Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dërgoi sekrete shtetërore jashtë vendit\ Pas 3 vitesh, Kina liron gazetaren australiane Cheng Lei
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dërgoi sekrete shtetërore jashtë vendit\ Pas 3 vitesh, Kina liron gazetaren australiane Cheng Lei
AktualitetBote

Dërgoi sekrete shtetërore jashtë vendit\ Pas 3 vitesh, Kina liron gazetaren australiane Cheng Lei

Published: October 11, 2023
Shpërndaje

 

Kina  ka liruar gazetaren australiane Cheng Lei, pas më shumë se tri vjetëve, njoftoi të mërkurën kryeministri i Australisë, Anthony Albanese.

Ai tha se Lei u lirua nga paraburgimi dhe u ribashkua me dy fëmijët e vet në Melburn.

- Publicitet -

“Populli australian ka dashur aq shumë ta shihte Cheng Lein duke u ribashkuar me fëmijët e vet”, tha Albanese.

Cheng, ish-spikere e lajmeve në televizionin shtetëror kinez CGTN, ishte paraburgosur në gusht 2020.

Ajo ishte arrestuar formalisht disa muaj më vonë dhe ndaj saj ishte ngritur aktakuzë për “dërgimin e sekreteve shtetërore jashtë vendit” në një rast për të cilin shumë njerëz thanë se ishte i nxitur politikisht.

Cheng ishte fytyrë e njohur në kanalin shtetëror të lajmeve në gjuhën angleze.

E lindur në provincën Hunan, Cheng tani është shtetase australiane e cila emigroi në Melburn si fëmijë, para se të kthehej në Kinë dhe t’i bashkohej transmetuesit shtetëror më 2012.

Kina nuk ua lejon qytetarëve të vet të mbajnë dyshtetësi.

Ajo u gjykua mbrapa dyerve të mbyllura dhe hyrja në seanca gjyqësore ndaj saj nuk iu lejua madje as ambasadorit të Australisë në Kinë.

Qeveria e Australisë kishte bërë fushatë të gjatë për lirimin e saj dhe i kishte bërë thirrje Kinës t’i respektonte “standardet themelore të drejtësisë”.

Ajo shkroi për kushte të mjerueshme nga burgu në një letër dërguar zyrtarëve australianë, e cila ishte publikuar në gusht.

“Më mungon dielli”, shkruhej në letrën e përshkuar si “letra e dashurisë” për Australinë.

“Në qelinë time, rrezet e diellit shkëlqejnë përmes dritares, por mund të qëndroj në të vetëm 10 orë në vit”, shkroi ajo.

Albanese tha se ajo u lirua pasi “mbaruan procedurat ligjore në Kinë”.

Rasti i Chengut i përkeqësoi marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës.

Kina ka ndaluar vazhdimisht shtetas të huaj në kohë të tensioneve të larta politike me vendet e tyre, duke nxitur akuza për diplomaci pengmarrëse. \rel\

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?