Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DËSHMIA/ Fjalët e fundit të Bedrie Lokës sipas bashkëshortit: Një natë më parë ajo u nxeh, i thashë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DËSHMIA/ Fjalët e fundit të Bedrie Lokës sipas bashkëshortit: Një natë më parë ajo u nxeh, i thashë…
Kronike

DËSHMIA/ Fjalët e fundit të Bedrie Lokës sipas bashkëshortit: Një natë më parë ajo u nxeh, i thashë…

Published: January 8, 2024
Shpërndaje

Xhemal Loka ka dalë këtë të hënë para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai u arrestua pas vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare Bedrie Loka, ditët e para të vitit. Prokuroria e akuzon 45-vjeçarin për shkaktim të vetëvrasjes, por edhe armëmbajtje pa leje.

Ai i mohon akuzat dhe pretendon se bashkëshortja u vetëvra për shkak të bullizmit në TikTok.

Prokurori i çështjes tha se Pandeli Bushi, i vëllai viktimës, ka deklaruar se motra e tij është dhunuar dhe ka pirë helm për shkak të marrëdhënies së keqe.

Ashtu sikurse edhe vëllezërit e tjerë, të cilët po ashtu kanë deklaruar se çifti nuk ka pasur marrëdhënie normale dhe gruaja dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu sipas prokurorit, njëri nga fëmijët ka deklaruar se prindërit kishin pasur gjithmonë debate.

 

“Babi i ka thënë që do të të bëj të vrasësh veten”, mësohet të jetë shprehur njëri prej tyre para hetuesve.

 

Vajza e çiftit ka deklaruar se që prej një viti nuk i kanë pasur marrëdhëniet mirë dhe shpeshherë thoshte që do t’i japë fund jetës pasi ndjehej e lodhur nga gjithçka.

 

“Babi pengonte mamin të shkonte tek të afërmit e saj, duke e ofenduar”, ka rrëfyer vajza.

 

Edhe dy të miturit kanë dëshmuar për dhunë. Ndaj prokurori arsyetoi në sallë të gjyqit se kjo ngjarje është shkaktuar nga sjellja e bashkëshortit. Ai po ashtu është shprehur se në celularin e Xhemalit janë gjetur video e audio kërcënuese.

 

Nga ana tjetër, avokati i 45-vjeçarit ka deklaruar se nuk janë dakord për arrest me burg, pasi e vetmja provë sipas tij janë deklarimet e të afërmve dhe familjarëve të viktimës.

 

“Xhemal Loka jetonte 90 përqind të kohës jashtë shteti. Vetë Bedrija ka udhëtuar drejt Greqisë për të qenë më afër familjes. Debatet familjare kanë qenë edhe për shkak te shtresës sociale. Po të kishte dhunë do të ishte bërë një kallëzim, por asnjë rast i tillë nuk është depozituar. Ndaj i kërkojmë gjykatës një masë lehtësuese siç është ajo e “detyrim paraqitje”. E ndjera kur është përmendur në spital, i ka kërkuar falje vajzës së madhe dhe bashkëshortit për veprimet e saja. Gjendja emocionale e saj ka ardhur vetëm pas hapjes së adresës në TikTok”, mësohet të jetë shprehur avokati mbrojtës.

 

Vetë Xhemal Loka pretendoi në sallë të gjyqit se kërcënime në telefon ka marrë edhe ai. ‘Debate kemi pasur, por kurrë nuk e kam dhunuar’, u shpreh 45-vjeçari i cili po ashtu ka rrëfyer edhe për atë çfarë kishte ndodhur një natë përpara ngjarjes së rëndë.

 

“Jam dakord me avokatin, por jo me prokurorin. Mahmuti ka njohuri për situatën me nusen time. Kam marrë kërcënime dhe mesazhe në telefon. I kam thënë nuses mos u mërzit për foton, sepse dhe mua mund të ma nxjerrin një të tillë. Kur i nxorën foton e dytë nuses i thanë që s’kemi mbaruar punë akoma. Edhe mua më kanë marrë në telefon persona që s’i njoh duke ofenduar nusen. Debate kemi bërë, por kurrë s’e kam dhunuar nusen. Kur u përmend në spital i thashë pse e bërë këtë veprim, tha kam qenë shumë e mërzitur. Një natë më parë diskutova me nusen që do të iki në Greqi. Do bëj një prokurë për fëmijët që t’i marrësh. Kudo që do të dalësh në pazar apo diku tjetër, shoqërohu me një fëmijë jo vetëm, përsa kohë ende fotot e tua janë në TikTok, që askush të mos flasë. Pas kësaj ajo u nxeh dhe në mëngjes ndodhi ajo që ndodhi”, mësohet të jetë shprehur Xhemal Loka.

 

Në përfundim të seancës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorit, duke caktuar arrest me burg për 45-vjeçarin.

 

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?