Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet e panjohura të parcelave të hashashit në repartin e Zall-Herrit, a ishin informuar shefat që në muajin korrik?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detajet e panjohura të parcelave të hashashit në repartin e Zall-Herrit, a ishin informuar shefat që në muajin korrik?!
AktualitetEnciklopediKronike

Detajet e panjohura të parcelave të hashashit në repartin e Zall-Herrit, a ishin informuar shefat që në muajin korrik?!

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

Shefi i zbulimit në repartin e Zall Herrit, i arrestuar bashkë me dy ushtarakë të tjerë për 125 bimët me kanabis të zbuluara aty më 4 gusht, pretendon se ka qenë ai që ka zbuluar bimët narkotike që në muajin korrik. Në dëshminë e cituar në dosje, Gramoz Mullai pretendon se ka vënë në dijeni kolonelin, porse nuk ka mbajtur dokumentacion për cenimin e sigurisë brenda repartit. Tre ushtarakët kanë apeluar masën e arrestit duke kërkuar lirimin në apel.

Njëri prej tre ushtarakëve të akuzuar për 125 bimët narkotike të gjetura brenda repartit të Zall Herrit, ka pretenduar se ka qenë vetë personeli i forcave të armatosura që ka zbuluar kanabisin. Gramoz Mullai, shef i zbulimit për repartin 1060 ka thënë se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023 në territorin ushtarak. Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar më datat 10 dhe 11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Dëshmia e Mullait, citohet në faqen 7 të materialit prej 10 faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakëve, Rustem Koçi, Gentian Zhurda, Gramoz Mullai.

Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ku ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

- Publicitet -

Sipas dëshmisë së ushtarakut, zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Mullai ka theksuar se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatës. Vartësit e tij Kapiteni Rustem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda, kishin konstatuar cenim të rrethimit të repartit, në shumë pjesë të tij.

Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Megjithëse në kërkesën e prokurorisë për gjykatën theksohet se ushtaraku ka pretenduar zbulimin e kanabisit në korrik, aty nuk shpjegohet nëse ai ka njoftuar eprorët apo institucionet e tjera përgjegjëse për këtë fakt. Për këtë konstatim, Gramoz Mullai ka pretenduar se ia ka komunikuar me gojë kolonel Petrit Dajlanit, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.

Në ndryshim nga dëshmia e Mullait, personat e tjerë të punësuar në repartin ushtarak kanë pohuar ose se nuk kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit aty, ose se nuk kanë pasur dijeni për bimët narkotike. Policia e shtetit ka deklaruar se kanabisi u zbulua nga monitorimi me dron në datën 4 gusht 2023.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. TIRONA on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Vlora 97 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. 3D on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?