Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Pa SHBA dhe BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret”! Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Përgjigjet Rama
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Pa SHBA dhe BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret”! Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Përgjigjet Rama
Lajmi i funditPolitike

“Pa SHBA dhe BE nuk do nënshtronim dot ata që ulërijnë nga penxheret”! Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Përgjigjet Rama

Published: November 3, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para emigrantëve në Greqi u ndal edhe tek drejtësia e re, për të cilën tha se po vepron e çliruar nga politika.

“Kush nga radhët tona kërkohet nga drejtësia, nuk i hidhet flamuri i partisë për të mbrojtur”, theksoi Rama.

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka marrë goditjen vdekjeprurëse, goditja e para që nga themelimi i shtetit shqiptar. Për herë të partë njerëz të lidhur me pushtetin politik i janë nënshtruar forcës së ligjit. Pavarësisht pozicionit apo lidhjes me partitë politike në qeveri apo opozitë. Ata që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme po pësojnë goditjet e një drejtësie të çliruar nga politika. Për të kuptuar sesa e re, për të kuptuar sesa e madhe dhe sa historike është kjo që po ndodh mjafton të kthesh kokën prapësht, ku nuk do të gjesh dot që nga 1912, as në Republikën e përkohshmen parlamentare, as në mbretëri as në diktaturë, as në periudhën e kalimit nga komunizmi në demokraci, deri 3-4 vjet më parë një individ me profil të lartë politik që të jetë dënuar nga një gjykatë e pakontrolluar nga pushteti”, tha Rama.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia nuk kontrollohet nga qeveria.

“Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga drejtësia nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.

Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme

Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezidencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Pensionisti ekonomist says:
    November 3, 2024 at 11:01 am

    Si e genjeve emigratet per ne pensionistet,qe na premtove ,se ne muajin prille 2024,do te na jepje dhurate 5000 leka mi!?

    Reply
  • antishqiptari says:
    November 3, 2024 at 11:08 am

    Ha-ha-ha, te lumte miku yne, je i vetmi per demagogji, por… por, lum edhe per kete popull qe ke, ne Shqiperi e ne Greqi, ku ta mbush sallen! Njerwz me mend dhe popull me tru nuk ndjekin talles si ty! Por ja qe … vari hajbet, se nuk ia vlen barra qirane te flasesh gjate per ty, per Shqiperine e per popullin tend! Ky muhabet u nis per lesh dhe perfundoi pershesh!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 3, 2024 at 11:08 am

    Gangsteri enverist Edi Rama e shikon se SHBA dhe Bota Demokratike ja kane hequr vizen me kohe dhe po perpiqet te ngrje autoritetin e tij te zgerlaqur nga aferat korruptive te hajnise antikombetare dhe si nje kryeminister qe korruptoi FBI dhe qe e ka gjysmen e qeverise ne burg dhe per kete arsye organizon patronazhistet e tij te kendojne:

    PARTI, EDVER
    JEMI GADI KURDOHERE
    QE TA BEJME SHQYPNINE FERR
    ME TOLLONA DHE BUNKERE
    ME BAJRAT E KRIMIT E SEKSERE

    Kjo degjohej ne stallen ne Selanik ku gangsteri komunist Edi Rama kishte mbledhur bedelet e tij te paguar dhe menjehere te lind pyetja:

    PSE NUK I MER MBRAPSHT NE SHQYPNINE ENVERISTE EDI RAMA BEDELET E TIJ AZILANTET FANATIKE TE RILINDJES KUR VETEM MBURRET ME ARRITJE TE PAPARA EKONOMIKE, POR I KA LENE EMIGRANTET KOKPALARE NE SHTETIN ARMIK DHE TE LIG?

    Reply
  • mali says:
    November 3, 2024 at 12:34 pm

    Po more Rama.
    Amerika ka qene ne Irak dhe Libi prej kohesh por kur u mbush kupa ua vuri koken ne gijotine.
    Keto qe po thua ti te kujtojne Kozeten e Viktor Hygo qe kur shkonte ne pyll kendonte nga frika qe t’i jepte zemer vetes.

