Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Mayer, i është drejtuar Qeverisë Federale me një sërë pyetjesh lidhur me situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet ende në paraburgim pas 8 muajsh. Deputeti gjerman ka kërkuar sqarime mbi ndikimin që mund të ketë rasti i Veliajt në vlerësimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe në perceptimin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vend.
Në pyetjet e tij, deputeti Meyer pyet se a është i njohur për Qeverinë Federale rasti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, me sa duket për një periudhë joproporcionale prej tetë muajsh, prej të cilëve gjashtë pa akuzë, si dhe a është e njohur për Qeverinë Federale vlerësimi për Shqipërinë, sipas të cilit si sistemi i drejtësisë atje, ashtu edhe paditë ndaj kundërshtarëve politikë dhe raportimet mediatike të njëanshme, përdoren si “arma politike” për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
Deputeti gjerman i ka drejtuar qeverisë gjermane edhe pyetjen a janë të njohura për Qeverinë Federale raportimet mediatike, sipas të cilave ka ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor, dhe nëse po, cilat përfundime nxjerr ajo prej kësaj në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE?
Ndërkaq, në përgjigjen e saj, Qeveria Federale Gjermane ka theksuar se: “Ashtu si Gjermania, edhe Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe është zotuar për respektimin e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të njësive vendore. Qeveria Federale po ndjek zhvillimet përkatëse dhe do të ndjekë me vëmendje të veçantë rezultatet e vizitës së ardhshme të rregullt të monitorimit nga Kongresi i Pushteteve Vendore dhe Rajonale të Evropës në kuadër të Kartës”, thuhet në përgjigjen e qeverisë federale gjermane.


Po po pse jo
E çdo te thote kjo?! Mos valle ka nderhyre edhe ketu Saliu me Vjollca Vokshin qe vjellin per dite neper Europe nepermjet plakes rrudhur Doris Pack, ato qe do nxirrnin nga bytha i nxjerrin nga goja qe Shqiperia te mos pranohet ne BE, kundra Shqiperise dhe shqiptareve, kunder Luftes çlirimtare te UCK-se, kunder udheheqjes UCK-se, kunder Rambujese, kunder emrit shqiptar?! Dhe ne fund a ka mundesi qe ta di se kush eshte babai dhe nena e Ramiz Alise, se per çudi di vetem nenen e Sali Berishes dhe babaqaforin ?! Keto pyetje kisha une per sot. Ju uroj nje dite te bukur shqiptareve te vertete dhe kalofshi mire ne manifestin mbare shqiptare, ku per here te pare shqiptaret i shikojme te bashkuar rreth Skenderbeut, perveç armiqeve te betuar si zvarranike: Sali Berisha e Albin Kurti qe u bashkohen vetem antishqiptaret . Larte e me larte Shqiperia me çlirimtaret e saj !! Ngrijeni ne qiell, o shqiptare, flamurin e Skenderbeut, u marrsha te keqen te gjitheve !
Degjoni Genc Burimi dhe Fiori Dardha! Cfare media,cfare mediokriteti! Genci firmos tek borderoja e Saliut po Fiori?