
      duhet te jete me e re..
      Ndonje Mamice andej nga Tirona

      Reply
      • Arta says:
        June 10, 2026 at 3:18 pm

        S’kisha bere ndonjehere me pare nga keto anonimet..!

        Reply
      • tio says:
        June 10, 2026 at 6:53 pm

        Mamica nuk ka gazete , Arta ka…

        Reply
  • Vlora Vlora says:
    June 10, 2026 at 1:45 pm

    Cna i botoni keto letra dashurie?
    Kjo tregon qe Rama u ngrit si fanepsje e femrave te dashurura me te.
    Rama i perdori grate, i perdori femrat, te te gjitha moshave.
    Ai, dhunuesi sistematik i femrave
    Nepermjet tyre dhunoi nje popull te tere.
    Keto imagjinime me pore dhe ideale jane nje idiotizem kryekeput i pajustifikueshem per tu botuar ne gazete.
    Rama e shpalosi karakterin e tij qe kur filloi pazaret me Pallatin e Kultures dhe perqindjet qe merrte nga pallatet ne Tirane.
    Prishja e ndertesave pasoi me kosto nga xhepi te pronareve qe paguanin bashkiaket e Tiranes,
    Ndertimi i pallateve u lejua me leje te blera me 70 mije euro ndaj Rames.
    E di gjithe Tirana.
    Tenderat per Bashkine, vjedhje te papara.. E dine te gjithe cfare monstre ishte Rama
    Thjesht u duhej per interesat e tyre.
    Kjo mareveshje e heshtur me korrupsionin kthehet ne Perbindesh, ne Krim shteteror dhe Historik
    Ja pra, ketu perfunduam me gjithe keto historite Roze te Liderit Mavi

    Reply
    • tio says:
      June 10, 2026 at 4:11 pm

      Mamica nuk gazete,Arta ka.

      Reply
  • tio says:
    June 10, 2026 at 1:45 pm

    Bravo, por nuk je vendin e duhur. Ketu 95% jane kopie te ketij nastradini “intelektual” aq sa ne 100 komente zor se mund te gjesh nje qe vlen ; praktikisht ketu nuk komentohet, ketu vetem shahet nga mengjezi ne mbremje.
    Dhe te zotet e shtepise rrijne e shikojne, apo ju intereson, apo i nxisin duke mos reaguar ndaj vulgaritetit. Bejne politike pra…

    Reply
  • MH says:
    June 10, 2026 at 2:39 pm

    Edhe Kapterr Ethe Lalaj ka pregatit nje Leter te hapur per Ramen, do ta botoje pasi te dale nga WC e Corrushit ku eshte ngunjuar duke pritur aty mbarimin e protestave!

    Reply
    • Kapterr ke dega ushtarake e Fierit says:
      June 11, 2026 at 6:44 pm

      Me që s’po i ndihet zëri atje në hale, ka gjasa t’i ketë futur harakiri. Nga inati me shukun Saleh. U sa gjynah po na vjen. Jo për gjë, po ka pas qënë goxha qeneral. Madhor, jo llafe. Ku do e gjejë Çorrushi një të dytë si shoku Et’hem?

      Reply
  • nastradini says:
    June 10, 2026 at 4:19 pm

    @Dashi i tredhur pa BOLE i Edvinit alias @Moisi Golemi PENISI i Enverit dhe ju o BAJGAT e Enverit, qe nuk hani pyka llogjike:

    ME TREGONI NJE VEND TE BOTES KU KRYEMINISTRI NE DETYRE E KA BABANE KILLER-VRASTAR KOMUNIST SI EDI RAMA? QE VARI NE LITAR HAVZI NELEN, I PREU KOKEN DHE E VARROSI JO KOKEPOSHTE, POR PA KOKE VERTIKALISHT POSHTE NJE SHTYLLE ELEKTRIKE, SI SKUTH PER TE FSHEHUR GJURMET DHE JO NE KOHEN E HAXHI LLESHIT, POR NJE VIT PARA SE TE BINTE MURRI I BERLINIT NE 1988 DHE PASI KISHTE FITUAR PAFAJESINE NE GJYKATE.

    Lexoje historine e poetit disident Havzi Nela persembari o xhelati @Dashi pa BOLE i Edvinit, se cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit nuk i genjen dot protestuesit me mashtrimet e Sigurimsit qe hedh ne kete forum te nerum te gazetes DITA,

    sepse:

    Me trego o @Dashi i tredhur pa BOLE i Edvinit alias @Moisi Golemi PENISI i Enverit, me trego nje vend te Botes ku Kryeministri aktual e ka akuzuar babane e tij ne Gjykate, se i ka palluar gruan dhe e ka lene shtatzene si Edi Rama? Pyet Mero Bazen se t’i tregon ai dokumentat e akuzes se Rames ne gjykate per babane e tij ARTIST famoz me “…hallatin sa Blendi Fevziu shtatin…”

    sepse:

    Me trego o @Dashi i tredhur, pa BOLE I Edvinit nje vend te Botes ku kryeministri ne detyre ka korruptuar FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit komunist si faqeziu Edi Rama?

