Ddetaje të reja janë bërë publike nga atentati i ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë. Xhaxhai i Fatjon Muratit, që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Sahit Murati është aktualisht në sallën e operacionit. Deri më tani sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.
Raportohet se e mitura e lënduar është mbesa e viktimës. 10-vjeçarja ishte brenda lokalit ku punonte Mimoza Paja, e cila humbi jetën aksidentalisht.
m.b./dita
