Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.
McGonigal është një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.
Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi qëllimisht një çështje të rëndësishme penale, shkeli besimin e publikut dhe komprometoi integritetin e FBI-së”.
Na faqen nr 5 të dosjes, Departamenti i Drejtësisë ndalet te udhëtimet e McGonogal në Shqipëri dhe te takimet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.
“Ne e arritëm në përfundimin se McGonigal keqpërdori informacion konfidencial të një çështjeje për përfitim personal dhe për përfitimin e një personi tjetër, duke shkelur rregulloren 5 C.F.R. § 2635.703.
McGonigal gjithashtu ka shkelur Kodin e Shkeljeve të FBI-së 2.12 dhe Udhëzuesin e Politikës së Etikës dhe Integritetit të FBI-së, i cili përfshin udhëzimet dhe ndalimet etike të përcaktuara në Standardet e Sjelljes Etike”, thuhet në dosjen e Departamenti i Drejtësisë.
McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.
I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.
Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.
Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

Kjo qenka e rende. Nuk besoj te haje ate karrem Trumpi,te kompromentohet me Sazanin.
Degjoni bemat Rama – McGonigal, sipas nje video te Pamfletit!
https://www.youtube.com/watch?v=pj_-bKgokL8
A nuk mjafton kjo per te shpallur non-grata edhe ndonje tjeter, rreth dy metra i gjate qe vesh poture dhe atlete…
Mos o zot, do behet nje me hodo leckaman, si perfaqesuesit e palestines qe ju jane hequr vizat. Nuk besoj sa te jet KM.
Pikpyetje ha mut ha si gjithmonë .
Po nuk e hoqe mutin nga goja o i gjori ti?
Në se do kishte zot ose me sakte drejtesi reale ne Atllantik dhe Adriatik se paku disa adminstrata amerikane jo vetem duhet te kerkojne falje per abuzimet e McGonigal-it te tyre ne Shqiperi por duhet te shperblejne qeverine shqiptare dhe Edi Ramen per demtim te dinjitetit etj etj..Kam shume rezerva per Edi Ramortjen sepse nese Usaliu vrau njerez kurse ky 2 metroshi vrau shpresen per drejtesi…nese do akuzohet Rama per kete EFBIAJSIN kjo do na kujtoje fabulen e ujkut qe akuzonte qengjin poshte rrjedhes se ujit se po ja turbullonte i gjori Ramë..Turp !
hahahaaaaaaaaa, e bere edhe Ramen qingj tashti??? Ia paske qit fundin Ezopit dhe LaFontenit.
Sjelljen e Shqiptareve me pushtet dhe sjelljen e turmes popullore,ti ndajme nga Politika e madhe boterore.Shqiperia eshte nje fshat.Ka nje kryetar koprative,,ca fshatare qe diten punojne arat me miser,naten vjedhin misrin dhe te gjithe jane te kenaqur.Vjen ky Gonigali,,si operativi Deges nga qyteti,,Kryetari zgjedh nje berr nga tufa kopratives dhe ja fut ne bagazhin e GAZ 69,.-Shiko se ma ka sjelle ne maje te hundes kapterr Cobo,xhvishe fare qenin,Hiqi kapelen.Kjo ka ndodhur edhe me Gonigalin,Ramen dhe Berishen.Berishes i hoqi kapelen,e shpalli nin grata. Dhe mire ja beri.
Ja,cfare thote Gonxhja: Shqipria,Qender e Kultures Evropiane!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ky eshte si ay budallai Ersekes nga Kamniku,Sami Dake,qe ka mbushur gazetat:Kamniku eshte qendra e Njerzimit,Dodona Hierore e Kamnikut.Nga ato vrimat e Kamnikut dualle njerezit e pare dhe u shperndane ne gjithe boten.,
Ku mos vije pjatalaresi New Jersit nga fshatrat e Pogradecit Pellumb Pilinci, me Qeveri Teknike me vete ne kete fshat budallenjsh?I eci Berishes,ju mori profesoreve Partine nga dora,pse mos ju eci dhe ketyre?
Krim I rende I Edi Rames. PASKA pritur dhe biseduar me “nje funksionar te l’arte te FBI, me emrin Mcganigall, I ngarkuar me luften kunder spiunazhit…” Loje e qarqeve te caktuar a amerikane per te shpetuar Saliu, per spostimin e vemendjen nga Saliu, I cili di shume per zyrtare amerikane, me te cilet ka bashkepunuar qe nga viti 1991 per rrafshimin e shqiperise ne kuoten zero. Jo me kot Gramoz Pashko tundte “cekun e bardhe” ne ekran et televizive. Kishin garantite e Rajersoni dhe te tjereve FBI-ste e CIA-is te. DAP-ja e di qe Saliu di shume per ta, ndaj duhet te shpetohet nga sikletet. DAP-ja e di mire qe nuk duhet te nderhyje ne drejtesi e e nje shteti tjeter. Cdo dosje, apo problem qe Kane ligjerisht kalon nepermjet ministri e te Drejtesise, jo te therresin Dumani ti beje pression ne zyrat e Saj.
Asnje Vic apo bere nuk Ka mare Spiuni amerikane nga Edi Rama,kryetari i “kooperatives ku punon vajza jote.”Pergjegjesi per kecin e amerikane shqiptarit trapajan e mban vetem Trapajani.se dyti,eshte veprime i kryet ne SHBA,Jo ne Shqiperi.Thirrja e Dumanit eshte vetem presion ,qe te bejne ligjin ne Shqiperi ,si dikur ne kolonite e zezakeve te afrikes.
Ai ish shefi korruptuar i FBI Charles McGonigal ka nje dekorate te marre ne Shqiperi, me sakte ne Tropoje – “Mirenjohja e Tropojes” varur ne qafe nga Damian Gjiknuri dhe Agron Neza “borxhliu” i tij i atyre 225 mije Dollareve (ka foto 3-she mes tyre pas dekorimit me McGonigalin e dekoruar ne mes)
Se ku ishte merita e atij McGonigal atje ne Tropojen qe nuk e dinte nga binte, kete gje Damianoja i Rames nuk e ka sqaruar kurre!