Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti italian: “Kampi i refugjatëve në Shqipëri ka dështuar që ditën e parë!” Por banorët e zonës…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Deputeti italian: “Kampi i refugjatëve në Shqipëri ka dështuar që ditën e parë!” Por banorët e zonës…
Lajmi i funditPolitike

Deputeti italian: “Kampi i refugjatëve në Shqipëri ka dështuar që ditën e parë!” Por banorët e zonës…

Published: October 17, 2024
Shpërndaje

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes +Europa, Riccardo Maggi, deklaroi të enjten se kampi italian i refugjatëve në Gjadër ka dështuar pasi po shpenzohen miliona euro për të strehuar një grusht emigrantësh.

“Dje erdhën 16 emigrantë dhe më pas 4 u kthyen mbrapsht. Mendoni çfarë do të ndodhë kur të jenë 400 emigrantë që do të tentojnë të sillen këtu,” tha Maggi pas një vizite në Gjadër së bashku me deputetët Rachele Scarpa dhe Roberto Valaschiani.

“Po digjen miliona euro të shtetasve italianë përmes kësaj nisme,” shtoi deputeti Maggi.

- Publicitet -

Të mërkurën, anija italiane “Libra’ solli 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi në portin e Shëngjinit dhe 12 prej tyre u dërguan në kampin e Gjadrit, ku do t’i nënshtrohen procedurave për azil. Transporti i tyre u bë me autobus, nën masa të rrepta sigurie, mesnatën e së mërkurës, pas verifikimeve dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse të Shëngjinit.

Ndërsa katër emigrantët e tjerë, pjesë e grupit prej 16 personash, u dërguan në Itali, pasi dy prej tyre rezultuan të mitur dhe dy të tjerë kishin probleme shëndetësore, prandaj do të trajtohen në shtetin italian.

“Janë mijëra euro që janë shpenzuar për 16 emigrantë, me një anije që kishte 70-80 persona në ekuipazh,” u ankua Maggi.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua më 6 nëntor 2023 në Romë, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke shkaktuar debate të shumta në të dy anët e Adriatikut. Pavarësisht kundërshtimeve, ajo u ratifikua me shumicë votash nga parlamentet e të dy vendeve. Marrëveshja parashikon strehimin e rreth 3 mijë emigrantëve të kapur nga roja bregdetare italiane në ujërat ndërkombëtare. Zona brenda kampit të Gjadrit do të monitorohet nga policia italiane, e cila do të qëndrojë midis ambienteve të punonjësve dhe refugjatëve.

Aktualisht, kapaciteti i kampit nuk i kalon 400 vende, por ai do të zgjerohet në muajt në vijim, pasi deri tani janë përfunduar vetëm 70% e punimeve.

Ndryshe nga deputetit italian, hapja e kampit në Gjadër të Lezhës është pritur mirë nga komuniteti vendas.

Kryeplaku i Gjadrit, Aleksandër Preka, tha se kjo strukturë po i jep zhvillim zonës, pasi janë punësuar shumë persona, janë dhënë banesa me qira dhe është rritur xhiroja në biznese.

“Punëtorët italianë qëndrojnë këtu në fshat dhe po kalojmë shumë mirë me ta,” tha ai. “Fillimi duket mjaft pozitiv, por të shohim në të ardhmen si do të shkojë puna,” përfundoi Preka.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Asd says:
    October 18, 2024 at 5:39 am

    Meloni ndermori kete nisem per ti treguar votuesve te saj qe po marrin masa “drastike” per kundershtimin e emigracionit te paligjshem. Eshte shume e veshtire te funksionoje me nje kamp qe eshte sa nje luge uje. Deputeti ka konstatuar tmerrin e kostove dhe ka te drejte. Me mire tu paguanin avionin e linjes dhe hotelin ne Shengjin. Kjo sipermarrje do te deshtoje edhe pasi nuk eshte mbeshtetur ne ligjet e Bashkimit Europian; Kostove aktuale do tu shtohen edhe kostot e proceseve gjyqesore te avokateve per shkeljen e te drejtave te refugjateve, ndarjen nga familja, semundjet ne kamp, ushqimi i papershtatshem, minorenet, grate shtatezena etj etj Do te jete nje “kasaphane” per Italine.

    Reply
    • tom says:
      October 18, 2024 at 11:34 am

      minorene dhe gra nuk vijne fare ne shqiperi, vetem buaj meshkuj

      Reply
  • !!? says:
    October 18, 2024 at 6:16 am

    O deputet italianë, kaq posht paska rën dinjiteti i popullit italian dhe Italis që kryeminisstrja të përdoret si fëmër e rëndomtë nga një kusar shqipëtar që është bër kryeministër vetëm për të vjedhur pa mëshir popullin e vetë dhe tani, duke komprometuar me djallëzi, si agjentin Mc Gonigali të FBI, qeveritarë, diplomatë, politikan të BE dhe gjetkë me të njëjtat prirje të flliqura si ai, do të dal si Lupen modern në arenën ndërkombëtare për të vjedhur edhe taksapaguesit e BE dhe Italis? Nuk ka marrveshje që kusari shqipëtar të firmos pa vjedhur diçka dhe pa përfituar diçka për vehte dhe dinastin e kusarëve horror Rama.

