Në mbështetje të shkrimit të Z. Asqeri Llanaj në gazetën Dita 28 shtator 2022 titulluar: “Për Isa Toskën, Enkelejd Alibeajn e tjerë”. Pse pinjollët e kriminelëve të dikurshëm janë hedhur në sulm kundër Luftës Antifashiste, dëshmorëve dhe gjithë vlerave tona kombëtare të së kaluarës.
Në shkrimin e Z. Asqeri Llanaj, vërtetë janë dëshmi tronditëse për këtë super kriminel, siç ishte Isa Toska, krimet e të cilit kanë afro 80 vjet që ulërasin nga nëntoka për veprimet çnjerëzore që ka bërë, si në Mallakastër, zonë e vendlindjes së tij, dhe në Myzeqe, kryesisht në zonën e Fierit e të Lushnjës.
Unë jam një dëshmitar i fshatit Kolonjë të Myzeqesë, ku Isa Toska me krimet e tij jo vetëm grabiti, dogji e tmerroi familjet e fshatit, por dhe vrau 3 nga bashkëfshatarët tanë, Vasil Bozon, Kryetarin e Këshillit Nac.Çl. të fshatit, dhe dy anëtarë të Çetës së Parë partizane të Myzeqesë, Petri Bozo dhe Pasho Zoto, të cilët Isai i mori peng, i torturoi në mënyrë çnjerëzore dhe më së fundi i çoi në “Haraç” të Luarit dhe i pushkatoi.
Ishte 15 prilli i vitit 1943, ditë e diel, festa e Pashkës së Madhe ortodokse, ku banorët e fshatit Kolonjë të Myzeqesë, ishin ortodoks, vlleh të ardhur që herët nga fundi i shekullit të XVIII-të dhe fillimet e shekullit të XIX-të nga vendbanimet e tyre, Voskopoja, Grabova, Frashëri e tjera. Kuptohet, që s’kishin asnjë lidhje me Isa Toskën, asnjë konflikt, bile as që i njihnin bëmat e tij.
Pikërisht, atë mëngjes feste, pa zbardhur drita, ushtarët e çetës së Isait, që kishin bërë rreth dy orë rrugë në këmbë nga Luari e Roskoveci, u derdhën nga kodra që kufizon Kolonjën me fshatin Ardenicë. Familjet ishin ende në gjumin e mëngjesit. Në rrugën nacionale poshtë fshatit, mbërriti Isai me disa nga besnikët e tij me dy autoblinda italiane nga Fieri. Urdhri që kishin marrë ushtarët e tij të veshur si fshatarë, disa me armë dhe disa me hunj gardhi, u dyndën në shtëpitë e fshatit. Një pjesë e burrave flinin në stanet e bagëtive në pyjet e kodrave nën Manastirin e Ardenicës, kurse të tjerët që u gjendën në fshat, i ngritën nga gjumi të llahtarisur dhe i grumbulluan në sheshin në qendër të fshatit, ku ishte instaluar një mitraloz dhe disa nga ushtarët e tij të armatosur me armë që bënin roje.
Zjarri i parë u duk në shtëpinë e patriotit Llazar Bozo, Luçi Bozo, pastaj Loni e Jorgji Bozo,, Kosta e Taqi Robo, Vasil Bozo, Gori Bozo, Mina Bizhyti, e Todi Doja, ku djemtë e disa prej tyre ishin partizanë me Çetën e Parë të Myzeqesë, që atë ditë ndodhej në pyjet e Libofshës e të Gradishtës. Gratë dhe fëmijët dolën të tmerruar në oborret e shtëpive dhe shihnin si digjej gjithçka, shtëpia me orenditë që i kishin vënë me shumë mundim. Qilimat dhe pajat e nuseve, si dhe bereqetin e familjeve, ushtarët e Isait i morën para se t’u vinin zjarrin shtëpive dhe i grumbulluan tek autoblindat, ku i priste dhe një makinë e markës “Arnaul” italiane. Veç plaçkave dhe rezervave të bukës, ata plaçkitën me dhunë dhe varset e unazat e grave dhe nuseve, duke grabitur çdo gjë me vlerë që kishin familjet e tregtarëve të Kolonjës.
Dikush nga fshatarët që ishin në pyjet e kodrave mbi fshat, qëlloi me armë për t’i trembur ushtarët e Isait, me frikën se po vinin partizanët e çetës, disa prej të cilëve ishin djem të fshatit. Ata u tërhoqën me urgjencë, duke vrarë Kryetarin e Këshillit Nac.Çl. Vasil Bozon dhe morën peng dy partizanët e çetës që ishin pranë familjeve, Petri Bozon dhe Pasho Zoton.