    He mo @Dashi i tredhur pa BOLE ne vend te kapesh me biografite e komentuesve te tjere, hape Harten e Botes dhe gjej nje pergjigje adekuate per pyetjet me siper:

    A KA KRYEMINISTER ME FAQEZI NE BOTE SE EDI RAMA?

    Reply
  • nastradini says:
    June 10, 2026 at 4:47 pm

    O SFILITJE.COM BAJGE ENVERISTE
    BEJTEXHI SI KAKE PATRONAZHISTE
    TRIM ME TE VDEKMIT ISHTE ENVERI
    SI EDI RAMA ME BANDAT NGA FERRI

    Reply
  • Phoenix says:
    June 10, 2026 at 8:43 pm

    Dhe Hitleri Socialist ishte, por kur u zgjuan Gjermanet dhe kuptuan qe ishin mashtruar, kishte shkuar flaka dhe flamuri i Sovjeteve mbi Rajshtag nderkohe qe Gjermania ishte rrafshuar. Une personalisht nuk kam asnje lloj respekti per idete Socialiste, sepse dhe vete gishtat e dores nuk jane njelloj. Te aplikosh politika gjoja Sociale, do te thote te diskriminosh dhe dhunosh te drejtat dhe aftesite individuale te gjithesicilit, nen pretekstin e se mires se pergjithshme. Natyrisht, qe eshte nje mashtrim monumental per masat e pergjumura nga nje pakice manipuluese te ciles i interesojne vetem ofiqet dhe kontrolli per ti mbajtur ato.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 11, 2026 at 1:36 am

    Shko moj budallascke qaj teteme!

    Reply
  • Runja says:
    June 11, 2026 at 4:22 am

    Ky shkrim eshte nje hartim i kohes se Enverit, ku permes pyetjeve retorike autorja imagjinare shpreh brengen se eshte ndare nga perbashkuesi.
    Turp per redaksine e gazetes sa poshte ka rene!

    Reply
    • Turp? says:
      June 11, 2026 at 5:50 pm

      Kjo mener me thon redaksi nuk e njeh fjalën turp or taj. Ajo turpin e ha çdo vakt me bukë. Myzeqari thano dhe peshtanjoti mjero janë thjesht “vegla pune”, të cilët ushqehen prej kontraktorëve me fara luledielli, vetëm e vetëm që të bëjnë pak propagandë boshe, dhe të publikojnë rallë e në të dendur ca fotografi kryerilindjotërish dhe kryedhjetokratërish në faqet e para të paçavureve respektive.

      Reply
  • myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris says:
    June 11, 2026 at 5:21 am

    Njerez mos quani tradhetare te Shqiperise ata qe nuk jane shqiptare,ata i sherbejne races se tyre.Ne vitin 2026 ,thiria brilante e patrioteve shqiptare *SHQIPERI e SHQIPTAREVE, VDEKIE TRADHETAREVE* eshte po aq aktuale sa edhe alarmante. Parulla *Poshte komunizmi* mbas 35 vjetesh sa makabre,aq edhe e frikshme per relitetin tone,tregon se orthokomunizmi sllav ( SIGURIMI FAMEKEQ) e ka zene per gryke Shqiperine Ngrihuni shqipetare,te shpetojme shqiptarine

    Reply
  • nastradini says:
    June 11, 2026 at 9:18 am

    @tio BAJGA e hajduterise enveriste te Edi Rames:

    KU E GJEN TI O BOLE FANATIKE E HAJDUTERISE DHE E GRABITJES SE TERRITORIT NE KOMENTET E KETIJ FORUMI TE NERUM TE GAZETES DITA?

    Ti je nje vemje e paguar nga Edi Rama si shume te tjere , si ata patronazhistet e felliqur qe vjedhin vota qe te levdohet gangsteri i Kristaqit me karriket ne Parlament. Lere gjuhen e koduar te sigurismit dhe klishete e pergatitura per Armikun e Kllases se te bije qe larg era MUT bedeli si u vinte era MUT xhelateve te Enverit ne burgjet e Partise se Punes alias Partia Socialiste e hajduteve dhe drigaxhinjve ne pushtet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?