Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dënohesh 2 deri 6 vjet nëse “udhëton jashtë dhe bën seks”? Çfarë thotë realisht neni në Kodin e ri Penal që ka trazuar mediat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dënohesh 2 deri 6 vjet nëse “udhëton jashtë dhe bën seks”? Çfarë thotë realisht neni në Kodin e ri Penal që ka trazuar mediat
KronikeLajmi i fundit

Dënohesh 2 deri 6 vjet nëse “udhëton jashtë dhe bën seks”? Çfarë thotë realisht neni në Kodin e ri Penal që ka trazuar mediat

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Në draftin e ri të Kodit Penal (2025–2026) që po diskutohet në Shqipëri, ka një nen që flitet për udhëtimet me qëllim kryerjen e veprave penale seksuale.

Po flitet për marrëdhënie normale midis dy të rriturve që udhëtojnë së bashku Apo për situata kriminale?

- Publicitet -

Ky nen që ka hapur shumë debate thotë:

“Kush organizon, ose bën pjesë në një udhëtim ose aktivitet me qëllim të kryerjes së veprave penale seksuale ndaj të tjerëve, dënohet me burg nga 2 deri në 6 vjet”

Çfarë kuptohet me këtë. Gazeta DITA pyeti disa juristë lidhur me nenin dhe ja çfarë ata shpjegojnë:

Bëhet fjalë për planifikim dhe ndihmë për dikë tjetër që të kryejë një vepër penale seksuale (p.sh. shfrytëzim prostitucioni, sulm seksual, trafik seksual).

Thuhet “me qëllim të kryerjes së veprave penale seksuale”. Pra fjala është për vepra të dënuara më herët sipas Kodit Penal, si abuzim seksual, dhunë seksuale, apo shfrytëzim i të miturve. Dënimi 2–6 vjet, i referohet vetëm pjesëmarrësve në këtë plan kriminal, jo të rriturve që kanë marrëdhënie të pranuara ligjërisht.

Drafti nuk ndalon marrëdhëniet normale seksuale midis dy të rriturve. Nuk ndalon seksin gjatë udhëtimit privat, pa qëllime kriminale. Nuk ka të bëjë me veprimtari intime personale, por vetëm me krim të organizuar seksual.

Shumë portale sensacionaliste e kanë përkthyer ligjin fjalë për fjalë, duke shkruar: “Bëni seks gjatë udhëtimeve jashtë, do dënoheni deri 6 vite burg”.

Kjo nuk është e vërtetë. Lidhja me udhëtimet e zakonshme nuk ekziston në ligj. Dënimi ka të bëjë vetëm me plan kriminal dhe shfrytëzim të të tjerëve.

Krahasim për të kuptuar diferencën:

Shembull i ligjshëm: dy të rritur udhëtojnë për pushime dhe kanë marrëdhënie seksuale. Nuk ka problem ligjor.

Shembull kriminal: Dikush organizon udhëtimin për një person të mitur ose të shfrytëzuar në prostitucion. Kjo ndëshkohet me 2–6 vite burg sipas draftit.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Dudumi says:
    February 1, 2026 at 6:34 am

    Pse,​ me perpara nuk ishte veper penale kjo e organizimit dhe shfrytezimit personave Te tjere per udhetime prostituive? Apo do bere nje ligj gjasme I ri per te justifikuar rrogat e 140 mendjeve Te ndritura te kuvendit Te Shqiperise.

    Reply
  • 1thundrak says:
    February 1, 2026 at 7:14 am

    Do krijohet policia seksuale, te mbajne ere te kari, jane specialista. I ka bekuar niko peleshpidhi.

    Reply
  • Ligji dhe Ram-Maliqi says:
    February 1, 2026 at 8:27 am

    Denohesh 2 deri 6 vjet nese udheton jashte per seks por ama mbrohesh me imunitet nese je deputet e ke bere namin me tendera si minister a zevendeskryeminister. KJO PO QE ESHTE SHKALLA ME E LARTE E BARAZISE PARA LIGJIT.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    February 1, 2026 at 2:30 pm

    Trafik pershfrytezim seksual.Te shprehen thjesht edhe qarte.

    Reply
  • Sheiku Dubanian says:
    February 1, 2026 at 3:08 pm

    Me pak fjale punon ne 1.agjenci udhetimi I pret bilete vajtje ardhje Tiranë Dubai 1 kurve qe hap brimat per lek shkon né burg

    Reply
  • capi says:
    February 1, 2026 at 3:10 pm

    I perktheni mire ato ligje perpara se ti hidhni ne leter dhe ti propozonii ne kuvend. Duket dhe AI nuk qenka e sakte, te shtosh dhe dallkuket qe duhet ti rishikojne dhe pershtatin.
    Po perse ligji egzistues kunder trafikanteve dhe prostuticionit nuk ishte i plote. Sa per kuriozitet ate vepren penale ku pretendohet te behet ne Shqiperi apo tek vendi ku mendon te shkoj/organizoj. Nuk mendoni se po shurrosni ne bacen e dikujt tjetri.

    Reply
  • Labi says:
    February 2, 2026 at 8:27 am

    Me nji fjale,bohemi tre kater shoke shkojme ne Tajlande per me honger bakllava na pret burgu, ne kohe te Enverit bohej nami neper ara te misrit e nuk te fuste njeri ne burg vec mos shaj partine,tani ne.demokraci me.pare tuja shkon per qef e perfundon ne kokerr te burgut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?