Me mijëra qytetarë morën pjesë në ditën e nëntë të protestës qytetare kundër projektit në Zvërnec dhe kundër klasës politike. Pjesëmarrja ishte më madhe se në ditët e mëparshme. Protestues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe shqiptarë nga troje të tjera, iu bashkuan tubimit që nisi në Sheshin Skënderbej dhe vijoi me marshim drejt godinës së Kryeministrisë.
Mes pankartave, flamujve kombëtarë dhe thirrjeve të shumta, dominuan sloganet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Atdheu jemi ne”, “Poshtë kasta politike” dhe “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”. Protestuesit shigjetuan si qeverinë ashtu edhe opozitën, duke i cilësuar partitë politike pjesë të së njëjtës klasë politike që ka dominuar vendin gjatë 35 viteve të fundit.
Në nisje të protestës pati një incident pasi të rinjtë e PD-së kërkuan që të mos lëshoheshin thirrje kundër Sali Berishës, ndërsa u përplasën me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Por turma e qytetarëve iu përgjigj me thirrjen: “Opozitë e shitur”.
Në këtë mënyrë, organizatorët e protestës para Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk do të ketë më fjalime të rastësishme në podiumin e ngritur, por do të flasin vetëm pesë personalitete që do të përzgjidhen nga grupi nismëtar.
Sipas tyre, këta përfaqësues do të vijnë nga fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi dhe sektorë të tjerë të shoqërisë.
Në protestë u dëgjuan Himni Kombëtar dhe kënga patriotike “Xhamadani Vija-Vija”, ndërsa pjesëmarrësit valëvitën flamuj kombëtarë dhe marshuan përgjatë bulevardit.
Ndërkohë, në shesh u vunë re edhe deputetë dhe mbështetës të PD-së. Mes tyre ishte edhe deputetja eorida Tabaku, e cila iu bashkua protestuesve në një tubim ku një nga mesazhet kryesore mbeti refuzimi i të gjithë klasës politike.
Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, po merr gjithnjë e më shumë karakter politik, me kërkesa që shkojnë përtej çështjes së investimit dhe fokusohen te qeverisja, korrupsioni dhe ndryshimi i elitës politike.
Tubimi i së hënës tërhoqi vëmendje edhe ndërkombëtare, duke u transmetuar drejtpërdrejt nga Reuters.
Protestuesit deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në dëgjimin e kërkesave të tyre.

Reuters jep filmime te ndryshme per ç’do gazeteapo gazetat nxjerrin secila nga arkiva filmimet e saj sepse njera gazete jep mijera e mijera protestues e tjetra ( Shqiptarja. com dhe Tema) japin filmime te tjera ku sipas Balles e Rames nuk ka me shume se 2000 veta ne proteste ! Keto filmime te ketyre 2 gazetave i kam pare te filmuara qe ne protestat e Berishes !
Sigurisht, kurva e Vlores i beson Mero Ramutit te kockave greke
dy Kurva ka Shqiperia!
edi rama e salija!
lali eri o Legen,
prite Edin se po vjen!
Okay, deklarata e deputetit Muçi se nuk do lejohen më fjalime nga dokushdo është sinjal i fortë, të presim se cilët personalitete ka përzgjedhur grupi nismëtar.
Protesta duket se po merr drejtimin e duhur.
Shpresoj që të bëhet seleksionimi i personave që janë verifikuar me emër e mbiemër, dhe vendosja e tyre në rrethin pranë podiumit.
Asnjë shans grevëthyesve.
Identifikim përmes numrit të celularit, mesazh i koduar me whatsapp, apo siç është bërm tashmë zakon nëpër diskoteka, me vula në dorë.
Okay, deklarata e deputetit Muçi se nuk do lejohen më fjalime nga dokushdo është sinjal i fortë, të presim se cilët personalitete ka përzgjedhur grupi nismëtar.
Protesta duket se po merr drejtimin e duhur.
Shpresoj që të bëhet seleksionimi i personave që janë verifikuar me emër e mbiemër, dhe vendosja e tyre në rrethin pranë podiumit.
Asnjë shans grevëthyesve.
Identifikim përmes numrit të celularit, mesazh i koduar me whatsapp, apo siç është bërë tashmë zakon nëpër diskoteka, me vula në dorë.
VORWÄRTS !
Edhe mediat e Brukselit po ndjekin me vëmendje zhvillimet në Tiranë. Madje ky ishte edhe titulli i një shkrimi që sapo e mbarova së lexuari: “Mediat e Brukselit ndjekin me vëmëndje zhvillimet në Tiranë”. Aty shkruhej edhe për qëndrimin e Bashkimit Europian ndaj kësaj çështjeje.
O vlora po shpalleni mbret nebi surrelin e ll_te.
Pastaj merreni ate pak shesh flamuri dhe cojeni per skrap, mu aty futini nje hotel “Flamuri” futini nje te dhjere dhe ci qi motren. Ja te rroje partia
Pse nuk funksionon zingjiri i kontrollit nga inspektoret,ne ndermarje,disastro etj,pse nuk futet shi-ku ne spitale,shkolla etj….?