Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detaje nga dosja Meta-Kryemadhi, gazetarja zbulon pse u thirr në SPAK biznesmeni Gentian Sula
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Detaje nga dosja Meta-Kryemadhi, gazetarja zbulon pse u thirr në SPAK biznesmeni Gentian Sula
KronikeLajmi i fundit

Detaje nga dosja Meta-Kryemadhi, gazetarja zbulon pse u thirr në SPAK biznesmeni Gentian Sula

Published: January 6, 2025
Shpërndaje

Biznesmeni Gentian Sula është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Biznesmeni nuk ka bërë deklarata për mediat, por është parë nga gazetarët teksa ka lënë ambientet e SPAK.

Emri i Sulës figuron në dosjen e SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për Presidentin e PL-së, Ilir Meta, deputeten Monika Kryemadhi dhe nënë e saj, Fatime Kryemadhi.

- Publicitet -

Po çfarë thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme? Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala thuhet se biznesmeni Gentjan Sula i ka dhënë para cash nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi për të paguar kredi false.

Në dosje sqarohet ndër të tjera se mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk është ai i cili është kompania “Agi Kons” e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para te fituara në mënyrë të paligjshme.

Po sipas dosjes, nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro.

“Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e arsyeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”. Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentjan Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Ndërkohë në lidhje me apartamentet që ajo kishte blerë nga kompania Bjorn shpk, Fatimja deklaron se i kishte blerë këto apartamente me paratë që njerëzit i kishin hedhur për ngushëllim kur i vdiq bashkëshorti.

“Fatime Kryemadhi deklaron nuk mbante mend se sa lekë i kishte blerë apartamentet por mbante mend se likujdimin e kishte bërë nëpërmjet bankës. Fatime Kryemadhi deklaron se nga paratë që njerzit i kishin dhënë për ngushëllim ishin mbledhur rreth 100 milionë lekë të vjetra, dhe apartamentet që bleu me këto të ardhura i shkëmbeu më vonë me apartamentin ku banonte Lefteri Haxhiu, te pallati i Fratarit në ish bllok, ku jetonte me Monikën.

E pyetur se çfarë toke i kishte shitur shtetasit Gentjan Sula, për vlerën 246.000 USD, fakt ky i deklaruar në bankën ku kishte depozituar paratë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ajo nuk e kujtonte këtë veprim bankar dhe nuk mund të thoshte asnjë gjë lidhur me të.

E pyetur për origjinën e parave që kishte depozituar në bankë në datën 8 Mars 2010, përkatësisht 240.000 Euro dhe 8.500.000 Lekë, Fatime Kryemadhi deklaroi se ato para i kishte marrë borxh nga njezit e saj të afërt dhe konkretisht nga Bujare Ahmetaj që jetone në Strugë, Sadete Lami që ishte nusja e nipit të saj dhe punonte farmaciste dhe prej djalit, Drinit. Fatimja shtoi se Drinit i kishte marrë 160 milionë lekë borxh, ndërsa nuk mbante mend se sa para i kishte marrë Bujares dhe Sadetes.

Paratë e sipër përmendura, Fatimja deklaroi se i duheshin për të blerë hyrjen ku ajo, Monika dhe Iliri jetonin me qira.

Sipas deklarueses, pasi kishte dhënë për ndërtim të pallatit, shtëpinë dhe truallin në Mëzes, kishin marrë me qira nga Mirvjen dhe Sokol Nino, dy aparatamente që lidheshin me njëri tjetrin me shkallë të brendshme dhe që formonin një apartament dubleks.

Qiraja ishte 2-3 mijë Euro në muaj dhe sipas deklarueses, me qira jetuan rreth 4 muaj pastaj apartamentin e blenë. Ajo pagoi për pjesën e saj rreth 320 mijë Euro, dhe lekët ia likujdoi Kozeta Finos nëpërmjet bankës. Fatimja deklaroi se ajo nuk priti që të miratohej një kredi bankare për të blerë apartamentin e Kozetës, por morri para borxh pasi apartamenti i Kozetës rrezikohej që të konfiskohej nga banka për shkak të një kredie të pashlyer.