Kur mbërritën partizanët e çetës, Isai me ushtarët e tij ishin larguar, duke lënë pas hirin dhe blozën e shtëpive të djegura dhe tre persona të vrarë. Isai e zgjodhi Kolonjën, si fshati ku u krijua Çeta e Parë partizane e Myzeqesë, fshati ku çdo shtëpi ishte bazë e partizanëve, fshati ku shumica e djemve të Kolonjës me në krye Xhorxhi Robon, Koli Ll. Bozon,, Nako dhe Miti Bozon, Irak;li Bozon e të tjerë, dolën që herët në dhjetor 1942 në radhët partizane, duke krijuar dhe të parën çetë në luftën kundër pushtuesve fashistë italian. Jo vetëm kjo, por Isai synonte dhe grabitjen, ku Bozollarët e Kolonjës e të tjerë, mereshin dhe me tregti dhe ai dinte ku të grabiste.
Në pasdite vonë, mbërriti Çeta partizane, por krimineli dhe terroristët ishin larguar dhe fshati dremiste në heshtje nën tymin e blozën e shtëpive të djegura. Trupi i Vasil Bozos i vrarë, u varros me nderime, ndërsa për dy pengjet e marë, Isai pasi i torturoi, i pushkatoi dhe erdhi lajmi të nesërmen për të marrë kufomat në “Haraç” të Luarit. Partizanët e çetës u zotuan para trupit të shokëve se, “Hakun s’do e lemë pa ua marë”!
Kaluan disa muaj, ku krimet e Isa Toskës ishin bërë shumë shqetësuese në fshatra dhe zona të tjera. Shtabi partizan i Qarkut të Beratit planifikoi të organizonte një betejë luftarake në Mallakastër me objektivin, për shpartallimin e forcave të ushtrisë italiane të disllokuar në atë zonë dhe eleminimin e bandës kriminale të Isa Toskës. Pra forcat italiane të shkuleshin nga Rroskoveci dhe çerdhja e Isa Toskës të shpartallohej nga Luari.
Nga formacionet partizane të Myzeqesë, u zgjodhën 150 partizanë të ndarë në 3 çeta: Çeta e parë, me komandant, Halim Xheka dhe komisar, Skënder Libohova.
Çeta e dytë, me komandant, Koli Ll. Bozo dhe komisar, Xhorxhi Robo.
Çeta e tretë, me komandant, Sotir Kola dhe komisar, Miti Bozo.
Në katundin Suk, kishin ardhur dhe Komanda e Shtabit të Qarkut të Beratit dhe një batalion u Skraparit, i komanduar nga Zylyftar Veleshnja, si dhe një çetë e Roskovecit, e komanduar nga Ceno Velmishi. Luftën do e drejtonte, Gjin Marku, i dërguar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë partizane. U caktua zona e veprimeve luftarake në 3 drejtime, për të zënë në grackë forcat e armikut. Komandant i operacionit u caktua, Zylyftar Veleshnja. Operacioni filloi në 4 shtator 1943 në ora 4 të mëngjesit, me objektivin që pas dy orë luftimesh, duhet të shpartalloheshin forcat e ushtrisë italiane dhe eliminimi i strofkës së Isa Toskës, deri dhe djegia e shtëpisë së tij, si hakmarrje e djegies së fshatit Kolonjë dhe krimeve të kryera prej tij.
Reparti ushtarak italian i vendosur në fshatin Kuman kishte rreth 300 forca, dy tanke, tre autoblinda dhe një arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm. Ndërsa forcat e Isa Toskës, përbëheshin nga rreth 400 trupa të përqendruar kryesisht në Luar, në Kurjan dhe pjesërisht në Roskovec. Në datën dhe orën e caktuar, nisën luftimet e përgjakshme. Forcat italiane që u zunë në befasi, u çorientuan totalisht, duke patur dhe viktima me të vrarë e të plagosur, ndërsa nga mercenarët e Isa Toskës, u zunë robë 300 vetë, nga të cilët u seleksionuan shumica, shumë prej tyre të mobilizuar me dhunë dhe mbetën 36 besnikë të tij. Gjyqi partizan në frontin e luftës, i dënoi ata me pushkatim. Reparti i ushtrisë italiane, pati humbje të mëdha në njerëz, ndërsa banda e Isa Toskës, u shpartallua plotësisht. Shtëpia e tij u dogj, ndërsa Isai me të vëllan, Faslli Toska dhe me disa besnikë të tij, mundi të shpëtojë me ndihmën e tankeve dhe autoblindave italiane në drejtim të Fierit.
