Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dëshmia e re trazon familjet/ Zhdukja e dy shoqeve më 2004, zbulohet dhe emri i personit të tretë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dëshmia e re trazon familjet/ Zhdukja e dy shoqeve më 2004, zbulohet dhe emri i personit të tretë
Kronike

Dëshmia e re trazon familjet/ Zhdukja e dy shoqeve më 2004, zbulohet dhe emri i personit të tretë

Published: March 10, 2023
Shpërndaje

Dëshmia telefonike në emisionin “Pa gjurmë” ka trazuar jetët e shumë familjeve që prej ditës së enjte; të atyre të dëmtuara që duan të dinë fatin e 2 shoqeve të zhdukura pa gjurmë prej vitit 2004 dhe që dyshohet se janë vrarë dhe groposur në dunat e plazhit të Divjakës prej kreut të një prej grupeve kriminale në Lushnjë dhe të familjeve të personave që u ka dalë emri si të përfshirë e të dyshuar në këtë krim monstruoz e të paprecedentë. Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të 19 viteve më parë, mund të zbardhet vetëm nëse Prokuroria dhe Policia do të gërmojnë të gjithë zonën përreth kabinave të vjetra të plazhit ku dëshmitarja tha se një miku i saj që nuk jeton më, me pseudonimin “Sepentja”, ia kishte treguar dikur. Policia e Divjakës po pret lejen e Prokurorisë për të nisur gërmimet, teksa në Tiranë janë marrë provat paraprake, si kaseta e dëshmisë së personit që telefonoi dhe kishte dijeni se autori ishte i ndjeri Arben Hoxha, që në fakt vrau nënën e vajzës së tij dhe shoqen e saj që po e strehonte dhe ndihmonte në arratisje.

Ka dalë në dritë edhe personi i tretë që mendohet se ka ndihmuar në groposjen e trupave me urdhër të Hoxhës, sipas dëshmitares. Ai është Artan Begaj, i cili u arrestua me një sasi lënde narkotike më herët dhe besohet se ka qenë bashkë me ‘Sepenten’.

Arben Hoxha, i bandës së Lushnjës, mbante nofkën “Ben Komisari” dhe në atë kohë bashkëjetonte në zonën e Laprakës me Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç motra e saj dëshmoi, edhe Sonila ishte larguar nga banesa, pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi, e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Dëshmitarja rrëfeu konfliktet që kishte pasur Osmani me Hoxhën dhe më tej shkaktimi i vrasjes së dyfishtë dhe mbulimi i gjurmëve. Personi që ia kishte treguar ngjarjen, sipas saj kishte qenë nën efektin e alkoolit. Rezulton se 2 nga tre autorët tashmë nuk jetojnë më dhe i treti ka rolin e bashkëpunëtorit në fshehje të kufomave, gjurmëve dhe moskallëzimit. Ai mund t’i ndihmojë hetuesit të zbardhin një krim nga më makabrit të ndodhur këto dekada në vend. Gjetja e trupave do të mbyllte një tjetër dosje pa autorë, pasi duket se drejtësi nuk mund të vendoset më. Hoxha u vra një vit pas kësaj ngjarjeje, në një tjetër konflikt.

- Publicitet -

Motra e Nertilës dëshmoi se janë tronditur së tepërmi nga kjo dëshmi dhe lajmi se ajo është vrarë e groposur që prej momentit të zhdukjes, edhe pse kishin dyshime. “Jemi të shkatërruar për këtë lajm, nëna ime është mbyllur në dhomë dhe vetëm qan. Duam të zbardhet plotësisht dhe të vihet drejtësi”, u shpreh ajo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?