Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet e nismës Balla-Bushka, PS projekton “lustracionin e kandidatëve” si kryefjalë të sesionit të ri parlamentar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Detajet e nismës Balla-Bushka, PS projekton “lustracionin e kandidatëve” si kryefjalë të sesionit të ri parlamentar
KryesorePolitike

Detajet e nismës Balla-Bushka, PS projekton “lustracionin e kandidatëve” si kryefjalë të sesionit të ri parlamentar

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

 

Konferenca e  Kryetarëve miratoi të premten programin e punës dhe kalendarin e punimeve për sesionin e ri parlamentar, duke futur në rend dite dy nisma ligjore të PS-së:

1- bëhet i detyrueshëm verifikimi i lidhjeve me ish-Sigurimin e Shtetit para ’90 për çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiak.

- Publicitet -

2- rishikim i “çertifikatave të pastërtisë” nga Autoriteti i Dosjeve.

Nismat janë propozuar nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, dhe u nxitën nga debati i muajit gusht për pastërtinë e figurës së ish-presidentit Ilir Meta.

Një shkresë e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit fliste për indicje që implikojnë Metën si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit para ’90. Vetë Meta i hodhi poshtë akuzat dhe bëri padi penale për falsifikim dokumentash për anëtarët e bordit drejtues të AIDSSH-së të enjten.

Por nismat Balla-Bushka kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për Funksionimin e Autoritetit të Dosjeve.

“Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës, për të cilin përfundon me sukses procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës, dhe që regjistrohet si kandidat për deputet, si kandidat për kryetar bashkie ose për këshillat vendor në organet përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve”- thuhet në draftin socialist për Kodin Zgjedhor.

Në nenet e tjera të draftit parashikohet dhe procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës duke i detyruar subjektet zgjedhore që 70 ditë para zgjedhjeve parlamentare apo vendore të kërkojë verifikimin e kandidatëve pranë Autoritetit të Dosjeve “në lidhje me ekzistencën për të, të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, për qëllime të transparencës së pastërtisë së figurës”.

Autotitetit të Dosjeve i jepet tagri që të kryejë procesin e verifikimit mbi bazën e listës zyrtare të kandidatëve pranë KQZ-së dhe nëse vetëdeklarimi i kandidatëve është i rremë ta përcjellë çështjen në KQZ dhe më tej në organet hetimore.

Projektligji tjetër i futur në kalendar po ashtu lidhet me kërkesën e AIDSSH-së për ndryshimin  e ligjit “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ndryshimi i jep të drejtë Autoritetit që të fusë në sitë çertifikatat e pastërtisë së dhënë nga komisioniet “Mezini” dhe “Bezhani”, të ngritur pas viteve ’90.

Nisma ligjore propozon shfuqizimin e neneve që ndalonin deri më sot Autoritetin e Dosjeve që të merrte në administrim kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të emërohen ose ngrihen në detyrë në institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike kur ata kishin marrë “çertifikatën e pastërtisë së figurës” nga këto dy komisione.

E shkuara komuniste do të jetë pjesë e punës së Kuvendit në sesionin e ri dhe me disa nisma të deputetëve të Partisë Demokratike. Konferenca e kryetarëve ka përfshirë në kalendar dhe nismat ligjore të bëra publike nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelej Alibeaj gjatë verës që lidhen me “dekomunistizimin, hapjen e plotë të dosjeve dhe kthimin në muze kombëtar të kamp-burgjeve të  të Spaçit dhe Tepelenës”.

i.b. / dita

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Drejtësia duhet të veprojë says:
    September 4, 2022 at 2:25 am

    Berishën dhe Metën duhet t’i përjashtojë drejtësia, sepse janë të korruptuar dhe kriminalizuar. Meqënëse po merreni me biografitë, duhet të përjashtohet edhe Alibej, si nipi i kriminelit fashist Isa Toska. Duket sikur neofashistët po ringjallen në Shqipëri.

    Reply
  • Oh sa kom qesh says:
    September 4, 2022 at 3:26 am

    Ilir Metaj me kete projekt-ligj qe duan te kalojne del shume ne rregull.
    Verifikimi i lidhjeve me ish sigurimin famekeq eshte para vitit 1990, Ilir Metaj ka spiunuar ne vitin 1990, kur ne Shqiperi nuk kishte me shtet dhe jo me sigurim.
    Sigurimsat ne vitin 1990 “shtegtuan” me shumice ne Greqi dhe ne Amerike.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 4, 2022 at 4:28 am

    Zoti/Zonja BABUSHKA:

    Pershendetje per perpjekjet per reformim te me tejshem.