Me paratë që mori nga kredia, Fatimja deklaroi se bëri likujdimin e borxhit që kishte marrë nga Sadetja dhe Bujarja, ndërsa Drinit i likujdoi vetëm një pjesë por shumën nuk e mbante mend. Fatime Kryemadhi u pyet se cila ishte arsyeja 234.000 Euro nga paratë e disbursuara nga banka në datën 29 Mars 2010, për kredinë e marrë, ishin tërhequr nga Mirven Nino dhe Fatimja deklaron se 200.000 Euro i tërhoqi Mirvjeni, pasi ata ia blenë apartramentin Mirvejnit ndërsa 34.000 Euro, Mirvjeni i tërhoqi pasi do të paguante hipotekën”, thuhet ne dosje.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • K R says:
    January 6, 2025 at 9:47 pm

    E di gjith Tirana qe ky pastron parate e Metes, shyqyr qe i erdhi ora fal.spakut

    Reply
  • chp says:
    January 6, 2025 at 11:00 pm

    Nuk e kuptoj pse gazetare si kjo Klodiana Palla mastrebojne kur kapin ndonje gjah te majme si puna e dosjes familjes kriminale Meta (j)…Biles ja ka kaluar dhe Djajve te Shtypit Fejziu-Duma qe fituan “lavdi” me Parashqevine..na i shpifet !!…Bej pjese te ata shqiptare qe deshiroj te varur ne litar ciftin e monstrave Lili-Mona e meritojne…Por nese Sala-Xeni krimet e te cileve jane 1000 here me shume se te Likes company….me falni por FUCKSPAK ESHTE PAK te themi..

    Reply
  • mali says:
    January 6, 2025 at 11:19 pm

    Dita,ju jeni miniere.
    Eshte idiotizem ne se nuk keni nje person te beje nje klasifikim te SPAK dhe keto qe shkruani ju dhe bashke me komentet per persona.
    Do te dale nje volum me shume numera me vlere.
    Keshtu eshte kapitalizmi.
    Mos u cuditni.
    Kush ka mend fiton.

    Reply
  • Pirdhu says:
    January 7, 2025 at 12:10 am

    LODHESH KOT MORE VELLA
    VENDOS RAMA SKA E SKA
    VETEM SALA EDHE NA
    JU TE TJERET .SHTYNI BY….
    SA TE KETE YMER I GJATI
    NA KA ZENE TAKSIRATI
    GJERSA MBETEN VEC PLEQ E FEMI
    TE DEGJOJME PORDHET E TIJ

    Reply
  • demo says:
    January 7, 2025 at 7:12 am

    Heee moj Ti Monika cizmja,E shkathta,trimeresha Dheut!,,Mos e ler tet Eme te zvarritet neper Gjykata,por dili zot vete,se ti e fute ne keto llumra.Ku dinte kjo fshatarja transaksione bankare,.Kjo nuk kishte pare Arken e Kursimit!
    Jo vetem per vjedhje,,Ti moj Monika je nje bushter qe kafshon si ujk.Ti duhet te pergjigjesh edhe per vrasjen e Alexander Ndokes ne Lezhe,

    Reply
  • Berlin says:
    January 7, 2025 at 7:31 am

    Ky tregtari pallatesh eshte i martuar me nje ministre ne kabinetin rama nga ana e gruas e mbajn veten per te persekutuar por jane me te gjitha partite dhe rrymat politike ne vend. Jane njerez pa shtylle kurrizore albak deri ne fund.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 7, 2025 at 9:09 am