Nga forcat partizane të Myzeqesë në këto luftime, mbetën të vrarë 3 partizanë, Kristo Karroqe nga Verria, Mihal Davidhi nga Lumthi dhe Mihal Llazi nga Bishqethmi. Mbetën të plagosur dhe 4 partizanë, midis tyre, Skënder Malindi nga Skrapari dhe Naun Peto nga Myzeqeja e tjerë. Edhe disa aksioneve të tjera luftarake, Isa Toska mundi ti shpëtoj me mbështetjen e fashistave iralian, deri kur pas kapitullimit të italisë në shtator 1943, ai mbeti pa mbështetje dhe në një përpjekje me forcat partizane në rrethinat e Fierit, mbeti i vrarë.
***
Shpesh nga opinionistë të ndryshëm të politikës, justifikohen se ai dhe shumë kriminelë të tjerë, luftuan kundër komunistëve, duke justifikuar krimet e rënda që ata kryen në popullsinë e pafajshme. Dhjetra e qindra viktima që autori i shkrimit të para disa ditëve, Z. Asqeri Llanaj nga Mallakastra i renditi me emra dhe fshatra, ku Isa Toska kreu krime të rënda, mos vallë ishin komunistë, as dhe partizanë që luftonin kundër tij? Ata ishin thjeshtë fshatarë të pafajshëm, që Isai i kishte piketuar ti grabiste dhe ti eliminonte. Po grabitjet, djegiet, përdhunimet e terrori, ç’lidhje kishin me komunizmin?
Sipas artikull shkruesit mallakastriot, Asqeri Llanaj, në një operacion fashist, në bashkëpunim me çetën mercenare të Isa Toskës, “Në korrik 1943, në zonën e Cakranit të Mallakastrës, u kryen reprezalie në 20 fshatra me rreth 935 familje, 80% e shtëpive të tyre u dogjën e u plaçkitën, nën akuzën se kishin lidhje me partizanët, çlirimtarët e vendit. U dogjën qindar hektarë të mbjella me të lashta e kultura të tjera bujqësore, u grabitën qindra krerë bagëti dhe 29 fshatarë të çetave territoriale të zonës, u pushkatuan”. Të gjitha këto krime, a mund të themi se kishin lidhje me komunizmin, në një kohë që komunizmi ende nuk njihej në popull? Ky ishte krimineli, Isa Toska, që në ato vite të luftës, u bë tmerri i krahinës së Mallakastrës dhe të Myzeqesë.
***
Për të gjitha këto të zeza e krime të kryera nga krimineli Isa Toska, nuk mund të themi se pinjollët e tij sot kanë përgjegjësi, jo, këtë nuk e themi, por kur ata flasin për krimet e komunizmit, janë të pabesueshëm në oratorinë e tyre, pasi krimet janë të dënueshme si ato të komunizmit dhe ato të fashizmit e të bashkëpunëtorëve të tyre, siç ishte dhe krimineli Isa Toska. Aq më tepër që një pinjoll i tij sot del në krye të opozitës dhe flet me të madhe pë krimet e komunizmit. Po krimet e të parëve të tij, siç ishin Isa dhe Faslli Toska, kush i dënon? Ai s’ka të drejtë të shkojë e të kërkojë vota në Qarkun e Fierit, në Mallakastër e në Myzeqe, ku të parët e tij kanë kryer një mal me krime, që sa jemi gjallë brezi i ynë dhe i prindërve tanë, nuk do i harrojmë kurrë. Krimi është krim dhe nuk ka ngjyrë, as të kuqe dhe as blu!
Z. Alibeaj, flet me të madhe dhe për heqjen nga qarkullimi të librave, filmave dhe dokumenteve në stendat e muzeumeve me vlera historike për kohën, që flasin për luftën Antifashiste Nac.Çl. dhe periudhën 50 vjeçare të socializmit lindor në Shqipëri. Sigurisht, në këto vlera historike direkt apo indirekt, goditen dhe krimet e terrori i pushtuesve nazi-fashist që kishin pushtuar vendin, si dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, ku njeri, ai më besniku i fashizmit në zonat e Mallakastrës e të Myzeqesë, ishte krimineli Isa Toska.