    Por mos harroni se:

    1. Komunizmi ka vdekur.

    2. Ish komunistet jane pakesuar shumë.

    Por mentalitetet “Osmano_Komuniste” vazhdojnë te egzistojnë ne forma te ndryshme.

    Si duhet te veprohet për të gjetur te infektuarit me “virusin e komunizmit” apo me “nje ekujvalent te tij”?

    Ketu, besoj, inkludohen te gjithe ato që:

    1. Kerkojne te kene “racione te barabarta” me idividët e tjerë, “që punojne shume më tepër se to”

    2. Të gjithe ato qe kerkojne zgjidhje magjike.

    3. Të gjithe ato qe dijne “të kritikojne, sulmojne, poshterojnë”, por “jo te punojne”

    4. Ato qe “kane vjedhur”, por besojne se kane marë “pjesen qe u takon”

    5. Te gjithe ato qe duan te ringjallin “luften e klasave”.

    6. Ato qe duan ta zevendesojne; “Demokracine” me “Anarkinē”

    7. Ato ekstremiste qe e kosiderojne veten “ëngjuj” dhe te tjerët “djaj me brirë”.

    8. E të tjera.

    Reply
  • Mali says:
    September 4, 2022 at 5:10 am

    ERDHEN KOHE TE REJA
    NE FRON HYPI DJALLI
    TE LIGEN NDER DEJE
    NJEREZISE I KALLI

    U BEN GJITHE NJESOJ
    AI MBET ME I MIRI
    E DREJTA MERGOI
    VIKTIME FAKIRI

    GJEMON PARLAMENTI
    BOSET NGJYRA NGJYRA
    DJALLIN KANE NE SHPIRT
    MASKA NE FYTYRA

    FATET E VATANIT
    NE GOJE CIMCAKIZ
    PERTYPIN PESHTYJNE
    KRIMI U HARLIS

    TE NA RROJE PARTIA
    QE FLAMA I RENTE
    TRIDHJETE VJET U BENE
    PRAP USHQEJME QENTE

    Reply
  • ,kasem gahinji says:
    September 4, 2022 at 9:50 am

    Zoterinj dhe zonja Bushka e BabushkaAlibej toska dhe BEJ sali toska.Ca nga ju,qe quhen te persekutuar sepse jane denuar se kane menduar dhe folur ndryshe ,sipas ligjit te agjitacionit dhe propogande.Ligj i poshter,por me i poshter behet kur aplikohet ne nje shoqeri demokratike pluralista.Me ligj kerkohet tu mbyllen goja atyre qe mendojne dhe flasin ndryshe,pra kerkohet dekomunistizim ,ndalim te propogandes komuniste dhe aktivitetin te partise komuniste.Dhe me keq akoma,kur keto Propozimi behen nga paraardhesit e ish krimineleve te luftes antifashiste,bashkepuntore te pushtuesit nazifashist,te cilet sot,ne emer te pluralizmit jane rehabilituar dhe i gojen ne majat me te larte te shtetit shqiptar.Kjo tregon se nuk kemi te bejme me nje dhenie dore,por me gllaberim te pushtetit nga nazifashiste.keni pare qe ,vec dekomunistizimin,te kerkohet edhe defashistizimi dhe denazifikimi?Jo.Shikoni kush eshte ne krye te qeverri se sot,ai qe ne 1991 pelliste “komunistet ne litar”,ai qe rehabilitoi hapur kreut e bashkepuntoreve nazifashiste,te shpallur kriminel lufte.Dhe ai qendron ne krye te Partire socialiste.Si dhe hitleri,ne krye te partise te socialismo National,me parulle “komunistet ne litar”me kujtojne vitet 1991-1992,kur sali hitleri ùrdheronte klasifikimin e kuadrove ne Te rrezikshem per PD,Neutrale,Favorite te PD.Apo kur urdheronte “thirreni XY dhe paralajmeroheni,ose te mbyllur gojen ,ora te futesh ne burg,shoqeruar me kontrolle banesash ne kundershtim flagrant me ligjin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja
  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. Nuk do të kuptojë! on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  3. xxx on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  4. REDAKSIA on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?