    Reply
  • Spak says:
    November 3, 2024 at 12:57 pm

    Jemi nje komb dhe duam vetem percarje,lufte, vrasje! Jane karakteristike e popujve te prapambetur! Rama eshte k.ministrri i gjithe Shqiptareve ashtu sic ishte Saliu,por ndryshimi qendron se po te mos ishe me Saliun te vriste! Edhe Agim baci eshte berishist ,pavareisht qe hiqet sikur nuk eshte dakort me Saliun! Detyra jone sot e c;do shqiptari qe do Shqiperine jo Edin apo Saliun te mendoje si te ndihmoje qe ne te bejme progres! Te shash eshte gjeja me e lehte qe e bejne vetem idiotet! Sa turp i madh eshte qe te mos gezohesh me arritjet e vendit tend! Eshte nje prapambetje shekullore, pavaresisht nga edukimi apo arsimimi! Ka te beje me boten e qyteteruar qe neve na mungon!A mund te me thone a ka te djthte Shqiperia! A eshte i djathte Muli apo Saliu apo dhe Ahim Baci! A e kane idene keta njere se c’do te thote te jesh i djathte nuk do te thote te shash ramen,sepse deri ketu ka arritur budallalleku i te djathteve! Ndihmoni Ramen atje ku ka te drejte dhe keshtu populli do t;ju vleresoje!

    Reply
  • capi says:
    November 3, 2024 at 1:37 pm

    Me vjen mire qe u tregove njehere i sinqert. Po eshte e vertet se ishte Amerika dhe BE, se qene per ty ai mortja ka ymer per dyqind vjet.
    Si sot me kujtohet kur i deklarove Berishes ne parlament ne 2013″ ta gezosh pensionin”. Sic e kuptoj une mesazhiin , nga une nuk te vjen asnje e keqe. Dhe eshte e provuar, sa kompani te lidhur me te kane marre tendera, leje ndertimi etj. Ne pamje te jashtme duket sikur e lufton dhe nga ana tjeter e pasuron financiarisht.

    Te duhet nje si Berisha. Te mos ishte ai besoj do ishte nje opozite tjeter, dhe ti do kishe mbledhur bakerret me kohe. Tani do lozje pllakator me Lilon dhe Salen ne burg.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 3, 2024 at 3:26 pm

    SPAKU-UTURAKU I GANGOS EDI RAMA:

    Si ta ndihmojme Edi Ramen kur po ringjall Enverin ne vitin 2024? Si ta ndihmojme Edi Ramen kur ka kanabizuar Vatanin dhe ka futur kokainen me vellane e tij? Si ta ndihmojme Edi Ramen kur po vjedh buxhetin me hajdutin Erion Veliaj si i papare si askush tjeter para tij? Si ta ndihmojme Edi Ramen kur po shet cdo llokme te Shqypnise duke filluar nga porti i Durresit per interesat e pushtetit te tij? Si ta ndihmojme kontroversin injorant Edi Rama qe levdohet me rritje ekonomike famoze nuk ka hapur asnje uzine apo punishte sagllam me mall “Made in Albania” dhe i ka lene pensionistet pa breke ne bythe? Si ta ndihmojme Edi Ramen qe sapo i fiton zgjedhjet ne Himare apo i tregon ministrin si kapobande e krimit te ras ne burg me bedelet e tij ne SPAK dhe Drejtesi?

    SI TA NDIHMOSH GANGSTERIN EDI RAMA QE SHKOI DHE KORRUPTOI FBI DUKE PAGUAR NJE SPIUN TE SIGURIMIT TE ENVERIT?

    Reply
  • B&B says:
    November 3, 2024 at 4:50 pm

    Banda Berisha lidhi me pushtet një fenomen të pa njohur për Shqipërinë krimin e organizuar

    Reply
  • return of the saint says:
    November 4, 2024 at 7:59 am

    Leri dokrrat jeni te gjithe bashke po SHBA-TE do tu shkulin nga themelet do dorezoni parate e vjedhura dhe mos u mundo kot neper bote te kontrollosh diasporen njerzit qe do te vijne nga perendimi per te formuar klasen e re politike nuk I kontrolloni dot

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?