Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet e një krimi makabër në Itali, çfarë fshihet pas motiveve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detajet e një krimi makabër në Itali, çfarë fshihet pas motiveve
AktualitetKronike

Detajet e një krimi makabër në Itali, çfarë fshihet pas motiveve

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

Alfons Kola ishte një klient i zakonshëm në lokalin Leonessa, përballë së cilit mbeti i vrarë me thikë pasditen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të rrugës, në sytë e shumë dëshmitarëve, në Calcinato të Brescias.

Mediat fqinje sjellin edhe detaje nga ngjarja e rëndë, si dhe dëshminë e pronarit të lokalit në fjale.

Kështu, rreth orës 18:00, Alfonsi piu kafen e tij të zakonshme, në lokalin Leonessa të Calcinato-s, ku ishte klient i shpeshtë. Pati një bisedë të shkurtër me banakierin përpara se të dilte për të takuar personin që do ta masakronte për vdekje me thikë.

- Publicitet -

Këto janë dhe lëvizjet e fundit të Alfons Kolës, 33-vjeçari i cili u shua në spitalin e Brescia-s, gjatë orëve të natës për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë, nga bashkatdhetari Petrit Gega, 52-vjeç.

Rruga në të cilën ndodhej lokali u shndërrua në pak minuta në një skenë krimi. Momente dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë dhe të rrënjosura në kujtesën e pronarit të lokalit, i cili ishte dhe personi që njoftoi karabinierët, në orën 18:25 minuta.

Por çfarë ndodhi? 

“Fonsi, siç e njihnim të gjithë, sapo kishte dalë nga dera e lokalit tim për t’u takuar me një burrë që askush nuk e kishte parë më parë. Disa klientë i panë fillimisht të bisedonin e më pas të diskutonin. Fonsi ia mbathi drejt sheshit Europa, ndërkohë që tjetri e ndiqte. Nga pamjet e sigurisë, (që tani janë në duart e karabinierëve) shihet duke u përpjekur që të fshihet pas një makine, ndoshta sepse ishte i plagosur”, rrëfen pronari i lokali.

Gjithçka ndodhi në pak momente, aq sa asnjë prej personave që ndodheshin në vendngjarje nuk e vunë re që autori i dyshuar kishte një thikë të madhe kuzhine në dorë, të cilën e la mbi asfalt, dhe që është sekuestruar nga policia. Alarmi u dha në momentin kur 33-vjeçari u shtri përtokë i mbuluar nga gjaku.

“Unë isha brenda në lokal dhe nuk e pashë drejtpërdrejt skenën. Disa klientë u futën me shpejtësi brenda nga paniku duke më thënë që të merrja në telefon emergjencën për shkak se Fonsi ishte në tokë i gjakosur”, tregon i zoti i lokalit. “Dhe kështu veprova, pastaj dola. Rreth tij ishin mbledhur disa persona që po përpiqeshin ta ndihmonin.

Ambulanca erdhi rreth 20 minuta më pas. Telefonuam dy herë duke parë se situata ishte e rëndë. Na thanë se po vinin dhe na këshilluan që të përpiqeshim t’i izolonim plagët në mënyrë që të parandalonim gjakderdhjen dhe kështu bëmë, me aq sa mundëm. Më pas erdhën shërbimet e emergjencës që e transportuan me helikopter në spital”, rrëfen ai më tej.

Momentalisht nuk dihet se cili është motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Alfons Kola, ashtu sikurse autori i dyshuar Petrit Gega janë të dy fshati Kallmet i Lezhës. Familjet e tyre mësohet se janë fqinjë dhe kanë pasur marrëdhënie të mirë mes tyre.

Sipas mediave italiane, në mesin e pistave që karabinierët po hetojnë, nuk përjashtohet ajo e borxheve apo për një grua. Ata që e njihnin Alfonsin shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe kanë fjalët më të mira për të: “Fonsi ishte një djalë shumë i mirë, ishte klient i zakonshëm i joni, gjithnjë i qeshur me të gjithë. Nuk ma merrte mendja kurrë që mund t’i ndodhe një tragjedi e tillë”, shprehet për mediat, një vajzë që e njihte të riun shqiptar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 29 tetor 2026
  • “Mos i kurseni!”
  • Aksidenti tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave të shpejtësisë së lartë
  • Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve
  • Pas kaosit të javës së kaluar, Kuvendi rikthehet sot në seancë plenare

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Anonymous on Nga TVSH për ushqim te taksimi i ri i pagave: Të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  3. Taras Lala (sone me nallone) 🤣 on Është buxheti “më i madh”, mirëqenie më e lartë?
  4. demo on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. !!? on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?