Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali
AktualitetKronike

Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali

Published: May 23, 2023
Shpërndaje

Vrasja e 38-vjeçares Anila Ruçi në Itali më 19 Prill 2023 tronditi mbarë opinionin publik. Ajo u gjet e masakruar me thikë brenda banesës së saj në Scaldasole të Pavias. I goditur me thikë, por i plagosur, u gjet edhe 30-vjeçari Osman Bylyku.

Të dy jetonin në të njëjtën shtëpi, ndërkohë që fqinjët italianë thanë në atë kohë se Anila e prezantonte Osmanin si vëllain e saj. Por ky fakt nuk është i vërtetë. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus udhëtoi drejt Italisë dhe mësoi se Anila Ruçi ka patur një lidhje dashurie me Ahmet Bylykun, babain e Osman Bylykut.

“Anila e prezantonte si vëllain e saj. Por në fakt nga të dhënat që kemi zbuluar është se Osman Bylyku është djali i ish-bashkëjetuesit apo të dashurit të Anila Ruçit. E më konkretisht shtetasit Ahmeta Bylyku aktualisht 60 vjeç babai i dy fëmijëve dhe jeton në Elbasan.

- Publicitet -

Ai e ka sjellë për jerë të parë Anilën në këtë zonë, në zonën e Scaldasoles. Shtëpia fillimisht është marrë me qira në emër të dhëndrit të Ahmet Bylykut dhe më pas ka ndryshuar pronësinë”, raporton nga Scaldasole gazetari Spartak Koka.

Kamerat e sigurisë në zonë e kanë fiksuar gjallë për herë të fundit Anila Ruçin pasditen e 18 Prillit 2023 rreth orës 18:30, kur 38-vjeçarja dhe Osman Bylyku futen në shtëpi.

Elierta Myftari, avokatja e Osman Bylykut ka thënë për gazetarin Spartak Koka se Osmani dhe Anila Ruçi kanë patur bashkë vetëm lidhje shoqërore.

Gazetari:  Cila është marrëdhënia që ka patur Osmani me 38-vjeçaren nga Elbasani, nga i njëjti vend që është dhe klienti juaj Osman Bylyku.

Avokatja Elierta Myftari: Versionet kanë qenë nga më të ndryshmet. Unë si avokate mund të them që ka qenë një farë marrëdhënie miqësie midis tyre. Nuk ka as marrëdhëni familjare, as marrëdhënie sentimentale nga ky këndvështrim.

Gazetari: Pra, përjashtohet marrëdhënia sentimentale mes tyre?

Avokatja Elierta Myftari: Nga informacionet që kam nuk ka pasur marrëdhënie sentimentale midis tyre. Vështirësia e këtij rasti qëndron pak a shumë edhe tek ky këndvështrim përsa i përket punës time, sepse Osmani deri më sot në dy herët që e kam takuar nuk ka dashur të shprehet në lidhje me ngjarjen.

Gazetari: E pohon? E mohon?

Avokatja Elierta Myftari: Nuk shprehet! E vetmja gjë që më tha është që po akuzohet për shumë gjëra të padrejta. Vetëm kaq më tha. Dhe nuk ma tha në lidhje direkte me ngjarjen.

I thashë që ai ka nevojë të flasi me mua në mënyrë që t’i sqarojë pastaj edhe hetuesve çfarë ka ndodhur, sepse normale që nga dy personat që kanë qenë prezent në ngjarje, të paktën që dihet dhe ishin Anila dhe Osmani, ata të dy e dinë të vërtetën. Anila nuk shprehet dot më, Osmani ka mundësinë të shprehet dhe të mbrohet. Atë i thashë.

Aktualisht Osman Bylyku është i ndaluari i vetëm nga policia italiane për vrasjen e Anila Ruçit, edhe pse vetë kishte mbetur i plagosur nga goditjet me thikë. Edhe shkaqet e vrasjes mbeten ende të panjohura.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?