Çdo libër e film, çdo dokument në stendat e muzeumeve, kanë vlera të veçanta historike të Kombit, për zhvillimin social-ekonomik të vendit, pse jo dhe për jetën politike të sistemeve që kemi kaluar me të mirat dhe të këqijat e tyre. I madhi Hygo ka thënë: “Kush mohon të kaluarën e vendit të tij, mohon Atdheun, kombin e vet” Dhe ajo histori që sot diskutohet, nuk ka qenë pak, por 50 vjet. Edhe lufta Anrifashiste Nac.Çl., është nga ngjarjet më jetike, më e çmuar në jetën e popullit tonë, pas Pavarësisë së 1912-s. Dhe të hedhësh poshtë këtë faqe të lavdishme e të ndritur të historisë së Kombit tonë, është i qëllimshëm, për t’i lënë hapësirë tradhtarëve, kolaboracionistëve dhe kriminelëve si, Isa Toska, Hamit Matjani e tjerë, që përbëjnë njollat më të zeza në historinë e këtij kombi.
posht naziballistët e tipit isa toska dhe nipat e tyre neoballist si alibeu
Ne fund te fundit, YLLI HUMBI PO SHQIPJA MBETI. Bile sot me mburrje edhe Taulnt Palla ve ne koke qeleshen e ballisteve.
Artikuj vellavrases.Vazhdo me kete linje “Dita”por mos haro qe je duke rritur femije ,niper mbesa me urejtje per njeri tjetrin.Mos t’ju vije habi kur nje dite koken e nipit tend t’a shohesh te ngulur ne nje hu,sepse sic thote fjala e urte e popullit “C’do te mbjellesh ate do te korresh”.Ju duheni hedhur ne gjyq per keto artikuj percares.Ju jeni sherbetore te armiqve te popullit shqiptar qe bejne cmos qe shqiptaret te mos bashkohen asnjehere por te vriten midis tyre.Kjo ishte edhe deshira e Sali Berishes qe armatosi shqiptaret me 1997-teJe duke plotesuar porosite e Sali Berishes ,Te lumte “Enver Hoxha tungjatjeta”-qenke klysh i Sali Berishes.
Analizë OK.Po ky MALI a mos është vëllai E.Alibegut..dhe nipi S.Berishës..!?
-DITA boton atë çka bër KRIMINELI ISA TOSKA në MallaKASTËR E MYZRQE.Bilez shkruan pak të vrarë në këto anë.Ai ka vrarë mbi 200 burra dhe shkatërruar shumë pasuri.Ai ka bërë Ato që po bën S.Berisha në 32 vite në Shqipëri.Kriminelët një turi DERRI KANË.
-E.Alibegu ka kën Ministër i Saliut dhe flet si Saliu kundër Komunizmit që nuk u zbatua as në Shqipëri por as në një vënd tjetër të botës.
Ky injorant dhe kriminel i ndyre,ringjalli haxhi qamilin,ne zonen e Myzeqese.
Dhe tani per ironi te fatit,historia perseritet,ne kete vend oriental,me alter egot e tyre,haxhiqamilistet,isatoskiste;islamistet dhe hoxhiste shpellare,sali-like.
Po ti Ethem Lalaj mos je i shitur tek Saliu qe kerkon vella vrasje ?Per momentin ne na duhet bashkim dhe jo vellavrasje,percarje.Mjaft me frymen partizane-balliste.Brezi i ri as e ka idene sepse kane tjeter mentalitet per jeten.Me kete fryme po edukon ti brezin e ri,femijet e tu? lere menjane ngjarjet historike se nuk fiton gje.C’do te na thuash per idene e bashkimit Shqiperi-Kosove nje?Nuk te vjen turp te festosh 28 Nentorin pa Kosoven?Deri dje akuzonim Serbine qe e mbante te pushtuar kosoven te ndare nga trungu shqiperi.Po sot kujt t’ia hedhim fajin qe Kosova eshte ndare nga trungu shqiperi?Kujt i sherbeni ju z.Ethem?
o mali idiot un skam lidhje fare me saliun, bile jam i vetmi që që në moshë të re e kuptova që sala dhe rama janë hajdutë, ameriak është shteti kryesor imperialist dhe që kërkon ta shpopullojë vendin ton e tia japë serbogrekut etj etj gjëra që ju në moshën time as i imagjinonit.
