Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmia e personit që tentoi të pajtojë Nikulajn me Lestakajt: Një fis refuzoi, tani bëhet shumë e vështirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dëshmia e personit që tentoi të pajtojë Nikulajn me Lestakajt: Një fis refuzoi, tani bëhet shumë e vështirë
AktualitetKronikeKryesore

Dëshmia e personit që tentoi të pajtojë Nikulajn me Lestakajt: Një fis refuzoi, tani bëhet shumë e vështirë

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Pajtuesi i gjaqeve nga Lezha, Pjetër Gjoka, foli në lidhje me gjakmarrjen mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, e nisur prej më shumë se dy dekadash dhe që u rikthye një javë më parë me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gjoka tha se gjakmarrja mes këtyre dy fiseve ka nisur në vitin 1997 dhe vijon ende. Sipas tij Ardian Nikulaj ka kërkuar pajtim, por është refuzuar nga pala tjetër.

- Publicitet -

Në lidhje me këtë rast, Gjoka tha se situata është tepër delikate dhe është shumë e vështirë të gjendet një urë komunikimi mes dy fiseve. “Ne e njihnim këtë rast, janë një seri vrasjesh, jo të deklaruara tamam, në 1997-ën e më pas. Bilanci mbetet një problem i pasqaruar nga ana jonë.

Fisi Lekstakaj ka lënë vilat këtu në Shqipëri bosh dhe janë larguar të gjithë aty në Angli, ku jetojnë e punojnë. Si duket kjo ka ndikuar për të organizuar gjakmarrjen e tyre. Pas viteve 2000 jam njoh me Ardian Nikulajn, i cili ka qenë i njohur si politikan lokal dhe i suksesshëm në fushën e biznesit dhe që ndihmonte komunitetin.

Nuk ka se si të bëhet pajtim, pasi ka munguar pala e dëmtuar, pala e Lekstakajve. Pa qenë dy palët nuk mund të bëhet asnjë tentativë. Nikulajt e pranonin pajtimin, unë e kam diskutuar me të ndjerin. Por kur mungon njëra palë, nuk mund të bëhet pajtimi. Zgjidhjen e shoh të vështirë, megjithatë le të shpresojmë”, tha ai në një intervistë televizive.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: I dalin përpara gjatë vizitës te KAYO, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, kjo është përgjigja e banorëve
  • Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
  • Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit
  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Kuptove?! on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?