Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputetët do paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën, Kuvendi: Do mbahen nga rroga
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Deputetët do paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën, Kuvendi: Do mbahen nga rroga
Lajmi i funditPolitike

Deputetët do paguajnë nga “xhepi” karriget që dogjën, Kuvendi: Do mbahen nga rroga

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar pas kaosit të shkaktuar nga deputetët e PD në seancën e djeshme parlamentare.

Në reagim thuhet se Kuvendi u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarr-vënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Po ashtu, njoftohet deputetët përgjegjës se Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

- Publicitet -

Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Reagimi i plotë:

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve.

Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e tij.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Ppsh says:
    October 1, 2024 at 4:19 pm

    Sikur te ishte ashtu
    Meqe jemi edhe per te gjithe ata te pushuar nga puna pa te drejte qe sot demshperblehen nga taksat tona
    Sot paguajme 3 administrata fal kesaj papergjegjsie me nje dem 140 milion euro
    Pra mir se te vij nje ligj per deme qe shkakton politika buxhetit te shtetit per arsye politike tu hiqet nga xhepi ose nga llogaria e partise
    Pse duhet te paguaj populli per nje vendim te nje kryebashkiaku qe shkarkon nga puna cilin do nenpunes te bashkise me pa te drejte dhe gjykata e demshperblen me parate tona
    Ti paguaj vete demet ose partia boll paguajten ne

    Reply
  • Arben Tashko says:
    October 1, 2024 at 4:48 pm

    Demshperblimi ka disa komponente:

    1. Vlerat monetare te karrigeve dhe paisjeve te tjera te shkaterruara.
    2. Pagese per vjedhjen, shperdorimin e kohes se punes, per te cilen paguhen.
    3. Demshperblim per modelin anarkik qe induktojne tek mendja e te rijve.
    4. Demtimi i imazhit te inteligjences te parlamentareve shqiptare

    Cfare mund te presim nga njerezit e thjeshte,
    kur disa intelektuale komandohen vetem nga
    instiktet me agresive?

    Reply
  • mali says:
    October 1, 2024 at 4:57 pm

    Arben Tashko.
    Keto karrike ishin jashte iventarit,pavaresisht qe me tendera kur ishin te reja vlera ishte $6,000 .
    Jasno!

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    October 1, 2024 at 11:08 pm

    Demshperblimi me akt administrativ eshte hapi i pare dhe i shpejte,por ndjekja penale per shkaterrim te pasurise eshte veprimi i Drejtesise qe duhet bere tani qe te mos ndodhi perseri.

    Reply
  • Spak says:
    October 2, 2024 at 1:05 am

    Nuk jane gje tjeter kriminele deputete kamikaze te Saliut! Idiot dhe injorante! Eshte pamundesi absolute qe nje Njeri inteligjent, pa krime ne kurriz te beje sic bejne idiotet me Mulin dhe gaz Bythen, apo dhe i forti i Kolonjes!

    Reply
  • Artan says:
    October 2, 2024 at 1:47 am

    Ky “mali” qenka nje rrote kari

    Reply
  • Artan says:
    October 2, 2024 at 1:52 am

    Te kete qene gjithnje keshtu thua, apo ta kete si demo nga pleqeria?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?