Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, qielli është kufiri!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, qielli është kufiri!
AktualitetSport

Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, qielli është kufiri!

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Në një mbrëmje historike në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kampionit kamerunas Rolly Lambert Fogoum, duke u shpallur kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

Kjo fitore shënon një moment historik për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë nga Shqipëria që fiton një titull botëror në boksin profesionist.

Menjëherë pas ndeshjes, Ilir Demalia realizoi intervistën e parë me kampionin e ri të botës.

- Publicitet -

Intervista e plotë:

Ilir Demalia: Jurgen, keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni arritur deri këtu. Si ndiheni sot?

Jurgen Uldedaj: Në radhë të parë dua të falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, pa dyshim, publikun shqiptar që më ka mbështetur që nga fillimi i karrierës sime. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam i pari shqiptar që përfaqëson këto ngjyra kaq të bukura me një titull botëror.

Ilir Demalia: Para disa ditësh, në një intervistë për mediat angleze, ju thatë: “Albanians are fighters, fighters, fighters”. Sa do të vazhdojë kjo luftë për ju?

Jurgen Uldedaj: Shqiptarët e kanë në ADN luftën. Që nga frymëzuesi ynë i madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u përball me perandorinë osmane, lufta është pjesë e karakterit tonë. Ky titull është vetëm një motivim për të ecur më tej, sepse qielli është kufiri.

Ilir Demalia: Jeni më shumë i emocionuar sot apo ndjeni lehtësim pas gjithë atij tensioni?

Jurgen Uldedaj: Kur arrin në këto nivele, asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet falas. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të skuadrës sime, me Set Maura dhe Don Charles ia dolëm. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i mrekullueshëm.

Ilir Demalia: Si u futët në rrugën e boksit? Zakonisht, në boks hyjnë ata që kërkojnë të dalin nga vështirësitë e jetës, por ju kishit një familje të mirë dhe jetë të qëndrueshme.

Jurgen Uldedaj: Është e vërtetë. Kjo ndodhi rreth 17 vjet më parë. Kam qenë një fëmijë i shëndetshëm, dhe profesori im, Rigels Nica, më mori fillimisht vetëm për t’u bërë më në formë, për të humbur pak peshë. Por ai pa tek unë talentin dhe i tha prindërve të mi: “Mos e lini djalin, ai ka dhunti natyrore.” Që nga ajo ditë, nuk jam ndarë më nga boksi. Kam sakrifikuar shumë, festa, shoqëri, vite të bukura, por sot çdo gjë ia ka vlejtur.

Ilir Demalia: Çfarë përfaqëson ky titull për ju dhe a do ta sillni në Shqipëri?

Jurgen Uldedaj: Patjetër! Ky është brezi i kampionit të botës dhe do të vijë në Shqipëri. Ky titull i përket vendit tim, Shqipërisë, dhe atje do të qëndrojë. Pas disa ditësh pushimi, do të ulemi me skuadrën për të vendosur hapat e ardhshëm, mbrojtjen e titullit apo sfidën për një tjetër brez, për t’u bërë kampion i dyfishtë bote.

Ilir Demalia: Ju jeni një njeri shumë i përulur dhe gjithmonë ia dedikoni suksesin Shqipërisë. Por çfarë ju ka dhënë Shqipëria juve?

Jurgen Uldedaj: Shqipëria më ka dhënë emrin shqiptar. Dhe për mua, kjo është gjithçka.

Ilir Demalia: Kampion i botës… por mbi të gjitha, kampion i vërtetë.

Jurgen Uldedaj: Faleminderit. Ky është vetëm fillimi.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Detari says:
    October 26, 2025 at 8:07 am

    Bravo arbnor i paster, urime!

    Reply
  • Edi says:
    October 26, 2025 at 8:59 am

    Ne kohen e arberit ke ngelur dekar?
    Ec perpara
    Evolucion o trap

    Reply
  • #VariJanullen says:
    October 28, 2025 at 9:30 pm

    I uroj Suksese Shqipes. Fight Fight Fight . Veten Fitore paç.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. L.h on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Liu11 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Cen Latifi on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?