nickun enver hoxha tungjatjeta e kam për të shprehur urrejtjen time ndaj antishqiptarëve që enver hoxha sa pati mundësi ua hoqi kokën. mund të bënte dhe më shum por pati durim, mendoi se do ndreqeshin.
a e kupton tani mali. kur kam lindur un, enver hoxha qe harruar, ndaj mos mendo se jam ndonjë plak nostalgjil
Ky nuk kerkon vllavrasje por tregon realitetin , po ata pinjollet e ish kriminelve qe kan 30 vjet qe therrasin kunder luftes nacional çlitimtare nuk ndjellin vllavrasje , apo jan me i mir llumi se jetojm kohen e llumit , kjo esht historia ky esht Isa Toska gjyshi Alibeajt qe therret kunder komunizmit , nip krimineli e antishqiptari , kur te kerkojm qe te dalin krimet e komunizmit , duhet te kerkojm qe te dalin dhe tradhtaret e kti vendi dhe arsyet e ish te denuarve te komunizmit ti hapen dosjet kush i denoj çfar kan ber qe jan denuar dhe kush i rraportoi deponimet e viktimes para gjyqit per shkeljet e ligjit te atij sistemi qe kishim , keshtu i nxierim te tera dhe krimet e komunizmit , por dhe pasardhesit e tradhtarve nuk duhet te zgjidhen ne politik njesoj si ata me te kaluar komuniste , athere qetesohet ky vend , po nuk u njohen patriotet deshmoret e vertet dhe ish tradhtaret e kti vendi , ky muhabet do jet gjithmon ne kte vend , se po ngrihet llumi dhe gjykon patriotet dhe te ndershmit shqiptaret e vertet , ky esht realiteti shqiptar.
Shqiperia prandaj po braktiset sepse ju mostra vazhdoni me luften e klasave ,dishriminacion racor me emra te rinj.I pafshi hairin kesaj pune.Cani barkun.
Te gjithe kriminelet e perjashtuar nga Partia Komuniste,,quhen Balliste.
Isa Toska,Xhelal Staravecka,Memet Shehu-jane Balliste(!)
Te gjithe kriminelet e perjashtuar nga Partia komuniste,quhen Balliste.
Isa Toska,Xhelal Staravecka,Memet Shehu-jane Ballista(!)
E late Partine te Paster,o Asqeri Kolonja Lushnjes!
Duket qe shqetesimi i shkrimit eshte Isa Toska dhe banditet e Tij. Gjithashtu shqetesim i ketij shkrimi jane pinjollet e Isait dhe te krimineleve qe i venin nga pas. Ne krye te ketyre pinjolleve, per momentin ka dale Alibeu. Por mendoj se shqetesimi me i madh, i pa shprehur ne kete shkrim, jane disa prej pinjolleve te familjeve qe u vrane, u dogjen dhe u plackiten nga Isa Toska me banditet e vet. Keta pinjolle , qe kur ia kerkon interesi sillen si trashegimtare te partizaneve apo te familjeve qe mbeshteten luften Nac-Clirimtare, tashme kane hyre ne korrin, me ze te pare Alibeun, duke bere zerin e dyte apo te trete, dikush ben edhe ison. Kjo qe po ndodh eshte tregues i qarte qe “Rilindja” e Edi Rames nuk trashegon aspak, sikur nje grimce, nga Partizanet , nga lufta e tyre per liri dhe clirim kombetar. Pra te keqen mos e shikoni tek gjallerimi i therijave te Isa Toskes, por tek “Rilindja” PS :
Alibeu dhe shpura qe e mbeshtet nuk fiton kurre vota per te qene perfaqsues legjitim dhe i besueshem , kudo qe ai te hedh kandidaturen.
o demo, isa toska ka qenë naziballist, mos u përpiq ta mohosh këtë, se ti e mbulon që e vranë xhandarët.
demo, xhelal staravecka vërtet ishte me partin komuniste por ai ishte maskara arrivist dhe kur e pa që partia nuk është vend për karrierë por për të luftuar ai dredhoi dhe u bashkua me ballistët.
ndërsa për mehmet shehun ske çtë flasësh. pak kriminel por gjithsesi një atdhetar, që po ti mbledhësh tër ballistët dhe ti shumëzosh me 10 as gjysmën e shokut mehmet shehu se arrijn or ti enver memishaj
O shoku Communist,qe shkrusn brockulla qe as gomari nuk I pertyp dot,Jo me njeriu.
