Partia Demokratike duket se do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 14 majit!
Negociatat për bashkim mes Partisë Demokratike kanë dështuar!
Palët nuk kanë arritur një marrëveshje, teksa grupi i Enkelejd Alibeajt ka fajësuar Edi Palokën duke thënë se ka ardhur në tryezë me kushtin e vetëm, që të njohin statutin e 11 dhjetorit, rrjedhimisht dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së.
“Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar.
Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.
Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.
Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore”, thuhet në njoftim.

Akoma ju nuk jeni mesuar me Berishen.? Berisha kurr bess nuk ka. Berisha kurr besen nuk e ka mbajtur.
Berisha ne keto kushte ndofta sa per sy e faqe edhe munde te terhiqet por askush nuk duhet ta haje manovren qe munde te Beje Barisha.
Ai ne se terhiqet e ben sa per sy e faqe per te mashtruar Partin Demokratike te ligjeshme dhe opinioni brenda dhe jash vendti pore kurr se si Berisha nuk do ta beje nje gje te tille realisht.
Qe me daljen e tij ne skenen politike sinjalet i jep majtas dhe vazhdon djathtas ose e kunderta.
Dilni vetem.Mos u ngaterroni me horrat qe kane vjedhur,kane shkaterruar,kane vrare.
Ashtu Alibej djali,Nuk keni pse mbani mbi shpine mekatet e renda te bandes malokeve.
Hapja e dosjeve eshte hapi i pare qe tregon se jeni ne rruge te drejte.
Ju jeni e ARDHMJA NE PUSHTET.
Per Ju do votojne te gjithe ata qe nuk duan Goxillen e Hajduterise,qe falimentoi shtetin Edvin Rama.Per ju do te votojne edhe ata qe nuk duan banden e Berishes.Jemi shume..
Mua gazeta Dita me ka bllokuar faqen me goxha VEZE,Po qe,se nuk deshiron komentet e mija,le ta thote troc,,Une nuk i mbaj mend paswordet e para 10 vjeteve,,qe ta hap kete faqe,,Nuk jam as specialist kompjuterash.
PD e siguroi humbjen e plote ne zgjedhjet lokale
Tashi do shohim se si hienat do hajne njeri tjetrin per pushtet.
per stabilizimin e gjendjes se rende ne foltoren e vicidolit pas deshtimit te negociatave per bashkim eshte ngritur nje grup pune i perbere nga 1.klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin perballe deputeteve te pds se z. Alibeaj, 2, Strazua me patllake dhe republike ne koke, 3. Muli horri me disa naziskine me molotov ne dore nga mamurrasi 4 . Sali Lusha hipur mbi tankun e grabitur tek garda gjate grushtit te shtetit 1998 me nje grusht shpellaresh siper tankut, si dhe Adriana kalaja gruaja me e shpifur e planetit si juriste me kurs tremujor te plepave. Ky grup do hartoje platformen e bashkimit te dy grupeve para se te filloje revolucioni lefterohunderromaliqjan, nafijedybekobaxhelljan, nikollabythqirolehesjan me 12 nendor nen drejtimin e spiunit Agush askush kokeducja qe do ta coje particken e legenave te leshelis drejt gropes septike qe i ka caktuar populli shqiptar.
Sot ka feste e gjithe shqypnia
Se ka cof sinjor Salia
N’ce, n’ce, n’ce, kjo percarje mund te sjelle luften e trete boterore! A nuk i bien kaplloqes keta burra te medhenj shteti!?!