    Kontrolloni 16 miljonët e para dhe miljonat e tjerë hedhur për këtë afer korruptive me absurditetin që emigrantët të trajtohen si robërit e luftës nga nazistët në kohën e luftës së dytë botërore, me absurditetin tjetër që emigrantët të çohen në një vënd tjetër dhe administrata e shtetit italian,, ushtarake, policore , juridike…….të shkoj në një vënd tjetër si dikur në kohën e pushtimeve fashiste kur shumë mirë mund të ushtroj veprimtarin e vetë në Itali.

    Italian, kujdes nga kusari kombçfarosës i shqipëtarëve Ramë-Pashiq-Zerva që po përze shqipëtarët duke konsumuar një nga krimet më të fliqura që mund ti bëhet një populli, spastrimin etnik dhe shndrrimin e popullit në kope endacakësh në rrugët e botës. Nuk mund të bëhet marveshje aq më tepër për emigrantët me një individ që ka kthyer popullin e vetë në turmë emigrantës dhe projekton në mënyrë makabre të ripopulloj vëndin me bangladeshas, afrikanë…..projekt kriminal që e ka shpalosur disa herë publikisht dhe kjo marrveshje , të jeni të sigurt që i shërben këtij projekti kriminal kobzi. Buhenvaldi i Gjadrit do të kthehet në një treg skllevrish si në kohën e skllavëris në SHBA me skllevrit që piratët rrëmbeni në xhunglat e Afrikës djhe i sillnin në jugun e SHA për të punuar në plantancionet e pambukut. Rolin e piratëve e luan kryeministrja Meloni me forcat e armatosura dhe policin italiane duke rrëmbyer me dhunë afro aziatikët fatkeq në hapsirat “xhungël” të Mesdheut e duke ja çuar skllavopronarit Edi Rama për të të zëvëndësuar mungesën totale të krahut të punës në bizneset dhe ekonomin shqipëtare.

    Po sikur Meloni dhe Edi Rama të kishin lindur në fArikë dhe Meloni të ishte një vogëlushe simpatike skrop e zezë dhe Rama një zdap mashalla lëkur zi si do të ndjenin vehten po të të trajtoheshin si robër lufte sikurse po i trajtojnë edhe fëmijët e mjerë nga Egjipti dhe Bagladeshi. që u sollën edhe ata në mënyrë abuzive në anijen burg ………dhe……përse!!!!!!!…..??????…

    More ç’ duan vërtet fëmijët në shoun mediatik gebelsian të partnerëve Rama Meloni ku një anije ushtarake të shëndrrohet në anije burg dhe të bëj me qindra milje përse………….zot ruaji mëndjen atye që e kan inskenuar këtë shou primitiv………për të sjell 16 emigrantë të mjerë? Mirë sinjora Melonit i është prishur mëndja kur kusari hamshor shqipëtar i dha një dërro puthje seksi nën duartrokitjet e liderrave europian, po komandantët e marinëss italiane mos i kanë anijet e tyre luftarake si kuti prej teneqeje pa vlerë të destinacionit ushtarak?

    Reply
  • edi says:
    October 18, 2024 at 6:48 am

    Rama e ka deklaruar me kohe qe shqiptaret e larguar nga vedi yne do i zevendesoje me bangladeshas, me tunizine e afrikane, mjafton te vijne e te punojne per pak leke e te mos dijne shqip, po mesuan shqip do i perzeme.

    Reply
  • Detari says:
    October 18, 2024 at 6:58 am

    @edi, e vertet, dhe hoxha turk foli publikisht hapur kunder kombit dhe Kastriotit, asnje nuk reagoi.

    tani imagjino nje nga keto raste te ndodhte ne nje shtet fqinj…pra skiptaret jane pa gjak dhe e meritojne shfarrosjen.

    Reply
  • vezhguesi says:
    October 18, 2024 at 7:01 am

    Deklarimi i atij KryeZAGARIT te Gjadrit qe thote se banoret atje po ngazellehen nga kampi i refugjateve ngaqe punetoret italiane qe e ngriten flene ne Gjader eshte rasti me tipik i nje vetposhterimi me urdher nga lart.

    Reply
  • mali says:
    October 18, 2024 at 11:06 am

    Banoret e zones jane te kenaqur nga prania e italianeve punetore e ushtarake.
    Puna eshte se italianet duan edhe nje bordello.Me siguri Alexander Preka do ta ndertoje edhe nje te tille duke punesuar femrat e zones dhe vete do te jete investitori strategjik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Mbreti i ekonomisë on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Datmir on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?