Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’u drejtuar përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë me pyetje direkte, të cilat nuk janë depozituar më parë me shkrim në Kuvend. Ai akuzoi opozitën se vepron me urdhër të Sali Berishës për të prishur seancën parlamentare.
Gjatë fjalës së tij, Klosi theksoi se raporti i opozitës me drejtësinë është krejt i ndryshëm nga ai i mazhorancës, duke kujtuar raste nga e kaluara. Ai përmendi vitin 2007, kur prokurori i përgjithshëm i kohës u shkarkua pas deklaratës në Kuvend se ishin vjedhur 200 milionë dollarë nga ndërtimi i Rrugës së Kombit. Po ashtu, Klosi rikujtoi rastin e ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama, e cila, sipas tij, u pengua nga Berisha për të hetuar vrasjet e protestës së 21 janarit.
“E mbështes kolegen Topalli, si ajo dhe ne përgatitemi për të folur n këtë foltore. Duhet të thuash të vërtetën. Thuaj urdhrin që ju tha në mbledhjen e grupit para një dite. Ne jemi opozitë tha Berisha dhe ne nuk na intereson rrjedha e parlamentit, ne duhet ta prishim atë. Dhe ja ku jeni prapë sot, në këtë seancë të zbarstisë.
Kur mendoni se duke i dalë përballë dhe duke i ngatërruar dhe llafe drejtuesit e institucioneve, do të keni mundësinë të bëni atë që nuk e bëni dot me logjikë. Je keni strategji të prishni vetëm seancën. Sa i përket raportit me drejtësinë re, e kemi ndarjen shumë të thellë. Ne si parti e majtë ne i besojmë institucioneve, ju i besoni individit.
Sa i përket këtyre raporteve kemi qenë në këtë sallë, kur në 2007 prokurori i përgjithshëm erdhi në këtë foltore dhe deklaroi se në rrugën e kombit u vodhën 200 milionë dollarë me tender korruptiv, atë ditë u shkarkua. Kemi qenë në këtë parlament kur Prokuroja e Ina Rama kërkoi të hetonte vrasjet e 21 janarit, ai njeri doli dhe tha këtu jam unë dhe këtë drejtësi e bëj unë”, tha Blendi Klosi.
j.l./ dita

Nuk mund të justifikohesh me po të njëjtën arësye që u justifikua Berisha në kohën kur ishte në pushtet, se ndryshe barazvlerësohesh me të. Nëse Berisha pengoi kryeprokuroren asokohe, kjo s’do të thotë se ty të lejohet të bësh të njëjtin veprim. Mandatin e qeverisjes e ke që të ndryshosh nga praktikat e dikurshme kur bëhej hataja dhe s’jepte askush llogari. Se për drejtësi as që bëhej fjalë. Çfarë e pengon PS-në të aprovojë kërkesën e opozitës që koka e SPAK-ut t’i përgjigje në kohë reale pyetjeve? Ka frikë se mos dalin të palara në shesh dhe do ngelen me gojë hapur e s’do dinë se si të përgjigjen? Nëse është kjo arësyeja, atëhere kjo nënkupton mosbesim nga ana juaj si në lojallitet, po ashtu në profesionalizëm. Që SPAK-u të bëjë punën duhet t’i jepni atij pavarësinë e jo t’i vini kushte, t’i japë apo mos t’i japë përgjigje me gojë pyetjeve të opozitës.
Tani ky zoteria, Blendi Klosi, perceptohet si nje nder socialistet me te urte dhe paqsore, megjithese nganjehere shume fjalaman si grate e keqija. Aq i vertete eshte ky perceptim, sa edhe nje dilpomat i huaj (gjerman) shume aktiv para ca vitesh, akuzave te demokrateve per socialistet trafikante ne parlament ( ishte koha e deputeteve vrases, trafikante e perdhunues ne grupin e socialisteve) u pat pergjigjur keshtu: po, pse edhe Blendi Klosi na qenkerka trafikant e vrases?! Qellimi ishte per te banalizuar akuzat e drejta te opozites, se askush nuk kishte thene per Klosin se ishte ne grupin e vrasesve dhe perdhunesve deputete socialiste.
Po nje njolle te madhe e kishte ama: ate te kumarit Nuk ka njeri ne PS dhe politiken ne pergjithesi, por edhe mediat dhe kush e njeh ate, qe te mos e dije se Blendi Klosi eshte i varur prej kumarit; eshte nje bixhozgji i pashprese. Po, mund te na thone bixhoz po luan, se mos eshte ndonje gje e madhe. Shume gabim. Kumari eshte nje ves, i cilesuar nga psikologet dhe eksrertet edhe me i rrezikshem se drogerat. Nese per te droguarit ka ilace dhe kura te posacme, per kumarxhinjte nuk ka asnje ilac a kure qe t’u beje derman.
Mendojeni tani, edhe me i urtit ne PS dh e ka nje ves shume te keq! Berisha jo me kot ia permend kumarin Klosit, jo me kot ua permend veset te gjithe socialisteve te tjere me radhe; qe publiku ta dine se kush jane keta qe e shajne. Sepse, Sali Berisha NUK ka asnje ves. ASNJE. Po te kishte edhe hijen e nje vesi sado te vogel, nuk do ia kishin lene pa ia permendur.
Berisha ka tre vese te Renda:Krimin,Vjedhjen,Genjeshtren.Mua me leshoi qindra katundare mbi tokat me Tapi te Zogut,por nuk u mjaftua me kaq,.Ne pushtetin e dyte 2005-2013 me leshoi ish kulaket qe i kishte bere polica,t`me rrembenin edhe pyje,livadhe me Dicituren:Plotsim Toke te ligjit 7501. Shkoi edhe per miqasi ne Klubin qe ngriten kulaket mbi Tokat e mija dhe i siguroi:Sa te jem Une ne pushtet,igezofshi tokat e demos!
Aferim gjykatesja Ulliri!Aferim GjKKO! Sekuestro Totale Pasurise te Bishes Lugut Zi dhe pjelles se tij. Pasuria e Bishave te Lugut Zi ne Shqipni te Mesme,ne Toke te vjedhur,ne Bregtet,ne Kryeqytet eshte Pasuri e Pronareve dhe popullit qe u robtua 45 vjet ne Komunizem.Sekuestro Pasurise se vjedhur i djeg me shume se Burgu.
Du ta shof me valixhe druri,me triko leshdhije si erdhi qeni biri bushtres ne Tirane ne 1960!