Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti britanik i përgjigjet Ramës për emigrantët: Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Deputeti britanik i përgjigjet Ramës për emigrantët: Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen
Lajmi i funditPolitike

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës për emigrantët: Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

Published: June 29, 2025
Shpërndaje

Deputeti britanik Nigel Farage ka replikuar përmes një postimi në platformën “X” me kryeministrin Edi Rama për debatin sa i përket shifrës së emigrantëve shqiptarë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Duket se Farage mendon se bastin me Ramën e ka të fituar pasi thotë se 1 në 48 shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar është i burgosur. Ai shprehet se do t’i kërkojë Sekretarit të Brendshëm që të gjithë të burgosurit të kthehen në Shqipëri.

“I nderuar Edi Rama. Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 në 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosur t’ju kthehen. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, shkruhet në postim.

- Publicitet -

Dear @EdiRamaal.

There are 53,000 Albanian citizens in the UK & 1,099 are in our prisons. That’s actually 1 in 48.

I will be asking the Home Secretary to organise for all of these prisoners to be sent back to you.

Thank you for your cooperation. https://t.co/fj4vzgIo1y

— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 29, 2025

Kryeministri Edi Rama reagoi një ditë më parë duke thënë se pretendimi i Farage se 1 në 50 shqiptarë në Britani janë në burg është jo fakt, por absurd dhe se kjo është një taktikë tipike nga manuali i pas-Brexit-it. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si “çmenduri” shifrën e dhënë nga deputeti. Rama shkruan se shumica e shqiptarëve që janë aktualisht në burg në Britani janë të bllokuar në një sistem të vjetëruar dhe kufizues vizash, ndërsa thekson se shkalla e kriminalitetit mes tyre është më e ulët se ajo e popullsisë britanike.

“Tani, meqë të dy duket se e çmojmë ‘vullnetin e mirë’ dhe jemi qartazi alergjikë ndaj ‘hipokrizisë’, kam një ofertë: Të sjellim të dy shifrat tona në tryezë. Nëse pretendimi yt “një në 50” qëndron — unë personalisht angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht. Kjo nuk është një titull konkurrues, është një premtim publik. Por nëse ajo statistikë e frikshme del të jetë thjesht karburant tabloidesh, nuk të kërkoj ndjesë. Asnjë dramë. Në vend të kësaj, do të vish në Shqipëri — si i ftuari im i nderit”, shkruante Rama.

Nigel Farage nisi një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i kërkuar atij “t’i marrë të gjithë kriminelët mbrapsht” pasi udhëheqësi socialist kritikoi Britaninë pas Brexit-it. Nigel iu përgjigj komenteve të Ramës në GB News duke theksuar se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” dhe duke bërë thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm.

Ai shtoi se Rama pretendoi se “shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë bërë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme’”. Nigel e quajti udhëheqësin shqiptar “një gjigant burrëror” që e udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikoi politikat e Britanisë për imigracionin. Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në “një vend shumë të errët”.

Kryeministri shqiptar tha se Britania po “kërkonte vende për të lënë emigrantët”, një koncept që ai pretendoi se do të kishte qenë i paimagjinueshëm një dekadë më parë. Ai argumentoi se Brexit-i e kishte ndryshuar rrënjësisht diskursin publik britanik, duke thënë: Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit-it] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme. Nigel akuzoi Ramën për hipokrizi, duke iu referuar negociatave të vetë Shqipërisë për të pranuar emigrantë nga vende të tjera.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    June 29, 2025 at 4:45 pm

    sa keq me qen skiptar.

    pse nuk behen keto lloje argumenta per popuj si Sudeze, Italiane, Greke, Serbe etj?

    Reply
  • muçua I tanes says:
    June 29, 2025 at 9:13 pm

    z.dekar, e gjithe ky debat si rrjedhoje e mosprnimit te emigranteve ne shqiperi nga anglia (spas propozimit te kryetarit te anglise per edin) me nje fjale edi ja dhjeu….duke I thene ne morem nga italia se jemi miq te vertete dhe jo per ju langaraqer…..
    po ku e di ti politiken,

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 29, 2025 at 10:18 pm

    Po kur qenka kaq me djell e me pasqyra pse nuk shellehen ne djell shqiptaret,por ja fusin per ne Angline e Breksitur te ftohte .me shi,TE ERRET,MYSUBET!!!!!

    Reply
  • demo says:
    June 29, 2025 at 10:29 pm

    O Edi mos E kruj shume me Anglo-Amerikanet,se do ta besh Trimerine si me Trumpin: DO LEPISH ATE QE KE PESHTYRE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksioni në burgun e Fierit, tlefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut
  • VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

Komentet e Fundit

  1. ANA on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Vl on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Vl on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  4. tio on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?