Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputeti gjerman në Tiranë: “Ballkan i Hapur” është vetëm një element, në krye është procesi i Berlinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Deputeti gjerman në Tiranë: “Ballkan i Hapur” është vetëm një element, në krye është procesi i Berlinit
AktualitetPolitike

Deputeti gjerman në Tiranë: “Ballkan i Hapur” është vetëm një element, në krye është procesi i Berlinit

Published: July 14, 2022
Shpërndaje

“Nuk mund t’i them kategorikisht jo Ballkanit të Hapur, por në krye të këtij procesi është procesi i Berlinit”. Kështu u shpreh deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviç në një konferencë për shtyp me gazetarët në Tiranë.

Zyrtari gjerman theksoi se ideja e “Ballkanit të Hapur” nuk është e keqe, por këmbënguli që të bëhet përpara me procesin e Berlinit dhe nisma e “Open Balkan” të shihet si një element.

“Ideja e mirë është që kancelari ka një interes të madh për Ballkanin Perëndimor. Ai është shprehur gjithmonë se është pjesë e familjes evropiane. Do të kemi këtë vit edhe një konferencë për procesin e Berlinit. Është një mesazh i qartë për të gjitha vendete Ballkanit Perëndimor që Gjermania do të ketë koordinim. Ideja e Ballkanit të Hapur nuk është e keqe, është ide e mirë. Por ende në krye të bashkëpunimit kemi procesin e Berlinit. Dhe Ballkani i Hapur duhet të jetë vetëm një element. Është mirë të flasësh për Ballkanin e Hapur, por këto ditë kancelari do të zhvillojë një takim me të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Nuk mund ti them kategorikisht jo Ballkanit të Hapur, por është vetëm një element, kreu i këtij procesi është procesi i Berlinit”, deklaroi Ahmetoviç.

- Publicitet -

Sa i takon procesit të integrimit, Ahmetoviç u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e meritojnë çeljen e negociatave. Ai zbuloi se sot do të zhvillojë takime në Maqedoninë e Veriut, në një ditë të rëndësishme, ku do të votohet në Kuvend propozimi francez për veton bullgare.

“Do të takohem me disa anëtarë të qeverisë së Veriut dhe parterë të partisë sonë simotër, asaj socialdemokrate. Mund ta nisja me elementë teknikë. Mund të nisnin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Na duhet një Shqipëri dhe Maqedoni e fortë. Dje zhvilluam shumë takime. Partnerët tanë socialistë folën me ne për transformimin, për energjinë si ajo e erës apo diellore. Shqipëria ka një potencial të madh. Ne do të donim t’ju mbështesnim në këtë lloj mënyrë”, tha deputeti.

Gjithashtu, Ahmetoviç tha se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se qytetarët e meritojnë lëvizjen e lirë.

“Pas kësaj konference do të doja vërtet t’ju kërkoja të shihnin llogarinë time të Instagramit dhe të dëgjonit fjalimin tim në Budenstag për Kosovën. Unë jam ndër anëtarët që mbështes Kosovën.

Kosova është vend i Evropës që ka një mbështetje më të madhe për BE dhe NATO në shoqërinë e tyre. Na duhet ta mbështesim këtë vend, ata e meritojnë liberalizimin e vizave. Ata e meritojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Europës.

Ne e kemi thënë qartë që Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Çdo vend ka të drejtë të udhëtojë në të gjithë be. Ne do të mbështesim Kosovën në procesin e saj për Këshillin e Europës, për statusin kandidat dhe vizat”, deklaroi deputeti i Bundestagut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    July 14, 2022 at 9:27 am

    Ke fol shume drejt per Kosoven.Kosova i meriton edhe Vizat edhe NATOn edhe BE.
    Ky palacja qe bredh hu me hu,sa ne Beograd,sa ne Stamboll,,ky te shkoje Atje ku e terheq Instikti kurves,.Hidhet vete bretkosa ne gojen e gjarperit.
    Ti o zoti Ahmed i thua qe ne krye eshte Procesi Berlinit,,Mirepo kete edvinin e terheq Kushtrimi i te Pareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?