Flet per Gjin Markun,si udheheqes dhe I dhate koqen e plumbit,flisni per qindra te vrare dhe te kapir rob dhe vriten vetem tre vete nga partizanet e alfatahut,flet qe Isa Toska u shpartallus dhe vjen e djeg fshatra!
KAM VETEM NJE shprehje:
-SHKO PIRDHU ME GJITHE ARTIKULL,KOMUNIST I PA RINOVUSHEM SALI……!!
?+jeni genjeshtare te paskrupullt.80 vjet cpifje katundi,qe ju i quani propogande.
Si paska qene naziballist Isa Toska,kur u vra ne 13 shtator 1943,nga posta xhandarmerise Fier,,sapo u shpall dorzimi i ushtrise Italiane,repartet e para gjermane arriten ne Shqiperi..Kur u be edhe nazist,sepse 8 ore kishin gjermanet qe kishin mberritur ne Fier????????
Ne telegramin e Prefektures Fier derguar Tiranes per vrasjen e Isa Toskes dhe mbeshtetesve te tij,thuhet:-Sapo gjermanet degjuan krismat e armeve(te xhandarve qe vrane Isa Tosken),filluan te qellojne me bresheri mitrolozi mbi mbeshtetesit e Isait dhe turmen e popullit qe ndodheshin ne sheshin e pazarit duke vrare 23 mbeshtetes te Isait dhe 13 nga populli,qe ndodhej ne Pazar.
or budall demo maksarai enver memishaj.
çja fut kot.
isa toska a nuk ishte ballist i rakive dhe pulave.
a nuk ka ndihmuar ballistët isa toska.
apo ngaqë ju vjen inat që isa toska ishte kriminel ballist thoni që nuk ishte me ballin.
tani kur xhandarmëria sheh që ky ballisti i ka kaluar caqet e vret.
mbase ka qen edhe loj e nazistëve për të thën që ja ne po shpëtojm popullin nga kriminelët.
po që ka qenë me ballin isa toska mos e moho kot
Ketu ka edhe te mete qe komentojne.Eshte gjynah te replikosh me keta.Duke mos pasur argumente per ta bere Isa Tosken ballist,,fillon avazin e estrades enveriste me raki dhe pula.Shtabi pergjithshem kishte me kohe te plote tre guzhunjere ne Labinot dhe dy guzhunjere ne Helmes.Ne sherbim te Shtabit kryepeshkopi fashist qe te lante mutin me shurre,i vuri ne dispozicion ne Berat gjithe pasurine e Kishave dhe Manastireve te Myzeqese dhe nje Hotel ku majmeshin muzatat e shtabit.
Tani shih fotografine e Mitat Frasherit ne Itali ne 45,sikur e kane nxjerre nga Aushvici,kocke e lekure.Shihni Enver Hoxhen,baba Fajen,Koci Xoxen,Medar Shtyllen,si derra Balldreni,te majmur e te fryre nga lufta e madhe gjithe sakrifica,Koka Baba Fejzos ne kongresin e Permetit nuk e nxe fotografia..Shihni fotografine e profesor Abaz Ermenjit,komandanti i pergjithshem ushtarak i Ballit Kombetar,,me uniforme engleze ne fund te 44,,duket si atlet i Marathones,
Merri fotografite e te dy paleve dhe tregoja nje mjeku nutricionist..Kush ka ngrene pula e ka pire raki nga keta?
ehuha o budallai demo
kshu bënke propagand ti
hahahahahha
mir demo mir lëre se ty të ka kap pleqria keq.
Jane te pakohe ballisto-zogisto-demozistet. Jane kondrapedale te intereseva kombetare te shqiptareve.
Ah o Demo mavria
Tu afrua pleqeria
Kembes i thua dore
Breshëri te duket borë
Ballistat nuk kishin barkë
Qenë te holle ashtu si ti
Se çkrihnin pulat me vrap
Dhe harxhonin energji
Artikull i sakte dhe konkret,me fakte.Ndjell vellavrasje?Vellavrasjen e ndjell ai qe kerkon te mbuloje krimet dhe vrasje.Mos harroni,fashizmi po instalohet gradualisht.Ndaj niperit dhe mbesat kane veshur lekure qingji dhe skermiten me goje ujku.
Komunizmi = lufte civile = korrupsion = homoseksualitet
Fashizmi = disipline = zhvillim = moral
From: Experienca