    Pasuria e vjedhur NDËRTIMORE e popullit prej 350 mild.$,Ajo e USHTRISË prej 130 mild.$ dhe e firmave PIRAMIDALE prej 2 mild.$..e kan emrin BABZI të POLITIQËNVE,OLIGARKËVE,DREJTËSISË SË TREDHUR NGA SB 1992,DROGAXHIJVE TË TIPIT L A Z A R A T..Ku të gjithë këtyre u duhet SEKUESTRUAR PASURIA DUKE I LËN PA BREKË NË SHESHIN SKËNDERBEG.
    BISEZMENI SULA është Oligarku Nr.1 I familjes LIKE/MONIKA,të ciët kan bërë kërdinë me pasurinë e popullit në 34 vite.
    Secili POLITIQËN në 34 vite ka OLIGARKUN E TIJ,duke u pasuruar në 100 breza.
    Kështu ndodh me OKIGARKUN TROPIJAN BASHKIM ULAJ,i cili ka pasuruar FAMILJEN MAFIOZE NON GRATA-BERISHAJ-MALLTEZI & PO PASUROHET AKOMA ME QEVERINË RANA 1,2,3..!
    Nuk besoi që ALTIN DUMANI I SPAK TË ELEMINOI OLIGARKINË 34 VJEÇARE NË SHQIPËRI,DUKE patur kundër GJKKO & magjistratët e PLEPAVE BERISHIST 1992.
    DUHET GJYKATË ND/KOMBËTARE PËR BËRË SHQIPËRINË & PËR TA DËRGUAR S.BERISHËN ATJE KU NGORDHI SLLOBODAN MILLOSHEVIÇI(babi shpirtëror i famijes non grata që mori mbi 600 ton naftë në ditë nga SHQIPONJA E SB+TRITAN SHEHUT) ,I CILI I DHA SB 40 MIL.$ PËR TË ORGANIZUAR GRUSHTIN E SHTETIT 1998.
    POPULL ZGJOHU:TIRANI KËRKON PËRSËRI TË VJEDHI PASURINË E MBETUR,DUKE SIGURUAR ATË QË KA VJEDHUR..MBI 2 MIL.$.
    FLM DITA.

    Reply
  • Tellalli says:
    January 7, 2025 at 9:16 am

    Chp , çdomethënë mastrebojnë ??!!

    Reply
  • 2023 ev says:
    January 7, 2025 at 9:35 am

    Per komentuesish MALI
    GENTJAN SULA SKA PAS, POR KA VJEDH. Token ku ka nderuar eshte vjedhje e pare.

    Reply
  • mali says:
    January 7, 2025 at 1:34 pm

    Po more 2023 ev.
    Une asnje nuk njoh personalisht nga ata qe hyjne e dalin ne SPAK.
    Une rekomandoj qe dikush mund te behet shkrimtari I mire ne se perdor materialet e SPAK dhe keto komentet tona,no pa vlere.

    Reply
  • chp says:
    January 7, 2025 at 5:47 pm

    zoti Tellalli (9:16 am) faleminderit per vemendjen dhe per kortezi po te sqaroj pyetjen tuaj se “””””çdomethënë mastrebojnë ??!!””””..Ne fakt kam shkruar nje fjale te papershtateshme dhe te pasakte….Kuptimi me fjale te tjera eshte se keto gazetaret si Lala apo Fejziu apo Dumja nuk fshehin nje lumturi kriminale kur kapin “gjahun e majme mediatik” Ne rastin e ciftit kriminal Meta nuk duhet qe gazetaret e shtypit kudo qe jane….per nje person qe eshte duke u futur ne varr ti fusin nje shqelm nga mbrapa dhe te marrin pozat e heroit mediatik…perseris…PERSERIS.. dhe dy jave do festojme 21 janarin 2011 nje masaker e pranuar si krim nga vete Berisha me krenari….si nuk doli nje trim nga mediat shqiptare ti drejtohet euro-amerikaneve qe menaxhojne realisht Spakfuckun tu thone: Boll te nderuar Haleate po vrisni dinjitetin e shqiptareve duke lene Berishen tuaj te vallzoje mbi kufoma me muziken funebre te Spakrimit. Faleminderit !

    Reply
  • Digital Media says:
    January 9, 2025 at 6:01 pm

    Gent Sula shok me Blendi Cucin dhe Kumasi I Xhemi Shehut. Ky jep favore dhe merr favore ndaj kujdo qe eshte ne politike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?